Një fëmijë që ka mbushur dy vjet, normalisht kërkon të flasë dhe ka një motivim të brendshëm në këtë drejtim. Secila rrokje, secili tingull që e nxjerr me vullnet, e emocionon. Kjo periudhë pra, është shumë e rëndësishme. Kur fëmija fillon të flasë, përpiqet t’i perceptojë dallimet mes fjalëve si i përdor vetë dhe si i përdorin prindërit. Me një dëshirë dhe energji të madhe ndjek me sy buzët e prindërve dhe hap pas hapi përpiqet t’i rregullojë fjalët që i përdor gabim.
Kur fëmija nis të shqiptojë rrokjet e para, në vend të “kolltuku” mund të thotë “gugu”. Nëse i rrituri që ka pranë i përsërit “kolltuku” ngadalë e qetësisht, në distancë të afërt me fëmijën, pa qeshur dhe pa e – shpërfillur atë, përvetësimi i gjuhës tek fëmija bëhet më cilësor.
Një detaj i hollë këtu është që fëmija të ndihmo- het ta shqiptojë saktë një fjalë që e thotë vetë, e jo të sforcohet për të mësuar fjalë të reja duke u vënë nën trysni për të shqiptuar fjalë të cilave ende nuk u jep – dot kuptim.
Prandaj sidomos gjatë moshës 0-2 vjeç dhe 2-4 -vjeç, prindërit duhet t’i qasen me po aq seriozitet përpjekjes së fëmijës për ta përvetësuar gjuhën.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Adem Güneş, “Si veprojnë fëmijët dhe pse?”