Kam bindjen se ndoshta është e mundur që njerëzit të ndahen tri llojesh:
1. Janë ata njerëz të suksesshëm, nga të gjitha aspektet… Ata që punojnë fort dhe me mençuri, që ushqehen shëndetshëm, praktikojnë ushtrime sportive rregullisht, dhe gjithmonë e ndajnë një kohë të mjaftueshme për veten dhe për familjen e tyre. Pra, ata ia krijojnë vetes edhe mu- ndësinë që të jetojnë një jetë të shëndet- shme të balancuar.
2. Janë ata njerëz që e përqendrojnë suksesin vetëm në punën e tyre, që kanë një qëllim kryesor në jetë, i cili përmblidhet vetëm te puna e vazhdueshme, përpjek- jet e mëdha, zgjerimi i punë dhe krijimi i pasurisë së bollshme. Në fakt, ata arrijnë të kenë sukses nga ana materiale, por ky sukses arrihet në llogari të aspekteve të tjera të jetës së tyre… Për shembull, sistemi i tyre i ushqyerjes nuk është i shëndetshëm, pinë duhan, krijojnë varësi ndaj pirjes së kafesë apo të çajit në mënyrë të pangopshme, ndoshta konsumojnë edhe alkool, dhe ndodh që të kenë kohë për të praktikuar ndonjë sport. Këtë kategori gjithmonë e dëgjon të ankohet se nuk kanë kohë për asgjë tjetër përveç punës dhe se gjithmonë janë të zënë për shkak të detyrimeve të shumta që kanë në punë.
3. Ky lloj njerëzish e jeton jetën në një rreth vicioz. Këta njerëz përfaqësojnë atë kategori që e fillojnë ditën me një cigare dhe një filxhan kafe, pastaj fillojnë luftën e tyre që në mëngjes, së bashku me trafikun rrugor duke shkuar në punë, dhe pastaj kthehen në fund të ditës në shtëpi, për të ngrënë sa më shpejt, çfarëdo ushqimi që gjendet, cilat do qofshin vlerat e tij ushqyese, pastaj ulen përpara televizorit derisa u vjen gjumi. Ata gjithë ditën e vazhdojnë me kafe dhe cigare dhe pak u shkon në mendje ndonjë lloj sporti për ta praktikuar. Pas gjithë kësaj, ata qortojnë fatin e tyre të keq, për energjitë e pakta që kanë dhe për shëndetin e tyre të përkeqësuar.
Këto tri lloje njerëzish gjenden në çdo vend të botës, aq sa disa hulumtues amerikanë gjetën se një në dy amerikanë vdes nga sëmundjet e zemrës dhe një në tre vdes me kancer. Ata njerëz bien në kurthin e “ngritjes së nivelit të jetesës”, në vend që ta jetojnë vërtet jetën e tyre. George Bernard Shaw ka thënë: “Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë dhe duhet ngritur niveli i të dyve, që të jetosh jetë të shëndetshme.”
Në një nga ligjëratat e mia, me temë “Jeta e shëndetshme”, i pyeta të pranishmit: Cili prej jush mban mace? Ishte e natyrshme që disa të ngrenin dorën… Njëri prej tyre tha se ka një qen… Unë e pyeta: A e nxjerr qenin përditë në shëtitje në mëngjes?
– Natyrisht, -ma ktheu ai- për një orë të plotë.
Unë e pyeta: A i jep qenit cigare, apo alkool, apo ta ushqesh me çfarëdo qoftë?
– Natyrisht që jo. Ma ktheu ai.
– Sa kushton ky qen? e pyeta unë.
Pesëqind dollar, tha ai.
Cili është sistemi yt i të ushqyerit, çdo ditë? e pyeta unë.
Ai tha: Unë nuk ha mëngjes, por mjaftohem duke pirë shumë kafe. Në drekë ha ushqim të shpejtë, për shkak të angazhimeve të shumta në punë, ndërsa në darkë ha çfarëdo që të ketë në shtëpi.
– A praktikon ushtrime sportive apo të me- rresh me ndonjë sport të veçantë? e pyeta unë.
– Jo, sepse nuk kam kohë për këto gjëra, ma ktheu ai.
Pyetja e fundit që i drejtova ishte: A je duhanpirës?
Dhe me entuziazëm më tha: Po, tymos gati një paketë cigare çdo ditë.
Pastaj i thashë: Le ta analizojmë këtë situatë… Ti i jep qenit tënd ushqimin e posaçëm për të, ushqim i cili i përmban të gjithë elementet ushqyese që ai ka nevojë, vazhdon ta shëtisësh çdo ditë atë dhe nuk i jep asnjë ushqim qejfi, apo alkool, dhe e gjitha kjo që ta ruash, ndërsa për veten tënde ti pi një paketë cigare në ditë, nuk praktikon asnjë sport, ushqehesh me çfarëdo lloj ushqimi, pavarësisht vlerave ushqimore që mund të ketë, pi shumë kafe… pavarësisht se ky trupi yt vlen miliarda dollarë.
Ai qeshi dhe tha: Për këtë arsye unë mendoj se do të vdes para qenit tim.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”