Çdo ndjenjë që ndrydhim na pengon të jetojmë me përmbushje ndjesitë e tjera. Fillimisht duhet të dallojmë se cilat ndjenja ndrydhim. Ndryshimi është hapi i parë që duhet hedhur për të lënë të lira këto ndjenja.
Për shembull: le të supozojmë se kemi përjetuar një ngjarje që na ka trishtuar dhe e kemi ndrydhur atë ndjenjë deri në ato momente. Automatikisht reagimi ynë i parë do të ishte ta ndrydhim sërish e të mos ia bëjmë të ditur askujt. Që në momentin që e dallojmë ndrydhjen e ndjenjave, ne duhet ta ndalojmë dhe nuk duhet të lejojmë që trishtimi të jetojë me ne. Lumturia dhe përmbushja nuk kalon nga shoqëria, por nga jetesa e përshtatshme me natyrën tonë të ndjenjave.
“Ndjenjat janë mjetet që të çojnë drejt së vërtetës më të thellë. Janë udhëzueset që të çojnë të bëhesh varianti më i mirë i vetes.” (Nil Gun, Alkimia e ndjenjave Ky libër është shkruar për të rriturit e meqenëse po e lexoni këtë libër, do të thotë se jeni të rritur. Ju e keni vetë në dorë rindërtimin, sado shkatërrim te ketë në forcën tuaj të ndjesive. E vetmja gjë që duhet të bëni, është të jeni në paqe me ndjenjat tuaja.
Nëse merrni pjesë në kursin Vetëvlerësimi/ Self- Esteem, mund përshpejtoni zhvillimin. Çdo lloj edukimi përshpejton procesin e mësimit të diçkaje që ju pëlqen. A nuk i çojnë prindërit fëmijët e tyre në kurse për këtë?
Përgatiti: Perparim Blakaj, Prinderimi.com
Autor: Saim Koç & Nil Gün, ”Vetëvlerësimi”