Manifestimi i motivit të ulët për mësim
1. Dështimi i nxënësit në të gjitha lëndët dhe dështimi i përsëritur në dy ose më tepër lëndë.
2. Shtyrja e kryerjes së detyrave. Shumë prindër ankohen se fëmijët e tyre nuk i bëjnë detyrat që u kanë kërkuar mësuesit, vetëm pas shumë nxitjeve dhe këshillave. Madje edhe kur i kryejnë detyrat e shtëpisë, i kryejnë me shumë ankesa dhe murmuritje dhe natyrisht punën kurrë nuk e kryejnë mirë.
Sa shpesh ka ndodhur që një nxënësi t’i kërkohet t’i kryejë pesë detyra në matematikë, ndërsa ai i ka kryer dy ose tri dhe të tjerat nuk i ka kryer.
3. Marrja e notave të ulëta në dy ose më shumë lëndë.
4. Kërkimi i preteksteve për të justifikuar mungesën në shkollë.
Shohim se një fëmijë që nuk pëlqen të shkojë në shkollë nuk do të rresht së kërkuari të një arsyeje për të marrë leje nga shkolla. Një ditë ai ankohet për dhimbje të dhëmbit, një ditë për dhimbje të barkut, në ditën e tretë do të thotë se mësuesi nuk ka ardhur, në ditën e katërt do të thotë se në shkollë ka pasur një kremte, e kështu me radhë.
5. Ndodh që fëmija është tepër i aftë për detyrat e shtëpisë ose mësimet janë tepër të lehta. Në këtë rast fëmija do të arrijë rezultate të larta pa përpjekje dhe pa ndonjë dëshirë për të lexuar ose për t’i dashur librat. Familja në këtë rast mund të mos alarmohet, mirëpo në këtë ka një sinjal negativ për të ardhmen. Si ka mundësi që të parashihet ndonjë arritje e ndritshme e një nxënësi, i cili nuk është kureshtar të mësojë ose të arrijë më tepër dituri.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar, “Problemet e fëmijëve”