Të kontrollosh ndjenjat do të thotë që t’i pranosh dhe t’i vlerësosh ato. Nëse ju arrini ta bëni me veten tuaj këtë, natyrshëm do të më- soni ta bëni edhe me fëmijën tuaj. Ju mund ta merrni seriozisht në konsideratë një ndjenjë edhe pa e tepruar me emocionet, por duke u përmbajtur dhe duke u treguar optimist në lidhje me të. Ju mund të thoni: “Oh shpirt, qenke i trishtuar! Dëshiron një përqafim? Eja tek unë atëherë. Kështu pra, do të të mbaj në këtë mënyrë derisa të ndihesh më mirë.”
Nëse një fëmijë e di që do të ketë vëmendjen dhe ndihmën tuaj për ta qetësuar, por pa e gjykuar, ka më shumë gjasa që t’ju tregojë se çfarë e shqetëson. Ajo që një fëmijë ka nevojë është që prindi të jetë një enë për emocionet e tij. Kjo do të thotë që ju duhet të jeni pranë tyre dhe t’i mësoni dhe pranoni ndjenjat e tyre, por pa u ndikuar prej tyre. Ky është një nga drejtimet që punojnë psikoterapistët me pacientët e tyre.
Të jesh në gjendje që të jesh një enë, do të thotë që të dallosh zemërimin e fëmijës, të flasësh me të për të kuptuar arsyen se përse ndihet ashtu, të gjesh për ta mënyra të pranueshme për të shprehur zemërimin dhe të mos jesh ndëshkues apo i ndikuar negativisht nga zemërimi i tij. E njëjta gjë vlen edhe për llojet e tjera të emocioneve.
Të gjithë ne jemi të ndryshëm në lidhje me mënyrën se si për- shtatemi me emocione të caktuara, për shkak të ndikimit të përvo- jave vetjake përgjatë fëmijërisë sonë. Sjellja jonë bazohet në trajtimin që persona të tjerë i kanë bërë çdo emocioni gjatë fëmi- jërisë sonë. Nëse jeni rritur në një familje ku zakonisht kontakti që keni pasur me njëri-tjetrin ka qenë përmes konfliktit, ju mund të prireni që të reagoni ndaj të tjerëve duke ngritur zërin, madje ndoshta duke bërtitur, ndonëse qëndrimi i tyre ndaj jush mund të jetë dashamirës. Nga ana tjetër, nëse ju keni jetuar në një familje ku anëtarët e saj i shmangeshin çdo përballjeje, ju mund të prireni që të jeni tërësisht të paaftë për të administruar irritimin tuaj.
Nëse gjatë fëmijërisë suaj jeni ndier të manipuluar, ju mund të prireni që të jeni mosbesues apo të mos ndiheni rehat përpara një sjelljeje të ngrohtë dhe dashamirëse ndaj jush, ndoshta për shkak se prisni që ajo sjellje të shoqërohet më pas me një zhgënjim.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Philippa Perry, “Libri që do të dëshironit të lexonin prindërit tuaj”