Le ta zbulojmë tani së bashku se cilët janë “hajdutët” e energjisë:
1. Procesi i tretjes
A të ka ndodhur të zgjohesh në mëngjes, pas një gjumi të thellë prej gjashtë, tetë deri dhjetë orësh, dhe prapë të ndihesh i lodhur?
Nëse ndodh kjo, një nga shkaqet kryesore është tretja e dobët… Ndoshta ke ngrënë një vakt të yndyrshëm dhe ke shkuar menjëherë më pas që të flesh. Në këtë rast, trupi qëndron në një gjendje të zgjuar dhe të lodhshme, duke tretur vaktin e yndyrshëm, proces i cili ia shte- ron forcat. E njëjta gjë ndodh kur ha një vakt të madh në mëngjes, pasi më shumë se 80% e gjakut shkon drejt stomakut, për ta ndihmuar atë në procesin e tretjes. Pastaj, nëse merr një vakt tjetër gjatë katër orëve, ti kështu e rëndon trupin më shumë se sa duhet, gjë e cila shkak- ton mangësi energjie tek ti.
2. Ankthi
Kur ndihesh i pasigurt, për çfarëdo qoftë ajo, që ka të bëjë me punën për shembull, apo me lidhjet shoqërore, dhe ti rri e mendon gji- thmonë për këtë gjë… ajo që ndodh në këtë rast është se energjia jote reale, do ta heqë një pjesë të energjisë të dedikuar për anën fizike dhe emocionale, me qëllim që të ushqejë proc- esin e të menduarit, dhe si rrjedhojë, ti ndjen se energjia jote është e dobët.
3. Lodhja e tepërt
Kur e lodh veten më shumë seç duhet, do të ndjesh lodhje dhe mangësi të energjisë, dhe përderisa energjia jonë është karburanti i jetës sonë, na kërkohet t’i kushtojmë rëndësi asaj.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”