Psikologjia e pragut
PRAGU I PRANUESHËM
VIJA E PRANIMIT
PRAGU I PAPRANUESHËM
Sjelljet e fëmijëve dhe të çdo individi kanë vendin përkatës në këtë dritare. Aprovimi apo mosaprovimi i disa sjelljeve varet nga ndjenjat që na përfshijnë në momentin kur jemi përballë sjelljes.
Nëse gjatë një veprimi të caktuar (për shembull, kur fëmija kruan hundën) provojmë ndjenja negative (nxehemi dhe bërtasim), kjo do të thotë se nuk e pranojmë veprimin në fjalë. Nëse nuk provojmë ndjenja të tilla (për shembull, po diskutojmë me nerv me një mik), edhe mund ta shpër- fillim atë sjellje, edhe mund të mos reagojmë.
Në këtë rast duhet të dimë se pragjet e pranimit nuk qëndrojnë vazhdimisht në të njëjtin vend – ata ndryshojnë.
Kemi tre faktorë që i bëjnë dinamike pragjet e pranimit/ aprovimit:
1. uni,
2. fëmija,
3. mjedisi.
a. Uni nëse jam në formë, nëse unë dhe familja ime nuk kemi ndonjë problem shëndetësor apo diçka të kësaj natyre; nëse nuk jam me ngut; nëse nuk kam patur ndonjë zënkë me bashkëshorten/bashkëshortin etj. gjatë ditës, shumë sjellje mund t’i shoh si të pranueshme, madje mund të neglizhoj edhe sjellje që më bëjnë nevrik. Por, nëse jam në një ditë të vështirë, “pragu im i pranimit” është shumë i ngushtë.
b. Fëmija aprovimi ose mosaprovimi i sjelljeve të fëmijëve varet nga mosha dhe gjinia. Thithja e gishtit nga një fëmijë dy-vjeçar mund të pranohet, por jo nga një tetë- vjeçar. Prindërit mund të reagojnë edhe në bazë të ngjash- mërisë së fëmijëve me ta (nëse u ngjajnë pozitivisht, apro- vojnë; nëse u ngjajnë negativisht, reagojnë me mospranim). Këto janë reagime të pavetëdijshme, të pamenduara, reagi- me që vijnë vetëm nga afërsia.
c. Mjedisi – rëndësia që i kushtojmë mjedisit ndikon në aprovimin ose jo të një sjelljeje të caktuar. Për shembull, kur jemi në shtëpi e lejojmë fëmijën që të hajë si të dojë, ndërsa kur shkojmë mysafir diku i kërkojmë që të hajë me kujdes.
Problemet lidhur me mesazhin
Porosia e përcjellë si fjalë ndikon te dëgjuesi si vijon:
a. besueshmëria e fjalës apo e mesazhit gojor është ve- tëm 7%;
b. toni ose mënyra e shprehjes ndikon me 38%;
c. lëvizjet që bëjmë gjatë të folurit, ajo që njihet si gjuha e trupit ndikon me 55%.
Këshillat me fjalë (verbale)
NEGATIVE
Mos fol dokrra! Sa herë duhet të ta them?! Ti kurrën e kurrës… Ti asnjëherë… Ti gjithmonë…. Kjo është marrëzi!
POZITIVE
Nuk më pëlqen stili yt! Më fol pak për këtë! Dua të dëgjoj pak më tepër. Si mund të të ndihmoj? Vërtet ndihesh keq? Të dua!
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Ramazan Shimshek, ”Fëmijët e tabletit” (Metoda psikologjike të kohës për fëmijët e kohës)