Është mbajtur ligjëratë për vetëdijesimin dhe shtimin e kujdesit për sëmundjet e hipertensionit dhe diabetit për qytetarët e Istogut, e cila u mbajt në qëndrimin ditor të këtij qyteti.
Kjo ligjëratë shëndetësore iu mundësoi pjesëmarrësve një informim më të thellë rreth këtyre sëmundjeve.
Në prezencën e mjekut familjarë, kjo ligjëratë zgjoi interesim tek qytetarët prezentë, të cilët patën rastin edhe të bëjnë matjen e tensionit dhe të dinë vlerat e diabetit në gjak.
Organizata Jo-Qeveritare Syri i Vizionit nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se këto ligjërata të ngrisin vetëdijen e qytetarëve rreth këtyre sëmundjeve me qëllim të trajtimit dhe parandalimit në faza më të hershme.
Ata gjithashtu kanë bërë me dije se shumica e pjesëmarrësve ishin persona të cilët vuajnë nga tensioni dhe diabeti.
“Në Komunën e Istogut u mbajt sesioni i ndërgjegjësimit për sëmundjen e hipertensionit, ku pjesëmarrësit u informuan nga mjeku për shkaqet, parandalimin dhe trajtimin e kësaj gjendjeje shëndetësore. Pjesë e takimit ishin persona që vuajnë nga hipertensioni ose kanë anëtarë të familjes me këtë problem”, kanë shkruar Syri i Vizionit transmeton Telegrafi.
Ky aktivitet më herët është mbajtur edhe në qëndrimin ditor në Novosellë të Pejës për bashkësinë lokale të Radacit. /Telegrafi/