‘’Të rrezikosh të vendosësh kufij është guxim për të dashur veten, edhe kur rrezikojmë të zhgënjejmë të tjerët.’’ – Brené Brown
Në kundërshtim me besimin popullor, kufijtë janë para së gjithash për ju, jo për të mirën e të tjerëve. Kjo prezanton plotësisht dilemën e prindërimit, veçanërisht kur prindërimi në përgjithësi mbështetet në atë ide, që fëmija duhet të vendoset në plan të parë. Nëse guxojmë të vëzhgojmë me kuriozitet kufijtë nga perspektiva ‘unë së pari, pastaj ti’, atëherë ne jemi në gjendje të ripërcaktojmë se çfarë janë kufijtë dhe të krijojmë një bazë për të vegjlit tanë që fillimisht të identifikojnë kufijtë si një praktikë e vazhdueshme, pastaj të zbatojnë të kuptuarit e tyre duke vendosur kufij të shëndetshëm me të tjerët.
Nga kjo qasje, ne përqafojmë vendosjen e rregullave ‘’kufij’’ nga pozicioni i parë i prindit, duke mbështetur kujdestarin për të modeluar kufij të qartë dhe duke lejuar që pyetja e mëposhtme të marrë formë: kush jam unë dhe kush je ti?
Si prindër, është sfiduese të ndajmë nevojat tona nga ato të fëmijëve tanë të vegjël, megjithatë përfitimet e vendosjes së kufijve të qartë për të gjithë anëtarët e familjes janë të pashmangshme. Dr. Michele Borba, një psikologe edukative, thotë se vendosja e kufijve është një mënyrë për të shprehur dashurinë ndaj fëmijëve tanë dhe për t’i mësuar ata të vendosin kufijtë e tyre, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Për më tepër, kufijtë u tregojnë fëmijëve se si të mbrojnë veten dhe të vendosin kufij ndërsa vazhdojnë të zhvillohen.
Vendosja e kufijve të shëndetshëm shkon përtej deklaratave komanduese të tilla si “jo goditjeve”, por si prindër, është më e përshtatshme të pyesim nëse fëmijët tanë i kuptojnë vërtet kufijtë. Përgjigja e shkurtër është po. Mosha dy vjeçare është një periudhë kritike për zhvillimin e trurit të fëmijëve. Gjatë kësaj kohe, lidhja midis qelizave të trurit dyfishohet në krahasim me atë të një të rrituri. Lidhjet janë vendi ku zhvillohet mësimi, kështu që dy herë më shumë lidhje përkthehen në një tru që po mëson në mënyrë efikase (me një ritëm të shpejtë).
Ndërsa shkenca mbështet nocionin se të vegjlit tanë po mësojnë me një ritëm të përshpejtuar, duke u zhytur në atë që vëzhgojnë, si kujdestarë të këtyre fëmijëve kaq të vegjël, mund të jetë sfiduese të qëndrosh në një gjendje kurioziteti kur nga ana zhvillimore ata janë duke përmbushur etapa të reja; duke folur, lëvizur, eksploruar dhe testuar kufijtë me energji të ngazëllyer.
Ju ftoj të lëvizni përtej literaturës së përgjithshme mbi këshillat e prindërimit që trajtojnë të njëjtat nocione të vjetra mbi kufijtë; vendosja e kufijve, komunikimi efektiv dhe respektimi i tyre. Po, këto koncepte janë çelësi për një marrëdhënie të shëndetshme, dhe ju veçse i dini tashmë.
Është koha për të mirëpritur perspektivën e një prindi. Këtu janë 7 mënyra për të ndërtuar kufij të shëndetshëm me vogëlushin tuaj që do të zgjasin një jetë.
7 mënyra për të ndërtuar kufij të shëndetshëm me fëmijët e vegjël
- Përafroni vlerat tuaja thelbësore me veprimet
Vlerat janë besime themelore që udhëheqin mënyrën se si ne sillemi. Ato ndikojnë në mënyrën se si ne sillemi me të tjerët dhe përcaktojnë thelbin e asaj që jemi, ndjenjën tonë për vetveten. Nëse veprimet tona janë në përputhje me vlerat tona thelbësore, ne mund të fillojmë të kuptojmë se çfarë meriton vëmendjen tonë dhe çfarë jo.
Filloni duke pyetur veten, çfarë është e rëndësishme për marrëdhënien tani? Ajo që është e rëndësishme do të mund të ndryshojë; për disa ditë mund të jetë e pandërprerë ose edhe një pushim i shëndetit mendor për t’u rikthyer nga një rutinë plot tension. Nëse jemi të qartë dhe të sinqertë për atë që është e rëndësishme, ne jo vetëm që do të vendosim veprimet tona të ardhshme – ne gjithashtu do të krijojmë kufij të ndërgjegjshëm rreth mënyrës se si zgjedhim të angazhojmë fëmijën tanë dhe ne do të përcaktojmë se çfarë është më e mira për marrëdhënien fëmijë-prind.
Mësimi vëzhgues është një mënyrë për të angazhuar fëmijën tuaj me vendosjen e kufijve. Të mësuarit vëzhgues është një formë e të mësuarit që ndodh përmes shikimit dhe imitimit të sjelljeve të të tjerëve dhe fillon që në lindje. Kjo sugjeron dy gjëra; nuk është kurrë herët për të filluar mësimin e kufijve dhe sjellja juaj bëhet një mjet i qëndrueshëm dhe i fuqishëm për të udhëhequr dhe influencuar fëmijën tuaj – ju jeni modeli më i mirë i tyre.
Ndani kohën për atë që është e rëndësishme për marrëdhënien me vogëlushin tuaj. Duke shprehur qëllimin tuaj me zë të lartë, ju i jepni kufijve një mundësi për të përmbushur vlerat tuaja, duke i mësuar fëmijës tuaj se si t’i japë përparësi dhe të veprojë me qëllimet e tija.
- Praktikoni reciprocitetin
Kufijtë kërkojnë një shkëmbim informacionesh dhe ato ofrojnë mundësi për të ndarë pritshmëritë e qarta se çfarë është në rregull dhe çfarë jo. Për prindërit ose kujdestarët, kufijtë fizikë janë shpesh një prej aspekteve të natyrshme nga ku fillohet, megjithatë unë ju inkurajoj që të eksploroni edhe kategori të tjera kufitare si emocionet, koha dhe paratë.
Reciprociteti kërkon komunikim. Ndërsa mund të duket se vogëlushi juaj nuk e kupton atë që po e thoni, e vërteta është se ai kupton më shumë sesa mund ta shprehë verbalisht. Zhvillimi i gjuhës lulëzon gjatë viteve të hershme, të vegjlit mësojnë fjalë të reja çdo ditë, duke imituar shumë nga ato që dëgjojnë dhe pastaj fillojnë të formojnë fraza të shkurtra duke i vendosur fjalët së bashku.
Kjo pyetje, “A është në rregull nëse…?”, është një pikënisje e shkëlqyer. Ndihmon fëmijën tuaj të fillojë të përcaktojë se cilët kufij do të mbështesin mirëqenien e tij të përgjithshme. Mos pretendoni se : me gjërat që ju ndihen rehat mund të mos jenë ndjesi rehatie për vogëlushin tuaj dhe anasjelltas. Mos harroni të tregoni se çka po ju bënë te ndiheni rehat dhe se cka po ju shqetëson. Kjo e ndihmon fëmijën tuaj të kuptojë se kufijtë duken të ndryshëm për të gjithë, e që më vonë do i ndihmoj të respektojnë ndjenjat dhe nevojat e të tjerëve.
- Ndero veten
Si prindër, ne jemi mësuar me një vetëmohim pothuajse të pamatur; duke e tepruar veten dhe duke thënë po, kur vërtet duhet të themi jo. Të nderosh veten ka të bëjë me prioritizimin dhe investimin në mirëqenien tënde së pari. Është një vendim i drejtë të caktoni kufij rreth mënyrës se si zgjidhni të kaloni kohën tuaj. Bëni një listë se sa shpesh po kujdeseni për veten dhe të jetë kjo një praktikë e qëndrueshme kundrejt pritjes derisa dërrmimi dhe shterimi të arrijnë nivele të rrezikshme.
Brené Brown, një studiuese dhe autore amerikane, zbuloi se njerëzit që ishin në gjendje të vendosnin kufij me të tjerët për t’u përqëndruar tek vetja, ishin gjithashtu njerëzit më të dashur dhe më të dhembshur.
Vetëm duke krijuar një boshllëk të lehtë, një kufi të lehtë mes vetes dhe të tjerëve, do të mund t’i mbështesni dhe të empatizoni me ta në çdo moment nevoje, në mënyrë që problemet e tyre të mos bëhen tuajat. Nëse ju mungojnë shumë kufijtë me të tjerët në një drejtim, d.m.th., jeni shumë i investuar, niveli juaj i ndjeshmërisë mund të bëhet aq ekstrem saqë në fakt ju e bëni sfidën e atij sikur te ishte e juaja. Kjo është arsyeja pse ata që janë në gjendje të vendosin kufijtë e nevojshëm janë në gjendje të jenë më të dhembshurit, sepse kanë hapësirë të mjaftueshme midis tyre dhe problemit për të kuptuar se nuk është i tyre. Vetëm kur e kuptojmë këtë, ne mund t’i ndihmojmë të tjerët dhe të ndjejmë vërtet empati.
Në këtë mënyrë, duke u bërë ‘guximtar’ në të vendosurit e kufijve, ne i japim vetes mundësinë që të bëhemi njerëzit më të dashur dhe më të dhembshur që mund të jemi.
E njëjta gjë mund të zbatohet për fëmijët tuaj, edhe nëse ata janë ende të vegjël. Nëse nuk vendosni asnjë kufi mes vetes dhe fëmijës suaj, mund të rrezikoni të bëheni tepër të shqetësuar për sfidat e tyre dhe aksidentalisht ta shprehni këtë ankth nga jashtë – duke i nënkuptuar vogëlushit tuaj se ju jeni ai i cili është në nevoj për përkujdesje. Kjo nuk është rruga për një marrëdhënie të shëndetshme midis prindit dhe fëmijës.
- Nxitja e të qenurit i pavarur
Vitet e hershme shënojnë një tranzicion; po rritet dëshira e të qenurit i pavarur, porse ata nuk janë ende plotësisht të vetë-mjaftueshme. Pavarësia mbështetet nga një qëndrim “Unë mund ta bëj këtë për veten time” dhe ndërvarësia nga një fëmijë i vogël duhet të duket si një zbaticë midis kryerjes së një detyre vetë dhe nevojës për mbështetje nga të tjerët.
Më lejoni t’ju pyes, çfarë po bëni për vogëlushin tuaj që ai mund ta bëjë vet për veten e tij?Ndërsa filloni të formuloni një listë, mendoni për arsyet që angazhoheni për ta bërë ose për ta marrë përsipër. A është e vështirë të shohësh vogëlushin tënd të frustruar? A është më e shpejt ta bëni vetë?
Kur ne minojmë aftësinë e fëmijës tonë për të bërë gjëra për veten e tij, ne po rrëmbejmë procesin e tyre të të mësuarit dhe zhvillimin e fëmijës, dhe kjo është një shkelje e kufijve. Ne po dërgojmë gjithashtu një mesazh; unë nuk u besoj aftësive tuaja. Merrni kohë për të identifikuar se cilat aktivitete kërkojnë ndihmën tuaj dhe ato që nuk kërkojnë, duke krijuar një kufi që pranon dhe nderon pavarësinë në rritje të vogëlushit tuaj.
- Vëzhgoni gjuhën e trupit
Përveç aftësisë për të thënë “jo”, kufijtë kërkojnë që ju të identifikoni ndjenjat tuaja. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të qenit i vetëdijshëm; ka të bëjë me njohjen e ndjesive fizike që sinjalizohen në trupin tuaj.
Thjesht, kur një kufi i fortë është në linjë, do të ndiheni mirë. Nëse trupi juaj sinjalizon siklet, kontrolloni veten tuaj. Po kërkoni miratim nga të tjerët? A besoni se ndjenjat tuaja janë të vlefshme? A e mbajtët terrenin tuaj, apo i shkelët kufijtë tuaj? Nëse do të ndodhte një gjë e tillë çfarë e shtyu atë?
Sistemi limbik është pjesa e trurit që organizon ndjenjat dhe emocionet. Kjo pjesë emocionale e trurit po piqet me shpejtësi gjatë viteve të hershme dhe këtu kemi vetë-shprehje, reagime dhe nevoja komunikimi.
Etiketimi i ndjenjave të fëmijës suaj ose përshkrimi se si ndihet fëmija juaj bazuar në shenja të dukshme si shprehjet e fytyrës ose gjuha e trupit janë mënyra efektive që të vegjlit të mësojnë ndjenjat, një mjet kyç për vendosjen e kufijve. Bëhuni kreativ, librat, muzika dhe loja me imagjinatë janë të gjitha mjete të shkëlqyera për të përfshirë ndjenjat në jetën tuaj të përditshme.
- Mësoni ndryshimin ndërmjet zhvillimit dhe kufirit
Ndërkohë që ne e dimë në themel se testimi i kufijve është një pjesë normale e fëmijërisë, mund të jetë e vështirë, si prind, ta kujtojmë këtë në një moment kur durimi ynë testohet.
Fëmijët e vegjël janë ego-centrikë, që do të thotë se janë të fokusuar te vetja. Mendimi ego-centrist mbështet pavarësinë e tyre në zhvillim. Pra, kur fëmijët kritikohen ose u mungon aftësia për të pohuar ndjenjën e kontrollit personal, ata mund të fillojnë të ndihen të papërshtatshëm. Paaftësia mund të shndërrohet në varësi të tepruar, vetë-dyshim dhe turp.
Pra, herën tjetër që durimi juaj të vihet në provë, pyesni veten, a po i teston fëmija im në mënyrë aktive kufijtë e mi dhe po zbaton me qëllim sjellje frustruese, apo thjesht po zhvillon pavarësinë e tij? Të jesh në gjendje të dallosh midis të dyjave, do t’ju ndihmojë në vendosjen e duhur të kufijve.
- Praktikoni vetëkontrollin
Ka një zhgënjim të natyrshëm që ndodh kur ne vendosim një kufi, dhe pala marrëse nuk e respekton atë. E mirë apo jo, realiteti i ashpër është, të shprehësh një kufi nuk do të thotë se ai do të respektohet ose akomodohet.
Kjo vërtetë është një pjesë e domosdoshme e të mësuarit të kufijve. Është e lehtë të kapemi në negocimin e kufijve tanë, duke menduar se nëse komprometojmë parametrat tanë ose i komunikojmë nevojat tona ndryshe, personi tjetër do të përgjigjet në mënyrë të këndshme. Kjo vlen për të gjitha moshat dhe fazat, dhe për të gjitha marrëdhëniet, por mund të jetë veçanërisht e vështirë të mos dorëzoheni në rinegocimin e kufijve tuaj kur keni një fëmijë që bërtet në këmbët tuaja.
Sado e vështirë të jetë, rezistoni duke rrezikuar kufijtë tuaj. Ri-negocimi i kufijve tuaj është një mohim i nevojave tuaja. Është një zgjedhje për të anashkaluar nevojat tuaja, në fund të fundit duke thënë “po” për prioritetet e të tjerëve, në vend që të praktikoni vetëkontroll. Kur i ripërcaktojmë kufijtë si zgjedhje, ne krijojmë përgjegjësi për veten tonë.
Jepini vogëlushit tuaj zgjedhje dhe ndiqni. Kjo mbështet pavarësinë e tyre në rritje dhe respekton opinionin e tyre. Pra, çfarë ndodh kur fëmija ynë është i pakënaqur me rezultatin? Bëhet një moment i mësimi, për të eksploruar marrëdhënien midis veprimeve dhe pasojave, zgjidhjes së problemeve dhe marrjes së përgjegjësisë për zgjedhjet tona.
Kufijtë janë kompleks, dhe ndërsa mund të duket sikur fëmijët e vegjël nuk e kuptojnë kuptimin e vërtetë të vendosjes së kufijve, truri i tyre me zhvillim të shpejtë na tregon të kundërtën. Me pavarësinë e tyre në rritje, faza e hershme është një kohë e përkryer për të mësuar mjetet e përshtatshme zhvillimore që do të krijojnë një grup aftësish të forta për të kuptuar dhe vendosur kufijtë për vitet në vijim.
Dhe mos harroni kushtin kyç, kufijtë fillojnë me ju.
Autore: Christina Sieren
Përkthyer nga: Jetlire Maloku, Prinderimi.com