Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Jehona Jushaku-Sadriu, ka treguar se dje Asambleja Komunale e Prishtinës ka subvencionuar Kuzhinës Qendrore për mësimin tërëditor me 126 mijë euro.
Sipas saj, ky vendim do t`i mbulon shpenzimet e kuzhinave në pesë shkollat ku po implemetohet mësimi tërëditor.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka falënderuar gjithë asamblistët për mbështetjen e propozimit të saj.
“Në seancën e djeshme të Asamblesë së Kryeqytetit propozova subvencionimin e Kuzhinës Qendrore për mësimin tërëditor me 126 mijë euro. Ky vendim konkretisht mbulon shpenzimet e mini kuzhinave në pesë shkolla fillore, ku do të implementohet mësimi tërëditor. Kjo mbështetje e Asamblesë është një hap vendimtar për të siguruar vazhdimësinë e procesit të ofrimit të shujtave të ngrohta për nxënësit, ashtu siç është parashikuar në planet tona! Falenderoj të gjithë asambleistët, që unanimisht e përkrahën me votë këtë vendim, që i shërben drejtpërdrejt mirëqenies së fëmijëve tanë në shkolla”, ka shkruar Jushaku-Sadriu, e cila është edhe drejtoresh për Arsim në Komunë të Prishtinës.