Të drejtat e fëmijëve janë të drejtat humane.
Fëmija që mbani në prehër është një individ me potencial të mrekullueshëm. Dhe ky njeri i vogël që nga lindja fillon të kuptojë me anë të ndjeshmërive përgjigjen e pyetjes së parë brenda gjashtë orëve.
A më pranojnë e më duan siç jam?
A jam i sigurt?
Fëmija mund të ketë lindur ndryshe nga pritshmëritë tuaja. Mbaj mend plot meshkuj në fshatin ku kam lindur e jam rritur që mërziteshin me gratë e tyre pse kishin lindur vajza. Nuk e di sa e ndjeshme është kjo sjellje që ushqen injorancë në shoqërinë tonë në ditët e sotme, por di se fëmija ndikohet dhe e ndien këtë sjellje.
Ju mund të vëzhgoni se si mund të kuptojë një fëmijë që nuk di asnjë gjuhë pranimin apo sigurinë e vet. Shumë studime të njëzet vjetëve të fundit tregojnë se një fëmijë i porsalindur i dallon nga toni dhe timbri i zërit ndjenjat e prindit. Fëmija di ndryshimin mes dashurisë me fjalë e dashurisë në shpirt. Ai nuk e di mënyrën, por e percepton, sepse lind me këtë aftësi; është e pamundur të mashtrohet. Fëmija e sheh nënën në sy kur ajo i jep gji e ndien dashurinë, qetësinë apo acarimin e dyshimin në sytë e saj.
Fëmija kupton se ju e doni ose nuk e doni vetëm me anë të shikimit. Fëmija juaj ezmer, me flokë e sy të zinj, ndien nga toni i zërit se si ju flisni me një fëmijë tjetër me sy me ngjyrë, lëkurë të bardhë e flokë të verdhë. Duke iu referuar ndjesisë fëmija sheh se ju e pranoni siç është apo të tjetërsuar. Një fëmijë që ndien se pranohet, është i qeshur, i gëzuar e plot shpresë.
Përgatiti: Perparim Blakaj, Prinderimi.com.
Autor: Doan Xh., “Prind kreativ” (Udhëzues ideal për një prind kreativ)