Në librin e tij “Dhjetë çelësat e fuqisë së kara- kterit”, Brian Tracy, thotë: “Tetëdhjetë për qind e gjithë asaj që ne bëjmë, do të ndryshojë brenda pesë vjetëve nga sot”.
Ai gjithashtu thotë: “Mesatarisht, njeriut i vijnë të paktën katër shanse në vit, dhe nëse ka fleksibilitet të mjaftueshëm për t’i shfrytëzuar këto shanse, ai do të bëhet i suksesshëm”.
Siç e përmendëm për Tomas Edisonin, ai dështoi mijëra herë, para se ta shpikte llambën elektrike dhe çdo herë provonte rishtazi një mënyrë të re, derisa ia arriti qëllimit. E njëjta gjë ndodhi edhe me Walt Disney, edhe me Kolonel Sanders dhe me të gjithë njerëzit e mëdhenj.
Është një histori rreth fleksibilitetit, që tregohet për një peshkatar, i cili kur gjuante, sa herë që zinte një peshk të vogël, e mbante, dhe sa herë që zinte një peshk të madh, e hidhte në det përsëri. Një person u bë shumë kurioz, prandaj iu afrua dhe e pyeti: “A mund të ma shpjegosh sekretin se pse peshkun e madh e hedh sërish në ujë dhe mban vetëm peshqit e vegjël?!”… Peshkatari ia ktheu: “Edhe unë e bëj me shumë hidhërim këtë veprim, por jam i detyruar dhe s’kam rrugë tjetër. Ena ku unë gatuaj peshkun është shumë e vogël, e nuk mund ta gatuaj peshkun e madh aty, prandaj e hedh në ujë përsëri.”Ani, pse nuk e prenë në copa peshkun e madh? – e pyeti i habitur personi.
Nëse ky peshkatar do të kishte patur fleksi- bilitetin e mjaftueshëm, ai do t’i rishikonte mundësitë dhe aftësitë e tij dhe do të mund ta gjente zgjidhjen e atij problemi, pa qenë nevoja ta mërziste veten duke e humbur gjithë atë peshk të madh.
Edhe ti gjithashtu, ke nevojë të jesh fleksibil dhe i gatshëm për ta përshtatur veten dhe për ta ndryshuar planin tënd, sepse njeriu mund të hasë sfida të mëdha në jetë. Për shembull, nje- riu mund të humbasë punën, ose mund të ndahet nga shoku i tij i jetës, e të mbarojnë të gjitha lidhjet mes tyre. Prandaj, njeriu duhet ta fortifikojë veten e tij me fleksibilitet, për të bërë gjithë ndryshimet e nevojshme, që të jetë në gjendje të qëndrojë në këmbët e veta përsëri pas një problemi të mundshëm dhe të ecë në rrugën e duhur.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”