Një djalosh e dëgjoi nënën e tij duke kërkuar pak kripë nga fqinji i tyre dhe i habitur shumë e pyeti atë:
Nënë, pse kërkove kripë prej tyre, kur unë dje të solla një qese të madhe me kripë?
Ajo iu përgjigj:
”Biri im, ata janë të varfër dhe gjithmonë kërkojnë nga ne gjësende për të cilat kanë nevojë. Dëshiroja që edhe unë t`u kërkoja diçka që nuk kushton shumë, pra u kërkova pak kripë. Me këtë dua që t`u tregoj se gjoja edhe ne kemi nevojë për fqinjtë tonë. Njëherit, në këtë mënyrë do ta kenë më lehtë dhe pa turp të kërkojnë prej nesh gjithçka që kanë nevojë!”
Prinderimi.com