Naiviteti i adoleshenteve
Mund të thuhet se shumica e gabimeve të njerëzve burojnë nga injoranca ose naiviteti i tyre. Kjo është veçanërisht e vërtetë për adoleshentët dhe adoleshentet. Gruaja gjithmonë është shfrytëzuar dhe manipuluar gjatë historisë për shkak të dobësisë, nevojës dhe papërvojës së saj. Kjo në kohën tonë është më e pranishme sesa në çdo kohë në të kaluarën, duke u lehtësuar shfrytëzimi i tyre nëpërmjet efikasitetit të madh të teknologjisë, e cila ka lehtësuar komunikimin dhe kontaktin midis djemve dhe vajzave. Le të fokusohemi këtu në pika të shkurtra në mënyrat që i bëjnë adoleshentet një cak të lehtë për adoleshentët:
Emocioni i dashurisë fillon më herët te femrat sesa të meshkujt. Ai pasurohet dhe thellohet më tepër. Kjo do të thotë se vajza hapen me gjininë tjetër në një moshë relativisht të re dhe kjo e bën të prirë të bie në kurthe. Në shumë shtete vajza arrin pubertetin në moshër trembëdhjetëvjeçare. Në anën tjetër adoleshenti është i preokupuar me mbarimin e studimeve, me gjetjen e një pune ose me fitimin e kafshatës për familjen e tij.
Vajat zakonisht karakterizohen me besnikëri dhe drejtësi dhe kanë një gatishmëri të thellë për të bërë shumë për tjetrin. Sa shpesh ndodh që një vajzë të këmbëngul në mbajtjen e lidhjes me një të ri pasi e ka zbuluar jobesnikërinë e tij, se ai ka pasur lidhje me vajza të tjera. Ajo mbetet besnike ndaj tij vetëm se ai iu betua se nuk mund të përballonte nëse ajo nuk e thërriste në telefon dhe nuk i mbante lidhjet! Shumë të rinj kanë zbuluar këtë fakt, të jenë hileqarë dhe të shkathët në lidhjet e paligjshme. Ata e dinë si t’i shfrytëzojnë zemrat bujare të vajzave në mënyrë më të paskrupullt dhe më të lirë.
Vajzat kanë pak përvojë në jetë. Ato nuk ndjekin zhvillimet e reja dhe interesat e tyre. Shpesh kufizohen në familje dhe me disa shoqe. Kjo e bën të lehtë që ato të mashtrohen. Kjo më kujton urtësinë e fesë islame kur e përcaktoi se dëshmia e dy grave është e barabartë me dëshminë e një burri në shumë raste. Duke pasur parasysh papërvojën e gruas në shumë situata të jetës bashkë me emocionalitetin e saj, kualifikimi i saj për të dhënë dëshmi është më i pakët sesa i një burri.
Studimet kanë treguar se burri mesatarisht i flet tetëmijë fjalë, ndërsa gruaja mesatarisht i flet 13,000 fjalë. Gruas i pëlqen të folurit dhe është kureshtare të gjejë një dëgjues. Këtë dëshirë ia ka plotësuar mjaftueshëm mundësia për biseda në internet.
Shumë vajza muslimane janë shumë të papajisura shpirtërisht dhe intelektualisht. Në mendjen dhe zemrat e tyre nuk kanë asgjë me vlerë për të jetuar. Qëllimet dhe synimet e tyre janë shumë të cekëta, të mjegullta ose joekzistente. Kësaj i shtojmë kohën e lirë që vajzat e kanë, por nuk dinë si ta përdorin. Për të gjitha këto arsye, shumë prej vajzave shumë lehtë i përgjigjen kërkesave për bisedë nga djemtë e rinj. Fatkeqësisht shumë vajza marrin iniciativë për të bërë biseda të tilla.
Prinderimi.com
Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar, “Adoleshentët”
(Vështrime mbi adoleshentët, si t’i kuptojmë, si t’u qasemi dhe si të ndërveprojmë me ta)