Si ta ndihmojmë adoleshentin
Askush nuk mund të mohojë dhënien e prindërve pas fëmijëve të tyre dhe dashurinë e thellë të tyre për ta, qoftë kur janë të vegjël qoftë kur rriten. Prindërit nuk kanë nevojë të përkujtohen se duhet t’u kushtohet më shumë vëmendje ose kujdes fëmijëve. Ajo që u nevojitet është një përvojë më e madhe dhe një dituri për mënyrat më të mira të ofrimit të kujdesit.
Është fakt se adoleshentët kanë nevojë për ndihmë. Gjithashtu është fakt se ata kanë nevojë që ne të jemi të durueshëm me ta, të jemi afër tyre dhe t’i lumturojmë. Ata kanë nevojë t’i mbrojmë nga shokë të papërshtatshëm, nga të gjitha llojet e rrezikut që mund t’i hasin kudo që i drejtojnë hapat e tyre.
Siç kam thënë më tepër se një herë, adoleshenca është një fazë tranzicionale, midis fëmijërisë dhe moshës së rritur. Kjo na obligon që kurrë të mos e braktisim adoleshentin ose t’i lëmë të përballen me vështirësitë e jetës pa mbështetjen e më të dashurve dhe më të afërmve të tyre. Kjo vlen sidomos për kohën tonë kur gjërat janë aq të komplikuara dhe të gjitha llojet e befasive ngrehin kokën në çdo moment. Sot, për shembull, shumë njerëz jetojnë në metropole ku fëmijët duhet të përzihen me aq shumë njerëz, saqë nuk di se nga cila anë të mbro- hesh prej rreziqeve që vijnë prej tyre.
Prandaj i themi po mbrojtjes së adoleshentëve dhe e konsi- derojmë si të domosdoshme, mirëpo të mbajmë në mend se adoleshentët e shohin përpjekjen tonë për t’i mbrojtur si të paarsyeshme dhe të ekzagjeruar, madje edhe si përzierje në privatësi.
Ata i shohin brengat tona si të bazuara në rreziqe që nuk ekzistojnë. Përderisa është e vërtetë se neglizhimi i mbrojtjes së adoleshentëve është shumë i rrezikshëm, teprimi në mbrojtje do t’i bënte të dështuar në marrjen e përgjegjësive dhe përfitimin e përvojës që vjen bashkë me rreziqet.
Mesi i artë është që të kemi besim në adoleshentë dhe t’u japim udhëzimet tona për siguri, me shpresë se kjo do të ruajë sigurinë e tyre. Këtu duhet të jemi fleksibil, të jemi të gatshëm të ecim para ose të tërhiqemi një hap mbrapa siç e kërkon situata.
Prinderimi.com
Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar, “Adoleshentët”
(Vështrime mbi adoleshentët, si t’i kuptojmë, si t’u qasemi dhe si të ndërveprojmë me ta)