T’IA VËSH VESHIN DHE T’I ZBËRTHESH KODET E FËMIJËVE
Nëse doni të ushtroni aftësinë tuaj të dëgjimit dhe kuptueshmërisë, duhet të jeni në gjendje të qetë, të durueshme, pozitive dhe të gatshëm për t’u marrë veç me këtë.
Dhe ja më poshtë një mënyrë se si mund të veproni:
1. Sa herë që fëmija juaj shpreh një nevojë, një ndjenjë ose një ide, vëreni mënyrën se si vepron: gjuhën e tij trupore (reagon me qetësi, është i shqetësuar, ndjen dhimbje barku…), gjuhën ndjesore (qesh, qan, bërtet…), gjuhën së folur (diskuton, zihet…), gjuhën simbolike (ëndërron, vizaton…).
2. Kur fëmija juaj shprehet, ndaleni atë që jeni duke bërë, vëzhgojeni me kujdes, dëgjojeni dhe kushtojini vëmendje.
3. Përshkruani më zë të lartë atë që shikoni:
– ”Fisnik, qenke shumë i qetë sot.”
– ”Maude, qan shumë kur kam ndonjë punë në dorë.”
– ”Je kaq i zemëruar, sa po i shkatërron vizatimet e tua të preferuara.”
4. Shikoni se si kundërpërgjigjet fëmija juaj ndaj përshkrimit që bëni. 5) Shpreheni ju në vend të tyre ndjenjën që duket se po provon:
– ”Më duket se nuk të pëlqen kur i jap gji vëllait të vogël.”
– ”Po më dukesh shumë i gëzuar, që do shkosh në park me babin.”
– ”E di që mezi po pret dhe kjo të bën të vuash.”
6. Nëse fëmija shpreh një nevojë, një ndjenjë ose një ide dhe ju doni ose keni mundësinë t’i përgjigjeni menjëherë, mos ngurroni. Por, para se të hidheni në veprim, mos harroni të ndiqni hapat e mëparshëm.
7. Nëse fëmija shpreh një nevojë, një ndjenjë ose një ide, dhe ju nuk doni ose nuk e keni mundësi t’i përgjigjeni menjëherë, thojini se kërkesa nuk mund t’i plotësohet, se nevoja e tij mund të presë për pak ose se ideja e tij është e mirë, por e pamundur për t’u realizuar.
8. Mos jepni shpjegime të gjata. Duhet vetëm të vëreni reagimin e fëmijës suaj.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Danielle Laporte, “Vetëvlerësimi i fëmijëve 0-6 vjeç”