Në të kaluarën ishin të njohura si “buka e shkretëtirës”. Tani është vërtetuar se hurmat njejtë sikur bajamet dhe rrushi i thatë bëjnë pjesë në grupin e ushqimeve me vlera të shumta ushqyese.
Për shkak të vetive të tyre shumë të dobishme, vendet arabe çdo ditë i përdorin hurmat. Ato lehtë mblidhen, ruhen dhe transportohen, andaj edhe janë të disponueshme shumë lehtë në mbarë botën, ashtu edhe te ne.
Sheqerërat natyrale që përmbajnë në vete janë në formë të glukozës dhe fruktozës. Hurmat e thata të grira, të vendosura në ujë, i cili ka qëndruar gjatë tërë natës, paraqesin një ilaç shumë të mirë nëse dëshironi ta forconi zemrën dhe funksionet e saj vitale.
“Shtepia pa hurma i ka njerëzit e uritur.“ (Profeti Muhammed a.s / Muslimi, 2046)
Hurmat gjithashtu janë një ilaç efektiv dhe shumë efikas kundër dhimbjes së kokës dhe kundër plakjes, shkruan femina.al. Ato i qetësojnë nervat dhe është e vërtetuar shkencërisht se për shkak të përmbajtjes së madhe të kalciumit, magnezit dhe fosforit mund të ndikojnë në mënyrë preventive kundër kancerit.
Hurmat e forcojnë trupin, zvogëlojnë kolesterolin në gjak, rregullojnë procesin e tretjes dhe e mbrojnë stomakun nga parazitët dhe bakteriet.
Megjithatë duhet të kemi kujdes në sasinë që konsumojmë, e veçanërisht nëse keni problem me peshën e shtuar, pasi që vetëm një hurmë përmbanë 20 kalori./Indeksonline