Një prind, Shkëlzen Gashi i njohur për publikun edhe si analist, ka shkruar së fundmi në lidhje me peshën e madhe të librave që detyrohen të mbajnë fëmijët e shkollave fillore në Kosovë.
Sipas Gashit, 6.5 kilogramë ka qenë pesha e librave që djali i tij në klasën e gjashtë mbante në shpinë, shkruan Prinderimi.com.
Pesha e rëndë që bartin fëmijët është një fakt shqetësues që shumë prindër e bartin çdo ditë, mirëpo reagimet në këtë drejtim nga institucionet përkatëse janë të dobëta.
Postimi i tij: