Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Përzgjedhje nga redaksia»Çfarë mund të arrijmë përmes vet-diciplinës?
Përzgjedhje nga redaksia

Çfarë mund të arrijmë përmes vet-diciplinës?

PrinderimiBy PrinderimiApril 26, 2024No Comments7 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vetdisiplina të mundëson praktikimin e ushtrimeve sportive, dhe si rezultat mbrojtjen e përformancës së mirë fizike…

Vetdisiplina të mundëson për t’i mbajtur nën kontroll emocionet e tua, në çdo rrethanë…

Vetdisiplina të mundëson të zgjohesh herët, të largohesh nga zakonet e këqija si duhanpirja, alkooli, ngrënia e tepërt, edhe nëse ato zakone të këqija kanë zënë vend tek ti qysh prej një kohe të gjatë.

Vetdisiplina do të të ndihmojë për ta ndryshuar atë programim negativ që ke dhe i cili i ashpërson sjelljet e tua, në një programim pozitiv, që të ndihmon t’i përqendrosh energj itë e tua drejt suksesit. Kjo është fuqia e vet disiplinës.

Është e lehtë, natyrisht, ta humbasësh kohën në gjëra të kota, ose të mos bësh asgjë, dhe ndoshta është më e lehtë për njeriun të vazhdojë të pijë duhan, në vend që të disiplinohet në ushtrime sportive…

Zakonet e këqija të japin kënaqësi, por për një kohë të shkurtër. Ndërkohë, janë pikërisht ato zakone, që të japin dhimbje dhe vuajtje afatgjata.

Njëherë, në një klub sportiv, më rastisi të takoja një zonjë në të njëzetat e saj, e cila gëzonte një fizik të mirë. Ajo i bënte ushtrimet sportive me përkushtim dhe seriozitet të madh, dhe kjo për të ishte gjëja më e rëndësishme në jetë… Unë e pyeta se sa kohë na nevojitet që të arrijmë në një fizik të një niveli të lartë siç e kishte ajo, dhe me buzëqeshje m’u përgjigj: “Që të kesh një nivel të tillë fiziku dhe ta ruash këtë gjendje, të duhet e gjithë jeta”… dhe shtoi se kur kishte qenë gjashtëvjeçe, kishte qenë shënjestër talljeje nga shoqet e saj në shkollë, ngaqë kishte qenë shumë e shëndoshë. Pastaj, ajo kishte vendosur t’i jepte fund kësaj dhimbjeje që ndjente… dhe që nga ajo kohë ajo vazhdonte të praktikonte ushtrime sportive, të paktën një orë çdo ditë; dhe e mbylli bisedën me mua duke më thënë: “Unë kam vetëm një trup, dhe vetëm një jetë që ta jetoj. Nëse nuk kujdesem unë për veten time, kush është ai që do të kujdeset për mua, atëherë?”

Kjo zonjë e re i kishte zbuluar sekretet e suksesit, dhe për shkak të përkushtimit të saj për ushtrimet sportive, dhe për shkak të vet-disiplinës, ajo gëzonte këtë trup të rregullt, dhe një jetë të shëndetshme e të mirë. Zakonet e mira, ajo i kishte bërë pjesë të jetës së saj, në vend të zakoneve të këqija.

A njeh ndokënd që vendosi të praktikonte ushtrime sportive, dhe vërtet u regjistrua në klub të posaçëm për këtë, dhe shkoi një ose dy herë atje, pastaj ndaloi së shkuari më?

A njeh njerëz, të cilët me dëshirë filluan të mësojnë një gjuhë të re, u regjistruan dhe paguan kursin e gjuhës, blenë librat dhe frekuentuan me rregull mësimet në javët e para, pastaj filluan çrregullimin, mosfrekuentimin, dembelosjen për të shkuar në mësim sistematikisht, dhe më në fund, e lanë krejt studimin?… Sa prej nesh kanë blerë libra, që nuk i lexojnë asnjëherë të vetme?… Sa prej nesh kanë blerë audio-libra, që nuk i dëgjojnë kurrë, absolutisht?

Është gjë e bukur të dëshirosh të kesh sukses dhe ta përmirësosh jetën tënde, dhe gjithashtu është detyrë të veprosh, të angazhohesh me përkushtim dhe të jesh fleksibil, por, nëse nuk ke disiplinë, që të vazhdosh çdo ditë dhe me të njëjtin entuziazëm, ti patjetër do të dështosh. Në sportin e karatesë, për shembull, kam takuar shumë persona që regjistrohen duke patur qëllim të shkojnë me rregull në stërvitje, për të arritur gradën më të lartë të shëndetit dhe për të fituar aftësinë për të mbrojtur veten. Ata fillojnë të stërviten, mësojnë hapat dhe lëvizjet e para të thjeshta, pastaj e lënë kursin, dhe vetëm një pakicë prej tyre arrijnë ta plotësojnë rrugëtimin dhe të marrin shiritin e zi. Shkaku kryesor për këtë është pasja e vetdisiplinës ose mungesa e saj.

George Bernard Shaw thoshte: “Kujdesu ta arrish atë që do, ose përndryshe do të jesh i detyruar të pranosh çfarëdo që të mund të arrish.”

Nëse kërkon në fjalor për fjalën “Vetdisiplinë”, do të gjesh se ajo nënkupton kontrollin mbi vetveten… Vetdisiplina është cilësia e vetme që e bën njeriun e zakonshëm të bëjë gjëra të jashtëzakonshme… Ajo është sinonim i vazhdueshmërisë në veprim… Ajo është forca që të çon në një jetë më të mirë.

Doktor Robert Schuller, thoshte: “Mos lejo kurrë asnjë problem që të bëhet justifikim. Bëhu i disiplinuar, që ta zgjidhësh problemin.”

Një herë po mbaja një ligjëratë rreth Programimit neurolinguistik, në Havai, dhe gjatë qëndrimit tim atje, unë praktikoja sportin e vrapimit në mëngjes. Ndërsa vrapoja një ditë, ma tërhoqi vëmendjen një zonjë, e cila gjatë vrapimit, shtynte përpara një karrocë të vogël fëmijësh. Të qenurit një nënë që rriste një fëmijë, nuk e kishte penguar atë grua të praktikonte ushtrime sportive.

Kur Ron Scanlon ishte fëmijë, ai ishte shumë i dhënë pas sportit. Në vitin 1956, ai pësoi një aksident automobilistik dhe mjekët ia shpëtuan jetën për mrekulli, por mbeti i paralizuar që nga mesi e poshtë. Në fillim, ai e urrente karrocën e invalidëve, në të cilën rrinte ulur dhe rrinte duke mallkuar fatin e tij të keq. Kështu vazhdoi, derisa ndaloi nga kjo ndjesi pas njëfarë periudhe, dhe tha me vete: “Nëse unë do të vazhdoj të jem në këtë gjendje deri në fund të jetës sime, atëherë duhet ta shijoj jetën në gradën më të madhe të mundshme, në këto kushte që jam”… Pastaj ai u përpoq të regjistrohej në disa klube, që të praktikonte sportin e karatesë, por u refuzua për shkak të gjendjes së tij fizike. Më në fund, Bill Lasiter, trajner në Kong Fu, pranoi ta stërviste. Ron ishte gjithmonë i pari që mbërrinte në stërvitje, dhe i fundit që linte sallën. Ai vazhdoi të stërvitej dhe përparoi në këtë lojë, derisa mori shiritin e zi. Ai ishte shumë i fortë dhe i përdorte duart edhe karrigen e tij për të mposhtur çdo kundërshtar. Kur arriti moshën tridhjeteshtatëvjeçare, ai arriti nivelin më të lartë në Kong Fu. Në këtë pikë, ai u bë vetë mjeshtër dhe hapi shkollën e tij private, për të dhënë mësim në Kong Fu, shkollë e cila zinte rreth dyqind persona. Në një intervistë televizive, Ron u pyet për mënyrën sipas së cilës ai arriti ta mposhtte pikën e tij të dobët, dhe tha: “Kur ke një qëllim dhe e përqendron të gjithë energjinë tënde për ta arritur këtë qëllim, i vë në zbatim të gjitha mundësitë e tua që ke dhe je i disiplinuar, patjetër do të kesh sukses dhe do t’ia arrish qëllimit”

Shkrimtari amerikan, Jim Rohn, thoshte: “Nëse ka një faktor të domosdoshëm për të vepruar me sukses drejt lumturisë dhe mirëqenies, ky faktor është vetdisiplina. Ajo i përmban çelësat e ëndrrave të tua dhe ajo është ura që bën lidhjen mes ideve që ke dhe arritjeve të tua, dhe ajo është baza e çdo suksesi. Mungesa e saj çon në dështim”.

Hanibali kishte thënë: “Nëse nuk e kemi gjetur rrugën e suksesit, atëherë duhet ta shpikim vetë atë.”

Vetdisiplina është çelësi nëpërmjet të cilit do të mbërrish në rrugën e suksesit… Ajo do të të ndihmojë që të ndryshosh zakonet dhe mendimet e këqija dhe të zhvillosh veprimet dhe mendimet pozitive që të zënë vendin e tyre… Vetdisiplina do të të bëjë të jesh gjithmonë entuziast, që nga fillimi i rrugës e deri në fund të saj. Prandaj, fillo që sot! Fillo t’i ndërtosh muskujt e vetdisiplinës, sepse ata janë muskujt e vetëm që mund të të ndihmojnë të veprosh në vazhdimësi, dhe që të sigurojnë nivelin më të lartë të suksesit… Duke filluar që sot, bëje vetdisiplinën një nga zakonet e tua dhe lejoje veten tënde të bëhet e fortë! Çliroje veten tënde nga çdo zakon negativ dhe vazhdo me durim në vetdisiplinën pozitive!

Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”

Diciplina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleÇka është vetëvlerësimi i vërtetë (autentik) dhe personat me këtë vetëvlerësim si dallohen?
Next Article Çka ki qef m’u bo kur t’rritesh?
Prinderimi

Related Posts

Aftësitë digjitale

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025
Atësia

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025
FOKUS

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,982

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,269

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,699
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aftësitë digjitale

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

PrindërimiJune 5, 2025
Atësia

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

PrindërimiJune 5, 2025
FOKUS

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

PrindërimiJune 5, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,982

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,269

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,699
Të zgjedhura

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.