8 pyetje që duhet bërë fëmijëve dhe nxënësve për të zhvilluar mendësinë e tyre të përparimit
“Mësimdhënia e mirë ka të bëjë më shumë me bërjen e pyetjeve të duhura sesa dhënien e përgjigjeve të duhura.” Josef Albers
Me të vërtetë, bërja e pyetjeve të duhura zhvillon aftësitë e të menduarit kritik dhe logjik të fëmijës, duke ia zgjeruar horizontin e të menduarit. Më poshtë gjeni disa shembuj të pyetjeve që nxisin vetëreflektim, qëndrueshmëri dhe një mendësi të orientuar kah përparimi. Ato i bëjnë nxënësit të përqendrohen në përpjekjet e tyre, strategjitë, si dhe potencialin për përmirësim e jo në tiparet dhe rezultatet e pafrytshme.
- Çka ke mësuar nga gabimet e tua?
- Çfarë strategjish ke përdorur për ta zgjidhur atë problem?
- Në ç’mënyrë tjetër do të mund t’i qasesh këtij gabimi herën tjetër?
- Cilat janë sfidat për të cilat je i ngazëllyer t’i zgjidhësh?
- Ç’hapa ke ndërmarrë për t’u përmirësuar në këtë fushë?
- Trego për një sfidë me të cilën po përballesh tani. Si mund t’ia dalësh mbanë?
- Thuaje një gjë që je krenar me të, e cila ka kërkuar nga ti mund dhe vendosmëri.
- Si ndihesh kur e sheh dikë tjetër duke korrur sukses?
Përpjekja e fëmijëve për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve përmirëson reflektimin e tyre dhe i orienton ata kah rruga e zhvillimit të një qëndrimi mosdorëzues. Metodë tjetër për të ushqyer një mendësi pozitive të zhvillimit te fëmijët është duke iu treguar atyre thënie frymëzuese me cak përmirësimin.
Burimi: Splashlearn
Solli në shqip: Prinderimi.com