Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Fëmijët tuaj dhe koha e kaluar para ekranit! Shqyrtoni këta 6 faktorë
Tematika

Fëmijët tuaj dhe koha e kaluar para ekranit! Shqyrtoni këta 6 faktorë

PrinderimiBy PrinderimiFebruary 12, 2024No Comments7 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kur bëhet fjalë për kohën para ekranit, çdo prind është në kërkim të një formule të përsosur: një numër ideal minutash që duhet t’u lejojmë fëmijëve tanë në ekranet e tyre.

Nuk ka asnjë numër magjik.

Ekspertë dhe burime të ndryshme do të sugjerojnë një kohë (si jo më shumë se 30 minuta në ditë), por si ta faktorizojmë atë në kohën e detyrave të shtëpisë? A “llogaritet” edhe kjo? Dhe a ndikon lloji i aktivitetit në sasinë e kohës që i lëmë të kenë në ekranet e tyre?

Përgjigja aktuale është se ne, si prindër, duhet t’i përcaktojmë këto kufij dhe pritshmëri për fëmijët tanë.

Këtu janë disa parime që duhet marrë parasysh kur krijoni udhëzimet për kohën para ekranit që kanë më së shumti kuptim për familjen tuaj.

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • 1.      Cilësia kundrejt sasisë së kohës para ekranit
  • 2.      Mosha e fëmijës
  • 3.      Faktori i besimit
  • 4.      Filtrat dhe mjetet e monitorimit
  • 5.      Vlerat e familjes suaj
  • 6.      Personaliteti i fëmijës suaj
  • Si do ta personalizoni kohën para ekranit?

1.      Cilësia kundrejt sasisë së kohës para ekranit

Nëse e trajtojmë të gjithë kohën para ekranit si të njëjtë, ne humbasim një mundësi për t’u mësuar fëmijëve tanë një mësim të vlefshëm për përdorimin e tyre të teknologjisë. Ka një ndryshim midis asaj çfarë ata po bëjnë dhe sa gjatë po e bëjnë atë.

Sigurisht, ka një kohë për t’u relaksuar dhe për të parë diçka në internet. Por nëse kjo është gjithçka që po bëjnë fëmijët tuaj, a duhet ta bëjnë atë për shumë gjatë? Nuk mungojnë studimet që na kujtojnë disa nga efektet e dëmshme të shikimit të tyre gjatë dhe pasiv, si rritja e obezitetit në fëmijëri, diabetin e tipit 2, çrregullimet e gjumit dhe probleme te shëndetit mendor.

Nga ana tjetër, nëse ata janë duke parë video se si të palosin origami ose të luajnë një lojë të re ose të vizatojnë kafshë me dorë të lirë, a duhet t’ua heqim pajisjen nga duart kur ata të arrijnë kohëzgjatjen e 30 minutave? Mendoj se është veçanërisht e rëndësishme të vlerësohet koha para ekranit që kombinon teknologjinë dhe botën reale, botën fizike përreth tyre.

2.      Mosha e fëmijës

Ka disa udhëzime vërtet të mira për të filluar, dhe ne nuk duhet të injorojmë ata që i sugjerojnë ato. Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) së fundmi përditësoi rekomandimet e tyre.

Foshnjat dhe të vegjlit duhet të jenë shumë të kufizuar ne përdorimin e ekranit, përveç nëse ai inkurajon ndërveprimin ballë për ballë. Për periudha të shkurtra kohore, është në rregull t’i lejojmë ata, për shembull të flasin me kamerë me gjyshen dhe gjyshin. Përndryshe, ata duhet të eksplorojnë botën reale 3D rreth tyre, dhe jo një paraqitje 2D të saj.

Fëmijët e vegjël të moshës shkollore mund të fillojnë të eksplorojnë, por koha e tyre para ekranit duhet të jetë interaktive dhe e kufizuar në periudha të shkurtra. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që nuk mund të shikoni të gjithë së bashku një film familjar dy-orësh. Kjo mund të jetë kohë sociale, familjare në vend që fëmija, i izoluar të fshihet pas një ekrani për orë të tëra.

Përderisa fëmijët rriten, ata mund të fillojnë të kalojnë periudha më të gjata para ekranit. Por, parime te tjera këtu fillojnë të orientojnë secilin prej nesh në përcaktimin e kufijve më të mirë ose të pritshmërive për secilin fëmijë.

3.      Faktori i besimit

Përveç nëse nuk do t’i vëzhgoni mbi shpatullat e tyre (në kuptimin e plotë të fjalës ose në mënyrë digjitale) gjatë çdo minute të kohës para ekranit, ne duam të jemi në gjendje t’u besojmë fëmijëve tanë që të bëjnë zgjedhje të mira.

A e kanë fituar besimin tuaj në fusha dhe situata të tjera? A keni vënë re një rritje të gënjeshtrës apo justifikimit? A janë ata të shpejtë për të kërkuar falje dhe për të marrë përgjegjësinë për veprimet dhe gabimet e tyre? A kanë demonstruar tipare të mira të karakterit në ndërveprimet ballë për ballë me të tjerët?

Të gjitha këto cilësi (të mira dhe të këqija) do të zmadhohen kur të dalin para ekranit, dhe veçanërisht kur të hyjnë online.

Më me rëndësi, a i kemi mësuar specifikisht se si duket qytetaria e mirë digjitale, çfarë përmbajtje është e përshtatshme dhe e papërshtatshme, dhe çfarë të bëjnë në një situatë të vështirë online? Nëse nuk i kemi pajisur ata për të bërë ato zgjedhje të mira, atëherë duhet ta marrim parasysh këtë. Ata thjesht mund të mos jenë të përgatitur për të qenë online të vetëm.

4.      Filtrat dhe mjetet e monitorimit

Sa më shumë të keni internetin dhe pajisjet e kyçura dhe të gjurmuara, aq më rehat mund të ndiheni për t’i lënë ata të hyjnë për pak kohë online. Nëse ata e dinë se çdo hap digjital që ata ndërmarrin potencialisht po shikohet dhe regjistrohet në vazhdimësi, aq më mirë.

Sigurisht, duhet të jeni të kujdesshëm ndaj këtij lloji të vetëkënaqësisë dhe mbështetjes së tepërt në mjetet e sigurisë në internet. Asnjë mjet nuk është i përsosur; ka gjithmonë boshllëqe dhe mangësi. Përtej kësaj, programet dhe pajisjet e filtrimit dhe monitorimit nuk zëvendësojnë prindërimin. Është përgjegjësia jonë të përdorim menaxhimin e kohës para ekranit për t’i mësuar fëmijët tanë për përdorimin e mirë dhe pozitiv të teknologjisë.

Nëse nuk keni filtra në lidhjen tuaj të internetit dhe nuk keni vegla për filtrim të instaluara në asnjë pajisje, do t’ju duhet të jeni shumë kufizues dhe të kujdesshëm për kohën para ekranit. Të kesh këto vegla të instaluara siç duhet dhe me një qasje të ekuilibruar, mund të bëhen asistentë të shkëlqyer për ju derisa menaxhoni kohën e tyre para ekranit.

5.      Vlerat e familjes suaj

Një shtresë tjetër mbi të gjitha këto konsiderata janë edhe prioritetet dhe pritshmëritë tuaja familjare. Ajo që ju vlerësoni si familje dhe sa peshë i jepni çdo aktiviteti duhet të ndikojë gjithsesi në kohën e lejuar para ekrani.

Nëse koha jashtë shtëpisë, leximi, lojërat familjare, aktivitetet vullnetare ose aktivitete të tjera janë të rëndësishme për ju si prindër, ju dëshironi t’i inkurajoni këto te fëmijët tuaj. Për ta bërë këtë, do t’ju duhet t’u lini atyre hapësirë ​​duke ju kufizuar kohën para ekranit.

Sigurimi i një pushimi të mirë gjatë natës përkthehet në kufizimin e kohës para ekranit gjatë natës si dhe telefonat e vendosur në karikues në katin poshtë. Sjelljet e mira dhe mikpritja nënkuptojnë “Nuk ka kohë para ekranit kur jemi me shoqëri”. Mirësia, bujaria, respekti, kryerja e pjesës së duhur të punëve te shtëpisë dhe shumë tipare të tjera të karakterit mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sasinë dhe llojin e kohës para ekranit në shtëpinë tuaj.

6.      Personaliteti i fëmijës suaj

Ju e njihni fëmijën tuaj më mirë se kushdo. Ju e dini se çfarë i bën ata të lumtur, çfarë i nxit ata, çfarë ata mund dhe nuk mund të përballojnë mirë, si merren me ndryshimet…dhe shumë aspekte të tjera të personalitetit të tyre përgjatë zhvillimit.

Duke marrë parasysh natyrshmërinë e tyre “lidhja ne pajisjet elektrike” shpesh anashkalohet në pyetjen se Sa kohë? Ne i kemi vëzhguar gjatë gjithë jetës së tyre, kështu që pse të mos e marrim parasysh gjithë atë njohuri kur vendosim pritshmëritë e kohës para ekranit.

Pyesni veten:

  • Si përgjigjen ata kur u kërkoni të largohen nga ekrani?
  • Si reagojnë kur ju kërkoni të shihni ekranet e tyre?
  • Si kanë reaguar ata kur ju është dashur të përballeni me ta në të kaluarën?
  • A janë ata të mirë në vetë-rregullimin? Nëse ju thoni “Pesë minuta”, a largohen për pesë minuta?
  • A vini re ndonjë ndryshim në humorin e tyre menjëherë pasi të kenë dalë nga ekrani? Mënyra se si ata trajtojnë vëllezërit e motrat apo ju, prindërit? Më shumë debate dhe më pak pajtueshmëri?

Nuk mund të anashkalojmë faktin që koha e ekranit ndikon ndryshe tek secili prej nesh (unë thash “ne”!).

Si do ta personalizoni kohën para ekranit?

Ju mund të jeni duke menduar tashmë, nëse i mendoj të gjithë këta faktorë, a do të dal me standarde të ndryshme për secilin nga fëmijët e mi.

Po. Përgatituni për ankesat dhe thirrjet për “drejtësi”. (Çfarëdo që të jetë.)

Ka shumë gjëra që ne lejojmë ose kufizojmë, bazuar në moshën e fëmijëve tanë, pjekurinë, nivelet e besimit, etj. Qëndrimi zgjuar gjatë natës, ecja vetë te një mik, përgatitja vet e ushqimit të tyre, vozitja.

Pse edhe koha e tyre para ekranit nuk mund të jetë specifike për secilin fëmijë, gjithashtu?

Si e trajton familja juaj çështjen e “kohës para ekranit”? Shpërndaje në komentet më poshtë.

Burimi: Parenting Digital
Autor: Cory
Përktheu: Faruk Begoll, Prinderimi.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleSi të përballemi ne ndjenjën e pamjaftueshmërisë?
Next Article 7 konsiderata kur blini dhurata teknologjike për fëmijën tuaj
Prinderimi

Related Posts

Aftësitë digjitale

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025
Atësia

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025
FOKUS

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,980

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,267

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,698
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aftësitë digjitale

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

PrindërimiJune 5, 2025
Atësia

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

PrindërimiJune 5, 2025
FOKUS

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

PrindërimiJune 5, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,980

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,267

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,698
Të zgjedhura

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.