Të gjithë thonë që t’i lexoni fëmijës tuaj është e rëndësishme, por çka nëse nuk ju pëlqen të lexoni? Ose çka nëse keni probleme të qëndroni ulur për më shumë se disa faqe? Ka mënyra të tjera që mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të zhvillojë aftësitë e të lexuarit.
Ju nuk duhet të jeni një dashnor i librit për të ndihmuar fëmijën tuaj të ketë ndjenja pozitive për leximin. Eksploroni këto strategji për të ndihmuar në mbështetjen e leximit të fëmijës suaj – edhe nëse mund të mos jetë “filxhani juaj i çajit”.
- Shkarkoni libra elektronikë me audio.
Librat dixhitalë me audio janë të mrekullueshëm sepse të lejojnë të lexosh tekstin ndërsa e dëgjon. Madje mund t’i rregulloni cilësimet për të theksuar çdo fjalë ndërsa transmetuesi e lexon me zë të lartë.
Ju mund të shikoni dhe dëgjoni me fëmijën tuaj. Ose mund të bëni diçka tjetër aty pranë ndërsa dëgjoni një libër audio. Sido që të jetë, ju mund të flisni për librin së bashku.
Zbuloni se ku mund të merrni audiolibra falas për fëmijën tuaj .
- Inkurajoni fëmijën tuaj të lexojë me zë të lartë.
Kërkojini fëmijës tuaj t’ju lexojë juve, një anëtari tjetër të familjes apo edhe kafshës shtëpiake. Kafshët shtëpiake mund t’i ndihmojnë lexuesit të relaksohen dhe të mos shqetësohen nëse dikush e vëzhgon nëse bën një gabim.
Ju gjithashtu mund të jeni një dëgjues mbështetës. Për shembull, vini re kur fëmija juaj lexon një fjalë të gjatë ose të ndërlikuar dhe lëvdojeni fëmijën tuaj që e ka kaluar atë.
- Bëni pyetje.
Bëni pyetje rreth asaj që fëmija juaj po lexon. Çfarë ka ndodhur deri tani? Çfarë mendoni se do të ndodhë më pas? Leximi përfshin të menduarit për personazhet, ngjarjet dhe idetë. Të kesh biseda të gjalla rreth librave mund ta ndihmojë fëmijën të punojë në këto aftësi të rëndësishme.
- Shkoni në bibliotekë sa më shumë që të mundeni.
Fëmijëve të vegjël u pëlqen të dëgjojnë bibliotekaren të lexojë me zë të lartë në kohën e tregimit. Dhe ka shumë burime falas në bibliotekë që mund të ndihmojnë të tërheq fëmijët më të rritur.
- Bëhuni sportdashës së bashku.
Leximi i përditshëm nuk duhet të jetë nga një libër . Ju dhe fëmija juaj mund të lexoni së bashku lajmet sportive. Ose receta. Ose libra komik. Ose revistat e modës. Çfarëdo që ju dhe fëmija juaj jeni të interesuar, ju mund të lexoni për të së bashku. Mbani mend: Të lexosh artikuj të shkurtër është më mirë sesa të mos lexosh fare.
- Përdorni filmat si motivim.
Ndihmojeni fëmijën tuaj të zgjedhë një film të bazuar në një libër. Shikoni gjysmën e parë për t’ju ndihmuar ju dhe fëmijën tuaj të interesoheni për personazhet ose komplotin. Pastaj filloni të lexoni librin së bashku. Prisni derisa ta përfundoni për të parë gjysmën e dytë të filmit.
- Bëjeni strukurën pjesë të rutinës suaj të leximit.
Mblidhuni për kohën e leximit në një karrige ose shtrat të rehatshëm. Bëjeni këtë pjesë të rutinës së përditshme të fëmijës suaj. Kjo kohë e veçantë së bashku mund të ndihmojë në ndërtimin e vetëvlerësimit të fëmijës suaj dhe të krijojë ndjenja pozitive për të lexuar ose folur për libra së bashku.
Keni vështirësi të gjeni kohë për të lexuar me fëmijën tuaj? Provoni këto këshilla .
Rreth autorit:
Shivohn N. García, PhD drejton punën e ndikimit dhe efikasitetit të Understood, duke përfshirë zbatimin e praktikave kulturore të përgjegjshme.
Ajo më parë ka qenë drejtore e inovacionit dhe dizajnit të programeve në zyrën kombëtare të Big Brothers Big Sisters. Ajo menaxhoi një program pilot inovativ për t’i lejuar agjencitë BBBS t’u shërbejnë më mirë fëmijëve me rrezik të lartë akademik, duke përfshirë studentët me dallime në të mësuar.
Ajo ka këshilluar, mentoruar dhe mësuar një brez studentësh të ndryshëm në mjediset e shkollave të mesme publike dhe kolegjeve, dhe i kupton sfidat me të cilat përballen studentët dhe edukatorët.
García ka një BA në anglisht dhe arsim të mesëm nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut në New Paltz dhe një MAT në anglisht nga Universiteti Brown. Ajo fitoi doktoraturën në programin e Studimeve Amerikane në Universitetin Purdue.
Përktheu: Arianë Limani, Prinderimi.com