Njohja me kreativitetin
Me anë të studimeve është bërë e qartë, se faktori gjenetik ka një farë ndikimi mbi aftësitë kreative tek fëmijët, por ambienti është ai që ka ndikimin më të madh. Aftësitë kreative zhvillohen më shumë tek ata fëmijë, të cilët rriten me prindër që përqendrohen dhe i nxisin fëmijët e tyre me dashurinë për hulumtimin logjik dhe i lënë të lirë të kërkojnë dhe të zbulojnë, si dhe pranojnë me zemërgjerësi dallimet në sjelljet mes fëmijëve të tyre.
Por, që ta kuptojmë si duhet kreativitetin tek fëmijët, duhet patjetër të bëjmë dallimin mes:
Kreativitetit – zgjuarsisë – dhuntisë.
Studiuesi Moran, në studimet e tij të fundit, ka sqaruar se përbërësit e kreativitetit tek fëmijët janë të ndryshëm nga zgjuarsia e tyre. Por, Wolash e ka disku- tuar këtë çështje dhe ka arritur në përfundimin, se zgjuarsia dhe kreativiteti te fëmijët mbështeten tek njëri-tjetri. Fëmija që ka një koeficient të lartë kreati- viteti, ka mundësi që të ketë gjithashtu edhe zgjuarsi të lartë.
Parametrat matës të kreativitetit tek fëmijët
Shumica e atyre që kanë llogaritur përqindjen e kreativitetit tek fëmijët, janë përqendruar tek cilësia e fluksit të ideve. Kjo cilësi tek fëmijët, kërkon që fëmijët të prodhojnë aq ide sa munden, njësoj si në rastin kur praktikojmë shtrydhjen e trurit.
Garantimi i vazhdimësisë së kësaj aftësie
Nëse duam që ta garantojmë vazhdimësinë e aftësisë për të prodhuar ide tek fëmijët tanë, duhet që të mos i bllokojmë idetë e tyre, edhe sikur të mos na pëlqejnë ato, apo të na duken si të palogjikshme për ne si të mëdhenj që jemi.Për shembull, nëse e pyet një fëmijë deri në moshën tre vjeçare, për disa gjëra që janë me ngjyrë të kuqe, nuk mund të presësh që ai të përgjigjet duke thënë: “Molla”, apo edhe gjëra të tjera, që shquhen për ngjyrën e tyre të kuqe. Madje mund të dëgjosh edhe përgjigje për gjëra joreale, të tilla si: ngjyra e dorës, konserva e mishit të pulës ose të peshkut etj. Në këtë rast, të rriturit duhet që t’i pranojnë këto përgjigje, në mënyrë që prodhimi i ideve të vazhdojë edhe sikur të jenë të gabuara, sepse kjo do t’i shumëfishojë aftësitë e tyre për prodhimin e ideve.
Një ambient që nuk është qortues, është ambient i shëndoshë për prodhimin e ideve dhe shtimin e tyre.Në të njëjtën kohë, ai i ndihmon fëmijët që të kalojnë natyrshëm në fazën tjetër, e që është ajo e vetëvlerësimit. Në këtë fazë, ata do t’i zbulojnë vetë gabimet e bëra. Përjashtim në këtë rast bëjnë vetëm ato gjëra që kanë lidhje me çështjet e besimit dhe rregullat fetare, të cilat nuk mund të kenë më shumë se një përgjigje të saktë.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Abdulhamid Bilali, ”Si ta bësh fëmijën tënd yll”