Kur bëhet fjalë për t’i mbajtur fëmijët tanë të sigurt në internet, ne priremi të përqendrohemi në filtrimin dhe monitorimin e përmbajtjes. Megjithatë, një element po aq i rëndësishëm i sigurisë së tyre është privatësia e tyre në internet.
Shumica prej nesh jemi rritur nga një gjeneratë shumë private që ruante me kujdes privatësinë. Nuk ua tregonin të tjerëve punët private dhe ishin të kujdesshëm në lidhje me atë që shpërndanin.
Ne e kemi trashëguar këtë, megjithëse na është dashur t’a luftojmë rehatinë tonë përderisa teknologjia ndryshoi rreth nesh, dhe u bë më prezente dhe ishte e pritshme të ndajmë detaje, veçanërisht në internet.
Për fëmijët tanë, ata janë rritur në një shoqëri ku privatësia nuk është më aq e shenjtë sa ishte dikur. Ata nuk e kuptojnë natyrshëm pse mund të mos jetë e mençur t’u jepen të huajve detaje private për veten e tyre (ashtu siç u besojnë shpesh të huajve edhe në jetën reale.).
Pa dyshim, shumica prej nesh ndoshta nuk po bëjnë mjaftueshëm në këtë fushë. Për fat të mirë, ka disa hapa relativisht të thjeshtë që mund (dhe duhet) të marrim për të mbrojtur privatësinë e tyre në internet.
Disa nga hapat e mëposhtëm janë gjëra që ne prindërit duhet t’i BËJMË, të tjerët janë ato që duhet t’ua MËSOJMË.
Sidoqoftë, prindërit edhe fëmijët duhet të mësojnë t’i bëjnë ato së bashku.
- Mbroni informacionin privat
Edhe pse ata do të mësojnë disa nga këto në shkollë (shpresojmë), ne duhet t’u mësojmë qëllimisht se çfarë lloj informacioni nuk duhet të ndajnë në rrjetet sociale, email, forume dhe faqet(web-at), e ndarjes së fotove.
Me njerëzit që nuk i njohin personalisht, fëmijët nuk duhet të ndajnë kurrë mbiemrin, numrat e telefonit, adresën, emrin e shkollës ose ekipet ose qytetin ku jetojnë. E gjithë kjo është informacion identifikues që të tjerët mund të përdorin për t’i gjetur dhe kontaktuar më tej ata.
Për më të rinjtë (nëse nuk doni t’i trembni shumë) tregoni atyre se ka njerëz të këqij gjithëandej dhe kjo është si një lojë fshehjeje. A do t’i ndihmonte ata informacioni që do të ofroni ju për t’ju zbuluar? Nëse po, mos e ndani atë.
Mësojini gjithashtu që të mos ndajnë kurrë, kurrë fjalëkalimet e tyre për asnjë llogari me askënd. I vetmi përjashtim nga kjo janë prindërit tuaj. Jo i dashuri juaj (me të cilin përfundimisht do të ndaheni…shpresojmë), jo BFF-ja juaj (i cili ndoshta do të jetë armiku juaj vitin e ardhshëm)…askush.
Kur jemi te fjalëkalimet…
- Përdorni fjalëkalime të forta dhe emra të zgjuar përdoruesish
Këshillat se si të krijoni fjalëkalimet më të forta kanë ndryshuar shumë me kalimin e viteve, pasi teknologjia (dhe metodat e hakimit!) kanë ndryshuar. Këtu janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh kur krijoni fjalëkalime të forta:
- Pavarësisht se çfarë kërkojnë disa llogari, nuk keni nevojë për një larmi të madhe shkronjash, numrash dhe simbolesh të mëdha dhe të vogla, (megjithëse ju mund t’i përfshini ato)
- Gjatësia e fjalëkalimit është cilësia më e madhe e fuqisë së fjalëkalimit. Shumica e ekspertëve rekomandojnë të paktën 10 karaktere, megjithëse çdo karakter që shtoni pas kësaj në mënyrë eksponenciale rrit sasinë e kohës që do t’u duhej shumicës së hakerëve për ta thyer atë. (Kjo ka të bëjë me matematikën, kështu që unë thjesht do të ndaloj së foluri për të tani.)
- Shmangni të dukshmet: ditëlindjet, emrat, ekipet sportive, maskotat e shkollës dhe çdo gjë tjetër që lidhet me ju.
- Sa më shumë që të jetë e mundur, përdorni fjalëkalime unike për secilën llogari (e di, e di…)
- Për më të vjetrit, mund të ndihmojë përdorimi i një menaxheri fjalëkalimi si “LastPass”, i cili jo vetëm që mund të ruajë, por edhe gjenerojë fjalëkalime.
- Jini po aq të kujdesshëm me çdo pyetje sigurie që bëhet gjatë regjistrimit të llogarisë. Këto përgjigje (Cili është ekipi juaj i preferuar sportiv? ose Cili është emri i vajzërisë së nënës suaj?) shpesh mund të gjenden nga hakerat në kërkimet publike dhe në rrjetet sociale.
Për fëmijët më të vegjël, ata mund të mos kenë ende shumë nga llogaritë e tyre. Por nuk është kurrë herët për të filluar t’i mësosh këto parime.
- Praktikoni ndarjen e sigurt të fotografive
Nëse fëmijët tuaj ndajnë foto në Snapchat, Instagram ose ndonjë platformë tjetër, mësojuni atyre disa parime që do t’i ndihmojnë t’i mbajnë ata të sigurt:
- Nuk ka foto të papërshtatshme. Çdo foto që tregon më shumë lakuriqësi(zhveshje) sesa duhet, ose që tregon një aktivitet të turpshëm ose të dyshimtë, ka shumë më tepër gjasa të shpërndahet nga grupi juaj i miqve. Duhet vetëm një “mik” për t’a dërguar atë në një botë që nuk mund ta kontrolloni. Këtu fillon shumë bullizmi në internet.
- Nuk ka foto që zbulojnë informacion. Mos i shtoni emra fotografive; ai bashkon një fytyrë dhe një emër, dhe loja e fshehtë-kërkimit thjesht u bë më e lehtë për kërkuesit. Mos postoni foto që përfshijnë një qytet, shkollë ose emër ekipi. Është në prapavijë apo në bluzën tuaj? Një fotografi, me të vërtetë, thotë një mijë fjalë.
Këto parime vlejnë edhe për ju prindër! Duhet të mendojmë me kujdes përpara se të postojmë foto të fëmijëve tanë.
- A po zbuloj shumë informacion rreth fëmijëve të mi kur postoj dhe shkruaj një foto?
- A kam bashkangjitur emra me fytyra në foto?
- A po ndaj fotografitë e fëmijëve të tjerë pa lejen e prindërve të tyre?
Kontrolloni cilësimet(SETTINGS) në llogarinë tuaj në Facebook, gjithashtu. A mund t’i shohin fotot tuaja “miqtë e miqve” të tjerë? A mund të ndajnë fotot tuaja përtej rrethit tuaj shoqëror?
- Mësoni dhe vendosni cilësimet (settings) e privatësisë në pajisje
Nëse fëmija juaj ka një smartphone, duhet të jeni të vetëdijshëm se shumë aplikacione përdorin vendndodhjen (location) e telefonit dhe, si rrjedhojë, vendndodhjen e fëmijës suaj. Në përputhje me parimet e mësipërme të ndarjes së informacionit, duhet të çaktivizoni ndarjen e vendndodhjes (location) për shumicën e aplikacioneve të fëmijës suaj.
Në një iPhone, shkoni te Settings, më pas Privacy, pastaj LocationServices. Vendosni të gjitha aplikacionet në Kurrë (Never), me disa përjashtime.
Për aplikacionet e motit, Gjeni iPhone tim, hartat dhe çdo aplikacion tjetër që mund të ketë njoftime që duhet ende të bëhen, lërini këto të vendosura në Gjithmonë (Always). Aplikacionet e mediave sociale, kamerat dhe të ngjashme duhet të qëndrojnë në Kurrë (Never).
Në një Android, mund të çaktivizoni shërbimet e vendndodhjes për aplikacione individuale duke shkuar te Settings > General > Apps, më pas Konfiguro aplikacionet ose Cilësimet (Settings) e aplikacioneve, më pas Lejet e aplikacioneve.
Pse ta bëni këtë? A keni postuar ndonjëherë një foto në Facebook nga telefoni juaj dhe postimi e ka etiketuar atë me qytetin ku keni qenë në atë kohë? Përshëndetje, Shërbimet e Vendndodhjes! Nuk duam që fëmijët tanë të transmetojnë me çdo foto që postojnë, nuk është një informacion kyç.
- Mësoni dhe caktoni cilësimet e privatësisë në llogari
Shumica e aplikacioneve të mediave sociale (Instagram, Facebook, SnapChat, etj.) kanë cilësime që i lejojnë përdoruesit të kontrollojnë – deri në një farë mase – se kush e shikon përmbajtjen që postojnë.
Meqenëse çdo aplikacion është i ndryshëm dhe cilësimet dhe politikat e privatësisë po ndryshojnë vazhdimisht (veçanërisht Facebook), është e rëndësishme të mësoni opsionet e cilësimeve për secilën platformë që përdorni ju dhe fëmijët tuaj. Më pas, rregulloni cilësimet e privatësisë dhe ndarjes për të mbrojtur të gjithë.
Nëse do të rendisja hapat për secilin aplikacion këtu, ata do të ndryshonin në momentin kur e publikoj këtë. Gjëja më e mirë për të bërë është të kërkoni për cilësimet e privatësisë “emri i aplikacionit”, më pas të kërkoni për udhëzuesin më të fundit. Dhe rivizitoni këtë në mënyrë periodike për t’u siguruar që një përditësim i fundit nuk i hap të gjitha postimet tuaja papritur në botë.
- Përdorni aftësi të kujdesshme të shfletimit
Edhe nëse fëmija juaj nuk ka një llogari të mediave sociale në emër të tij, në një moment ai do të jetë online. Ndërsa ata shfletojnë dhe kërkojnë, ne duhet t’u japim atyre aftësitë për ta bërë këtë në mënyrë të sigurt.
Si YouTube ashtu edhe Google (dy motorët më të mëdhenj të kërkimit) kanë opsione SafeSearch që mund të caktohen. Kjo nuk është e përsosur, por mund të filtrojë disa përmbajtje më pak se të dëshiruara.
Inkurajoni djalin ose vajzën tuaj që të mos mbështetet në një kërkim të hapur në Google kur kërkon informacion. Uebsajti i bibliotekës suaj lokale, bibliotekari i shkollës suaj dhe faqe të tjera publike të besueshme tashmë kanë kuruar burimet më të besueshme dhe më të sigurta të informacionit.
- Mbani miqtë e vërtetë dhe “miqtë” në internet të ndarë
Një nga pjesët më të frikshme të prindërimit dixhital është mundësia që të huajt të kontaktojnë fëmijët tanë, duke pretenduar se janë dikush që nuk janë.
Për më të rinjtë, mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë është thjesht të bllokojnë të tjerët nga kontaktimi me ta. Shumica e mediave sociale nuk janë për fëmijët nën moshën 13 vjeç, dhe ata ndoshta nuk janë gati të përballojnë ndryshimet(hyrjet-daljet), e të qenurit social në internet.
Për të moshuarit që po hyjnë në atë nivel komunikimi, nuk është realiste të bllokojnë të gjitha kontaktet me këdo në hapësirën kibernetike. Por një parim i mirë është që vetëm të bëhen “miq” ose të lidheni me dikë që ata e njohin personalisht.
Pajisni fëmijët e vegjël dhe adoleshentët që të jenë gjithashtu pak skeptikë, sa herë që ndokend nuk e njohin dhe përpiqet t’i kontaktojë. Kthehuni te parimi i fortë për të mos dhënë kurrë informacione personale dhe mësojini ata të mos i besojnë askujt në internet që nuk e njohin tashmë jashtë rrethit te tyre. Në momentin që ai person fillon të bëjë pyetje ose të kalojë një vijë (ndihmojini të dinë se ku është gjithashtu), inkurajojini ata të ndërpresin komunikimin dhe të flasin me ju për këtë.
- Jini të kujdesshëm kur jeni në rrjete publike ose Wi-Fi
Jemi bërë kaq të lëvizshëm me telefonat, tabletët dhe laptopët tanë, sa gjysmën e kohës as që mendojmë se ku jemi. Për sa kohë që ka Wi-Fi, nuk ka rëndësi nëse është Wi-fi i gjyshes apo kafenesë lokale.
E vërteta është se kur lidhemi në një rrjet publik wi-fi, ne jemi të cenueshëm ndaj disa aktiviteteve keqdashëse. Për të gjithë ne, është një zakon i mirë që të mos identifikohemi kurrë në asnjë llogari ndërsa jemi në lidhur me wi-fi publik (me përjashtim të mundshëm të llogarive shkollore në rrjetin e shkollës.) Kjo duhet të përfshijë çdo lloj llogarie ku duhet të shkruajmë një emër përdoruesi dhe fjalëkalim, por është veçanërisht e rëndësishme për gjërat me të vërtetë të ndjeshme, si bankat ose shërbimet mjekësore. Ndoshta kjo është vetëm për ne si prindër, por nuk është shumë herët për të filluar modelimin e kësaj sjelljeje të sigurt dhe t’ua mësojmë fëmijëve tanë.
- Mendoni dy herë përpara se të shkarkoni ose instaloni gjëra
Disa shkarkime mund të përmbajnë viruse ose “pengesa” me qëllim të keq që mund të marrin informacione të ndjeshme nga llogaritë dhe pajisjet. Është shumë e lehtë të klikosh shkarkimin ose instalimin në gjërat që shfaqen në ekranin tënd. Gjithmonë mendoni dy herë.
Për aplikacionet, sigurohuni që të kontrolloni komentet dhe madje të kërkoni për emrin e aplikacionit për të parë nëse ka të tjerë që kanë pasur probleme. Me “filet”, kini dyshime për ato me shtesa (gjërat pas prapashtesës si .exe ose .dmg) që nuk i njihni. Pyesni veten nëse mund t’i besoni burimit nga vjen “file”.
Një zonë tjetër për t’u parë janë shtesat e shumta të shfletuesit në dispozicion. Fëmijëve u pëlqen t’i instalojnë në Chrome ose Firefox për të shtuar disa funksione (ose lojë!) në përvojën e tyre të shfletimit. Ndonjëherë, këto mund të krijojnë konflikte që ngadalësojnë kompjuterin ose laptopin. Në rastin më të keq, ato mund të jenë spam, viruse ose vjedhës të dhënash me qëllim të keq.
- Mbikëqyrja e prindërve është (ende) një gjë e mirë
Asnjë filtër, kontroll prindëror ose aplikacion monitorimi nuk është i sigurt. Asnjë nga këto nuk e zëvendëson nevojën që ne, si prindër dixhitalë, të jemi të zellshëm dhe të vetëdijshëm se çfarë po bëjnë fëmijët tanë, çfarë po ndajnë dhe me kë po ndërveprojnë në internet. Një sfidë, me siguri, por një rol i domosdoshëm që ne luajmë.
Sa më të qarta t’i bëjmë pritshmëritë për sjelljen në internet, aq më mirë. Ne duhet të përshkruajmë(caktojmë), se kur dhe ku mund të përdorin teknologjinë (për shembull, “pa pajisje në dhomën e gjumit” ose “të gjitha teknologjitë të janë fikur pas orës 20:00”.) Mund të specifikojmë se sa kohë duhet të jenë në linjë, ku mund të shkojnë dhe çfarë cilësish duhet të ketë si qytetarë dixhitalë në rritje.
Një mendim i fundit për privatësinë e fëmijëve tanë në internet
E di që kjo është e ndjeshme. Çështjet e privatësisë në internet duken paksa si një varkë në det me dhjetëra vrima në byk. Ne përpiqemi t’i mbyllim të gjitha, të shqetësuar se na kanë munguar një ose dy. Gjëja e rëndësishme që duhet mbajtur në mendje, kur merret parasysh kjo listë, është të mos trajtoni gjithçka menjëherë. Së pari, sigurohuni që të keni një kuptim të fortë të çështjeve dhe rekomandimeve të privatësisë. Më pas, ndërsa vazhdoni të mbikëqyrni dhe angazhoheni me atë që djali ose vajza juaj po bën në internet, do të shihni “momente të të mësuarit” ku mund të filloni një bisedë për këto gjëra.
Siguria ka qenë gjithmonë (dhe do të jetë gjithmonë) shqetësimi i prindërve kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve tanë. Bota dixhitale në ndryshim të vazhdueshëm na ka dhënë një sërë sfidash të ndryshme. Të armatosur me informacion dhe komunikim të hapur, ne mund t’i përgatisim me besim fëmijët tanë për ta mbajtur veten të sigurt si në të tashmen ashtu edhe në të ardhmen e tyre.
Burimi: Cory, ParentinDigital
Përktheu: Faton Zeqiri, Prinderimi.com