Të merren parasysh edhe anë të tjera të një personaliteti. Kështu, nëse duam që fëmija ta ndiejë dashurinë që i japim me të gjithë fuqinë dhe shtrirjen e saj, duhet të përpiqemi ta vlerësojmë në të gjitha përmasat (bukuri, zgjuarsi, ëmbëlsi, krijimtari, shoqërueshmëri, aftësi fizike, bujari…)
Aftësitë dhe karakteristikat e një bebeje nuk mund të jenë të ngjashme me ato të një zbuluesi, ndërsa ato të një vendimmarrësi nuk mund të përkojnë me të një magjistari. Fëmijët i zhvillojnë aftësitë e tyre fizike, intelektuale, emocionale dhe shoqërore hap pas hapi, sipas fazave të caktuara. Ky zhvillim ka uljet e ngritjet e tij dhe përkeqësimet e përkohshme janë më se të zakonshme.
Kur duam t’i përkufizojmë tiparet e fëmijës sonë dhe t’i zbulojmë pikat të forta që i bien më shumë në sy apo dobësitë, duhet të marrim parasysh veçoritë e tij në:
⚫️ planin fizik (bukuria e fytyrës, harmonia e trupit, aftësitë fizike, kureshtja në gjërat që bën, veprimet e imëta, veprimet e mëdha, përshtatshmërinë, aftësinë e shprehjes);
⚫️ planin intelektual (kureshtja, dëshira për të mësuar, aftësia e përqendrimit dhe e vëmendjes, shija në shprehje, në ato çka dëgjon, në arsyetimet logjike dhe në lojëra);
⚫️ planin emocional (ëmbëlsia, aftësia për të buzëqeshur, për të qeshur, për të rënë në sy, për të ngulmuar në plotësimin e kërkesave të tij, të joshë, të trillojë histori, të dhurojë dashuri);
⚫️ planin shoqëror (interesi për të tjerët, hovi kundrejt të tjerëve, besimi në vetvete në përballje me të tjerë, dëshira për të ndarë dhe komunikuar, aftësia për të qëndruar larg prindërve, për të dëgjuar, për të organizuar, për t’u përballur me zhgënjimet).
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Danielle Laporte, “Vetëvlerësimi i fëmijëve 0-6 vjeç”