Drejtësia nuk është një cilësi që vjen nga lindja por një virtyt që mësohet më pas. Fëmijët, drejtësinë por edhe të kundërtën e saj, gënjeshtrën, gjithashtu e mësojnë nëpërmjet rrugës shoqërore duke ndjekur modelin e njerëzve që i rrethojnë. Nëse në shtëpi zë vend kryesor gënjeshtra,nëse dikush nga anëtarët thotë gënjeshtra, atëherë fëmija do të pranojë si diçka të natyrshme gënjeshtrën dhe do ta përdorë atë në rast nevoje.
Gënjeshtra është si një shkëndijë. Sikur një shkëndijë që mund të shkaktojë një zjarr ashtu edhe gënjeshtra, që thotë një fëmijë, që duket sikur nuk kuptohet, mund të bëhet shkak të zë vend tek ai mashtrimi. Fëmija që thotë sot gënjeshtër për lodrën e tij, edhe kur të rritet, për shembull, kur të bëhet një drejtues, kur ta ndjejë të nevojshme mund të thotë lehtësisht gënjeshtra.
PSE GËNJEJNË FËMIJËT?
Gënjeshtra që vihet re më së shumti te fëmijët është gënjeshtra e mbrojtjes. Për shembull një fëmijë duke ndihmuar nënën e tij mund të thyejë gabimisht një vazo. Nëna në ato momente ka qenë brenda, por kush e theu vazon nuk e ka parë, kështu që vazoja e thyer është në dorën e fëmijës dhe është e dallueshme kush e ka thyer vazon. Fëmija këtu përdor si mënyrë mbrojtjeje gënjeshtrën dhe thotë: “Nuk e bëra unë”. Për shkakun se e theu vazon e nënës mendon që nëna do të nevrikoset me të.
Me të vërtetë nëna nevrikoset me të, edhe pse e theu vazon, edhe pse tha gënjeshtër.Kjo nuk është e gjitha. Zvogëlohet përpjekja dhe nuk do të dojë të ndihmojë nënën dhe dobësohet vetëbesimi. Ndërkaq nëna, në vend që t’i bërtasë fëmijës nëse i afrohet fëmijës duke i thënë: “Ti me qëllimin e mirë doje të më ndihmoje por aksidentalisht theve vazon. Më pas mua me the diçka jo të vërtetë dhe kjo më mërziti”,atëherë fëmija do ta kuptojë që nëna e tij nuk e ka refuzuar përkundrazi e do atë dhe kështu nga kjo bisedë e vogël mëson se çfarë është drejtësia. Bëhet i vetëdijshëm që drejtësia është shumë më tepër e rëndësishme dhe me vlerë sesa thyerja e vazos. Kështu nga kjo ngjarje e shkurtër siguron kultivimin si shembulli i farës së drejtësisë te mendja e fëmijës. Gjatë rritjes së fëmijës kjo farë zë rrënjë dhe gjatë jetës së tij përhapet dhe zë vend në të.
Prindërit duhet t’i tregojnë fëmijëve se çfarë është drejtësia duke e përjetuar vetë atë. Në një ngjarje që përmendet në një libër të përhapur në Amerikë tregon së sa edukuese dhe e rëndësishme është të treguarit veçanërisht prindërit të jenë të drejtë në prani të fëmijëve të tyre.
Një baba me fëmijët e tij 6 dhe 7 vjeç i drejtohet sportelit për të marrë dy bileta për të parë kopshtin zoologjik. Duke qenë se për grupmoshën 0-6 vjeç ishte pa pagesë kërkon vetëm dy bileta, njërën për vete dhe tjetrën tregon që i duhej për fëmijën që ishte 7 vjeç. Punonjësi i sportelit e pyet atë: “Unë nuk do ta dija që fëmija juaj është 7 vjeç dhe nëse ju nuk do të tregonit kështu, për të dy do të merrnit bileta pa pagesë. Përse treguat?”.
Babai i përgjigjet: “Ju nuk mund ta dinit por ata vetë e dinë, Sjellja e këtij babai është një cilësi e jashtëza- konshme për të mësuar çështjen e drejtësisë. Babai nëse i merr fëmijët e u flet me orë të tëra për drejtësinë nuk mund të jetë më ndikuese se sa kjo situatë. Një fëmijë që përballë një ngjarjeje shikon drejtësinë e nënës dhe të babait të tij do ta pëlqejë si parim dhe do ta kultivoje gjatë gjithë jetës.
Një tjetër shkak që çon femijet drejt gënjeshtres estet përballja me dëshirat e tyre egoiste. Për shembull, femija dëshiron të blejë një lodër për të cilën ka mjaftueshëm para, por nënës dhe babait u thotë që nuk ka fare para.Nëse prindërit për shkak të dhembshurisë e kalojnë pa vënë re gënjeshtrën e tij, nga kjo, fëmija për të arritur diçka, do të mësojë të gënjejë dhe do të fillojë ta përdorë si mënyrë një gjë të tillë. Siç shihet, që gënjeshtra të mos zërë vend te fëmija, sjellja e nënës dhe e babait është shumë me rëndësi.
Prindërit që duan të mbajnë larg nga gënjeshtrat fëmijën e tyre dhe kur duan t’i tregojnë fëmijës që ka bërë gabim që i ka gënjyer, nuk duhet t’i thonë, “Po thua gënjeshtër”, por duhet të tregojnë kujdes dhe më mirë është t’i thonë, “Nuk po e thua të vërtetën. Kështu fëmija me kohë do të vazhdojë t’i japë rëndësi rolit me të cilin etiketohet. Nëse fëmijës i përplaset në fytyrë vazhdimisht fakti që thotë gënjeshtra, atëherë fëmija pas një kohe e kthen gënjeshtrën në diçka normale, i jep rëndësi asaj, e etiketon veten si gënjeshtar dhe fillon të veprojë sipas kësaj.
Përgatiti: Jetnis Fekaj, Prinderimi.com
Autor: Nevzat Tarhan, ”Unë, Ti dhe Fëmijët tanë!”