12 KËSHILLA SE SI TË BËJMË COACHING PËR JETË
për kategoritë e fëmijëve dhe të rinjve
nga Elaine Mead, BSc.
Shqyrtuar shkencërisht nga Amanda O’Bryan, Ph.D.
Për shumë të rinj në botën e sotme moderne, lista e kërkesave me të cilat përballen është e pafundme. Nga studimet në shkollë, menaxhimi i pritshmërive të mësuesve, prindërve dhe miqve të tyre, aftësitë sociale dhe suksesi me hobet e tyre, shëndeti, zhvillimi personal apo thjesht kuptimi i botës përreth tyre.
Çdo prind dëshiron ta shohë fëmijën e tij të ketë sukses, dhe askush nuk dëshiron ta shohë atë duke luftuar (vetëm për mbijetesë). Me kaq shumë këshilla dhe udhëzime të disponueshme për t’i mbështetur ata gjatë ‘tranzicioneve’ të vështira të fëmijërisë, në adoleshencë, në moshë madhore, disa nga konceptet nga ajo që njihet si Coaching (trajnim) këtu, mund të sjellin shumë vlerë dhe mund të ndihmojnë të rinjtë.
Në këtë artikull, ne do të hedhim një këndvështrim saktësisht se çfarë nënkuptojmë me “coaching për jetë” (trajnimin motivues) për fëmijët e vegjël, me disa këshilla për seanca efektive dhe se si këto mund të përdoren me fëmijët, për t’i ndihmuar ata të kenë sukses me çdo gjë që u hedh jeta sipër.
Çfarë është coaching?
Ka disa përkufizime të ndryshme të coaching, dhe kjo mund të varet nga lloji i coaching që kërkoni dhe cila është arsyeja themelore për ta kërkuar atë. Disa përkufizime të njohura përfshijnë:
‘’Coaching është t’i ndihmosh të tjerët të mësojnë, më shumë sesa t’i mësosh.’’ (Gallway, 1986)
‘’Zhbllokimi i potencialit të një personi për të maksimimalizuar performancën e tij.’’ (Whitmore, 2002)
Njerëzit që marrin përsipër rolin e trajnerit (coach) shpesh i referohen vetes si një “trajner për jetë”, zakonisht me një fushë specifike të jetës ose zhvillimit professional, në të cilin ata specializohen.
Fjalori i Kembrixhit përcakton një life coach si:
“Dikush që i ndihmon klientët të vendosin se çfarë duan në jetën e tyre dhe si ta arrijnë atë.”
E thënë thjesht, coaching është marrëdhënia midis dy individëve, njëri si trajner dhe tjetri si “klient”. Njerëzit mund të angazhojnë një life coach (trajner jetësor) ose të kërkojnë coaching për shumë aspekte të ndryshme të jetës, duke përfshirë këtu:
- Zhvillimi i karrierës profesionale
- Trajnimi personal ose synime shëndetësore
- Zhvillimi personal ose qëllimet e marrëdhënieve jetësore
- Zhvillimi i biznesit të vogël ose sipërmarrjes
- Mbështetje dhe tejkalim i varësisë/zakoneve shkatërruese
Coaching është një rrugë e shkëlqyeshme për t’u ndjekur nëse keni një ide ose objektiv të qartë në mendje për diçka që dëshironi të arrini ose të kapërceni në jetën tuaj, por nuk jeni të sigurt saktësisht se si të arrini atje. Nëse ka sjellje që dëshironi t’i ndryshoni ose përmirësoni, por nuk ke strukturë dhe motivim për ta bërë atë, coaching është një burim që duhet zgjedhur.
A është coaching i njëjtë me terapinë?
Coaching është shumë i ndryshëm nga këshillimi dhe terapia klinike. Terapia zakonisht mbështetë një person me gjendje të ndryshme të shëndetit mendor ose emocional, në mënyrë që t’i ndihmojë ata të menaxhojnë gjendjen e tyre. Terapia gjithashtu i ndihmon individët të përballojnë traumat e kaluara nga një incident ose përvojë specifike në jetën e tyre, siç është humbja e një personi të dashur.
Dallime të tjera kryesore përfshijnë:
- Për të ushtruar profesionin si terapist apo këshilltar kërkohet diploma dhe kualifikimi profesional, si dhe regjistrimi në organet profesionale dhe licenca profesionale përkatëse. Është një profesion shumë më i ngritur, krahasuar me coaching (për të mos thënë që coaching nuk është po aq i barazvlefshëm me të).
- Terapia ose këshillimi zakonisht reflektojnë mbi përvojat e kaluara dhe se si ato ndikojnë në të tashmen. Coaching është më i fokusuar në mbështetjen e së tashmes për të krijuar një të ardhme më pozitive (Robbins, 2019).
- Coaching ka një fokus në qëllime më të drejtpërdrejta, të arritshme dhe në hapa të prekshëm që kërkohen për t’i arritur ato. Terapia dhe këshillimi janë më pak të përqendruara në rezultate, me theks në ndërgjegjjen e brendshme dhe zhvillimin e ndërgjegjshëm personal (Stephens, 2018).
- Terapia dhe këshillimi mund të zhvillohen gjatë shumë viteve, për aq kohë sa individi mendon se e kërkon atë ose për aq kohë sa ajo i ndihmon. Coaching priret të jetë afatshkurtër për shkak të fokusit në rezultate (Stephens, 2018).
Këto janë dallime më të përgjithshme midis të dyjave dhe mund të mos jenë gjithmonë të vërteta. Në të vërtetë, ka shumë kryqëzime dhe ngjashmëri. Vendosja se cila rrugë është e duhura për ju ose fëmijët tuaj do të varet nga ajo që shpresoni të arrini ose të merrni mbështetje në procese afatgjata.
Një vështrim në coaching për fëmijë
Kur bëhet fjalë për coaching për fëmijë, personat më të mirë për këtë punë janë pothuajse gjithmonë prindërit (Baras, 2019).
Një pjesë e madhe e prindërimit është mbështetje e fëmijëve për të arritur potencialin e tyre, për të zbuluar se cilat mund të jenë pasionet dhe qëllimet e tyre dhe për t’i ndihmuar ata të punojnë drejt rrugëve të ndryshme të suksesit në mënyra që janë kuptimplote. Kur mendojmë për prindërimin, rrallëherë marrim parasysh konceptet e përcaktimit të qëllimeve për fëmijët tanë, mënyrën se si bëjmë çmos për veten tonë, por pse jo? Kjo nuk ka të bëjë me presionin ndaj fëmijëve për të marrë vendime të vështira për të ardhmen e tyre, por për t’i inkurajuar ata të jenë kurioz se si mund të duket jeta për ta.
Coaching efektiv gjithashtu mund t’i ndihmojë fëmijët e vegjël të fillojnë zhvillimin në disa aftësi personale që do t’i ndihmojnë ata duke u rritur. Duke përfshirë:
- Qëndrueshmërinë
- Tejkalimin e dështimeve
- Besimin për të shkuar pas asaj që duan
- Zgjidhjen kreative të problemeve
- Qasjen e hapur dhe kurioze ndaj sfidave dhe ideve të reja
- Bashkëpunimin dhe ndarjen
- Mësimi i aftësive, teknikave, mjeteve dhe koncepteve të coaching mund të jetë një mjet i shkëlqyeshëm për prindërit, mësuesit ose këdo përgjegjës për mbështetjen e fëmijëve të vegjël.
- Mund të ndihmojë në ofrimin e një kuadri për të punuar me të rinjtë në mënyra të reja, që mund të përshtaten për të mbështetur më së miri individët. Kur bëhet mirë, kuadri i trajnimit për fëmijët e vegjël mund t’i ndihmojë ata të ndihen të fuqizuar dhe pozitivë për atë që duan të bëjnë dhe çfarë mund të arrijnë.
Çfarë është coaching i emocioneve për fëmijët?
Si të bëheni një trajner jetësor i trajnimit të emocioneve? – është një fushë e psikologjisë së marrëdhënieve, e fokusuar në mënyrë specifike në trajnimin e të rinjve për besim emocional, besim social dhe mirëqenie.
Trajnimi i emocioneve vendos një theks në ndihmën e fëmijëve për të kuptuar dhe rregulluar reagimet e tyre emocionale, në vend që të përpiqet t’i detyrojë ata të ndryshojnë sjelljen e tyre përmes sistemeve të shpërblimit dhe ndëshkimit (Gottman, Katz & Hoover, 1996).
Përdorimi i sistemeve të shpërblimit dhe ndëshkimit mund të funksionojë me fëmijët në një afat të shkurtër, por hulumtimi ka treguar se me kalimin e kohës këto modele të sjelljes shtrënguese bëhen gjithnjë e më joefektive (Bloom, 2009).
Trajnimi i emocioneve është shumë i dobishëm pasi i ndihmon fëmijët të kuptojnë pafundësinë e emocioneve të tyre, pse ato mund të ndodhin dhe si t’i komunikojnë e kapërcejnë ato (Weare & Grey, 2003).
Teknika e trajnimit të emocioneve përbëhet nga dy elemente:
Empatia – Kjo kërkon që prindi të pezullojë çdo reagim ndaj sjelljes që një fëmijë mund të shfaqë, dhe në vend të kësaj të fokusohet në emocionet që shfaqin. Në këtë pjesë të trajnimit, është e rëndësishme të ndihmoni fëmijën të njohë dhe etiketojë reagimet e tij emocionale, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë emocionet e tyre.
Udhëzimi – Pjesa e dytë e modelit të trajnimit kërkon udhëzime për të shpjeguar pse kanë lindur emocionet. Në varësi të situatës, kufizimet mund të zbatohen ende për sjelljen (për shembull, duke e bërë fëmijën të marrë një pushim si pasojë e sjelljes së dobët), por fokusi duhet të jetë në drejtimin e fëmijës se pse ata janë sjellë në mënyrën se si ata janë sjellë dhe kanë (në përgjigje të një emocioni) dhe përse si pasojë po zbatohet koha e pushimit.
Gottman (1993) ishte një psikolog kyç në këtë fushë. Hulumtimi i tij fokusohet në marrëdhëniet familjare dhe qëndrimet e prindërve, dhe nga ana tjetër se si këto ndikojnë në sjelljen e fëmijëve të tyre. Kur ai filloi kërkimin e tij për herë të parë, literatura dhe burimet në dispozicion ishin shumë të kufizuara dhe dukej se ushtronin shumë presion mbi prindërit për të rritur fëmijë emocionalisht të fortë, pa mbështetjen për ta bërë këtë. Gottman kreu një numër studimesh duke eksploruar më tej stereotipet prindërore, se si këto stereotipe ndikojnë në zhvillimin emocional te fëmijët dhe se çelësi është të ndihmojmë prindërit të kuptojnë emocionet që ekzistojnë pas sjelljeve ‘problematike’ të fëmijëve të tyre.
Katër stereotipet kryesore prindërore që ai identifikoi ishin:
- Prindi shpërfillës – ky lloj prindi është i shpejtë për të tallur ose për të frenuar reagimet emocionale, shkëputet nga emocionet nga vetja ose fëmijët e tyre dhe përdorë teknika shpërqendrimi për të trajtuar sjelljen problematike në vend që të kuptojë pse po ndodhë.
- Prindi që nuk miraton – ky lloj prindi është i ngjashëm me prindin shpërfillës, por shumë më negativ, i drejtpërdrejtë dhe kritik ndaj reagimeve emocionale të fëmijëve të tyre. Ata shpesh shfaqin gjithashtu sjellje kontrolluese ose manipuluese për të disiplinuar fëmijët e tyre dhe nuk kanë interes të kuptojnë emocionet e fëmijëve të tyre.
- Prindi Laissez-Faire – ky tip prindëror është më i qetë, por në të njëjtën mënyrë nuk ofron ndonjë mbështetje apo udhëzim për të eksploruar dhe kuptuar përgjigjet emocionale, ose se si këto lidhen me sjelljen e fëmijëve të tyre. Ata zakonisht e përdorin kohën si një mjet për t’u marrë me sjelljen problematike, thjesht ‘duke e pritur’ në vend që të merren me çështjen në mënyrë proaktive.
- Prindi i mirë – Gottman sugjeron se ky është lloji më pak i zakonshëm i prindërve dhe ai e ka quajtur gjithashtu “Trajneri i Emocioneve” (emotions coach). Ky prind merr kohë për të kuptuar nevojat dhe përgjigjet emocionale të fëmijëve të tyre dhe u ofron udhëzime atyre për të kuptuar veten e tyre. Ata promovojnë sjellje pozitive përmes teknikave të vetërregullimit dhe vetëdijes më të mirë.
Pesë hapat kryesorë të trajnerit të emocioneve:
Gottman zbuloi se i ashtuquajturi “Prind i mirë” ose “Trajneri i Emocioneve” shfaq vazhdimisht sjelljet ose hapat e mëposhtëm, që i lejuan ata të ndërtonin një mirëkuptim dhe lidhje më të mirë me fëmijët e tyre dhe përgjigjet e tyre emocionale:
- Jini të vetëdijshëm për emocionet e ndryshme të fëmijëve dhe mënyrën se si ata i shfaqin ato nga jashtë
- Dijeni se, shprehja emocionale është një mundësi për të ndërtuar një marrëdhënie më të thellë me fëmijët tuaj
- Tregoni ndjeshmëri dhe vërtetoni emocionet e fëmijëve, por ndihmojini ata të kuptojnë pse reagojnë në atë mënyrë
- Jepuni fëmijëve fjalët dhe etiketat e duhura për t’i përdorur për të komunikuar emocionet e tyre
- Dini kur të vendosni kufij në zgjidhjen e problemin ose në adresimin e tij.
Angazhimi me fëmijën në këtë mënyrë i ndihmon ata të ndërtojnë të kuptuarit e tyre njohës të emocioneve të tyre dhe se si ata janë të lidhur me sjelljen e tyre, si dhe i inkurajon ata të adoptojnë teknika pozitive të vetërregullimit (Rose, Mcguire-Snieckus & Gilbert, 2015).
5 Përfitimet e trajnimit për fëmijët
Kur trajnimi bëhet siç duhet, përfitimet për fëmijët e vegjël mund të jenë të shumta. Trajnimi mund t’i ndihmojë fëmijët e vegjël të zhvillojnë aftësitë dhe atributet e jetës që do t’u mundësojnë atyre të punojnë dhe të kapërcejnë disa nga sfidat dhe vendimet më të vështira të jetës.
Trajnimi nuk ka të bëjë me fitore ose rregullime të shpejta, por me një fokus në zhvillimin e vazhdueshëm me kalimin e kohës. Nëse është ëndrra juaj t’i rrënjosni këto atribute tek fëmijët, atëherë mund të mësoni më shumë për t’u bërë një trajner i aftësive jetësore pikërisht në këtë artikull.
Përfitimet e trajnimit të fëmijëve të vegjël përfshijnë gjithashtu:
- I ndihmon ata të kuptojnë se arritjet nuk janë gjithmonë të barabarta me lumturinë. Marrja e rezultatit më të lartë të testit, fitimi i një konkursi ose marrja e vendit të parë në lojën sportive është një ndjenjë e mrekullueshme dhe përvojë emocionuese, po! Por, ajo për të cilën do të bien dakord shumë të rritur është se, lumturia nuk ka të bëjë vetëm me fitoren. Trajnimi mund t’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë se, po, fitorja është e mrekullueshme, por nuk është masa e vetme e suksesit ose mënyra për t’u ndjerë të lumtur.
- Mësojnë se emocionet dhe përvojat e tyre janë dy gjëra të ndara: Fëmijët shpesh kalojnë një kohë me emocione gjatë çdo dite të caktuar, bazuar në çfarëdo që po ndodh, sa të lodhur ndihen, nëse janë të uritur apo edhe nëse lëngu i tyre është shërbyer në filxhan me ngjyrë të gabuar!
Trajnimi mund t’i ndihmojë ata (dhe ju si prind) të eksplorojnë pse lindën emocionet dhe t’i ndajë ato nga përvojat e tyre. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse, për shembull, humbasin një konkurs ose marrin një notë të ulët. Veçanërisht trajnimi i emocioneve mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë se ndihen të trishtuar sepse nuk ia dolën aq mirë sa shpresonin – dhe kjo është në rregull – por kjo përvojë nuk përcakton se kush janë ata.
- I ndihmon ata të krijojnë ekuilibër dhe kuriozitet: Kur fëmijët tregojnë aftësi për diçka, mund të jetë e lehtë ta kapni dhe ta inkurajoni fokusin e tyre të plotë për të qenë në atë gjë: qoftë ky një instrument muzikor, sport apo ndonjë hobi tjetër. Fëmijët marrin përvojat e tyre nga ne dhe shpesh do të vazhdojnë asisoji. Trajnimi ndihmon për të siguruar një afinitet për një gjë të veçantë dhe të kesh interesa e kuriozitet për të eksploruar fusha të reja/të dobishme në planin afatgjatë.
- Të kuptosh më mirë se të gjithë janë të ndryshëm, dhe kjo është NË RREGULL: Duke mos i futur fëmijët në një ‘’thes’’, që të interesohen vetëm për një gjë, ose vetëm për gjërat për të cilat ne vetë jemi më të interesuar, ne i lejojmë ata të zhvillojnë një kuptim më të madh të fushës së gjerë të interesave dhe pasioneve që ekzistojnë aktualisht dhe ata të mësojnë se nuk ka ‘gjëra të gabuara’ ose ‘gjëra të drejta’ për të shijuar jetën ose për të qenë të lumtur.
- Mban një fokus në ndërtimin autentik të karaktereve: Trajnimi mund t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë se çfarë i bën ata të ndihen të lumtur. Bëhet fjalë për të punuar shumë, për të bërë më të mirën dhe për të kapërcyer pengesat kur ato lindin. Trajnimi është një grup teknikash dhe mjetesh për të ndihmuar në formimin e atributeve dhe zakoneve të mira, në mënyra argëtuese pozitive. Kjo, nga ana tjetër, mund t’i ndihmojë fëmijët e vegjël të mësojnë se jeta në fund të fundit ka të bëjë me udhëtimin, jo me shpërblimet.
Si t’i trajnoni në mënyrë efektive fëmijët?
Ka kaq shumë teknika dhe metoda të ndryshme në dispozicion kur bëhet fjalë për trajnimin. Është e rëndësishme të siguroheni që të gjeni ato që ju duken të natyrshme dhe të punoni më mirë me fëmijët individualë që po trajnoni. Mendoni për kohën kur keni qenë në shkollë. A ka pasur ndonjë trajner apo mësues që ka rënë në sy? Çfarë ishte tek ata që ju mbajti të angazhuar dhe të shijoni seancat e tyre? Kjo është një pikënisje e shkëlqyer për të filluar ndërtimin e një ideje se si të stërviteni në mënyrë efektive. Disa tregues të tjerë përfshijnë:
Mos harroni rëndësinë e lojës
Loja është jashtëzakonisht e rëndësishme gjatë fëmijërisë. Fëmijët përfshihen në lojë për një sërë arsyesh, por një nga arsyet kryesore që studiuesit bien dakord është të kuptojnë botën më të gjerë që i rrethon dhe përvojat e tyre. Derisa rritemi, ne përfshihemi gjithnjë e më pak në lojë, gjë që mund ta bëjë të vështirë për trajnerët që ta konsiderojnë këtë si një aspekt të rëndësishëm të seancave të tyre. Loja inkurajon kreativitetin, zgjidhjen e problemeve, kuriozitetin dhe eksplorimin e hapur, kështu që për një seancë stërvitore efektive, sigurohuni që të përfshini disa aktivitete të dobishme të lojërave.
Merrni teknikat më të mira të komunikimit
Kur mendojmë për komunikimin, menjëherë mendojmë se çfarë themi dhe si e themi, por komunikimi efektiv është shumë më tepër se kaq. Komunikimi efektiv përfshin shumë dëgjim, pyetje, gjuhën e trupit (veçanërisht me fëmijët) dhe ndarjen e njohurive në vend të tregimit. Është po aq e rëndësishme të siguroheni që përdorni fjalor dhe terminologji të përshtatshme për moshën, por jo të folurit për fëmijën. Gjetja e ekuilibrit të duhur të komunikimit dhe përshtatja e saj me fëmijët që po trajnoni, do të shihni rezultate të shkëlqyera.
Mos harroni të planifikoni
Planifikimi është absolutisht vendimtar. Planifikoni se çfarë dëshironi të jetë rezultati i çdo séance dhe kur zgjidhni aktivitete pyesni veten “A do të doja ta bëja këtë?” – nëse përgjigja është jo, zgjidhni diçka tjetër!
Mendoni se çfarë mund të shkojë keq dhe si do ta ndërmjetësoni për këtë. Si mund ta përshtatni seancën me kohën kur një aktivitet përfundon? Po sikur aktiviteti të merr shumë më pak kohë nga sa e kishit parashikuar? Si do të rriteni përformancën në atë që jepni në këtë seancë apo në një, dy ose pesë sesionet e ardhshme?
Jini të adaptueshëm lehtë dhe të rrjedhshëm me mënyrën se si jepni nga vetja, por sigurohuni që të dini se çfarë po bëni dhe si dëshironi ta bëni atë. Asgjë nuk e humb angazhimin më shpejt se një trajner që nuk e di se çfarë po bën.
RRETH AUTORIT
Elaine Mead, BSc. Dual Honours, është një këshilltare, edukatore e pasionuar, shkrimtare dhe studiuese. Që nga përfundimi i diplomës së saj në psikologji, ajo ka qenë e magjepsur nga mënyrat e ndryshme që ne mësojmë (si shoqërore ashtu edhe ana akademike) dhe mënyrat në të cilat ne përdorim përvojat tona për t’u bërë versione më autentike të vetvetes. Ajo aktualisht është duke përfunduar diplomën e saj në Coaching & Mentoring – Sjellje Kognitive.
Solli në gjuhën shqipe: Prinderimi.com
Referencat
Baras, R. (2019). Child Coaching. Retrieved from: https://www.behappyinlife.com/child-coaching/
Bloom, A. (2009). Beware the carrot: rewards don’t work. Retrieved from:
https://www.tes.com/news/beware-carrot-rewards-dont-work
Cambridge Dictionary (2019). Definition of ‘Life Coach’. Retrieved from:
https://dictionary.cambridge.org/dictionary/english/life-coach
Gallwey, T. (1986). The Inner Game of Tennis. Pan MacMillan. London: United Kingdom.
Gottman, J. M. (1993). The roles of conflict engagement, escalation, or avoidance in marital interaction: A
longitudinal view of five types of couples. Journal of Consulting and Clinical Psychology, 61.
Gottman, J. M., Katz, L. F., & Hooven, C. (1996). Parental Meta-Emotion Philosophy and the Emotional
Life of Families: Theoretical Models and Preliminary Data. Retrieved from:
https://www.researchgate.net/profile/Lynn_Katz/publication/232602696_Parental_
Meta-Emotion_Philosophy_and_the_Emotional_Life_of_Families_Theoretical_
Models_and_Preliminary_Data/links/54b5100f0cf2318f0f97179e.pdf
Robbins, T. (2019). Life Coach vs. Therapist. Retrieved from; https://www.tonyrobbins.com/coaching/life-
coach-vs-therapist/
Rose, J., McGuire-Snieckus, R., & Gilbert, L. (2015). Emotion Coaching – a strategy for promoting
behavioral self-regulation in children/young people in schools: A pilot study. Retrieved from:
https://www.futureacademy.org.uk/files/menu_items/other/13vol159.pdf
Stephens, D. (2018). 6 Differences Between Coaching and Therapy. Retrieved from:
https://www.coachilla.co/blog/6-differences-between-coaching-and-therapy
Weare, K. & Gray, G. (2003). What Works in Developing Children’s Emotional and Social Competence
and Wellbeing? Retrieved from https://learning.gov.wales/docs/learningwales/publications/121129emotionalandsocialcompetenceen.pdf
Whitmore, J. (2004). Coaching for Performance, 3rd Edition. Nicolas Brealey Publishing. Boston; MA.