Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Adoleshent»10 këshilla për t’i përgatitur adoleshentët për shkollë të mesme
Adoleshent

10 këshilla për t’i përgatitur adoleshentët për shkollë të mesme

PrinderimiBy PrinderimiFebruary 8, 2024No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkolla e mesme sjell shumë përvoja dhe ndryshime te adoleshentët, të cilat mund të duken madje të frikshme nëse nuk paraprihen me përgatitjen adekuate. Kalimi me sukses i shkollës së mesme është i rëndësishëm për t’i vënë nxënësit në rrugën e duhur drejt fakultetit dhe më tej. Ja ca hapa të thjeshtë që adoleshentët mund t’i ndjekin për t’u përgatitur për vitet e shkollës së mesme.

  1. Lexoni shpesh dhe shumë

Ndërtimi i disiplinës rreth leximit vjen thjesht duke lexuar shumë. Nuk varet shumë nga ajo çka lexoni apo të kapurit pas një liste të caktuar të librave. Unë rekomandoj të lexoni për tema për të cilat jeni të interesuar, qoftë video lojra, udhëtime, shkencë, fe ose çkado tjetër. Të lexuarit e shumtë në llojllojshmëri temash do të ndërtojë atë disiplinë gjersa eksploroni intereset tuaja.

Zhvillimi i disiplinës për të kaluar kohë me një libër është një aftësi e rëndësishme për shkollën e mesme, sepse nxënësve do t’u caktohet një pjesë e madhe e leximit gjatë atyre viteve akademike. Sasia e leximit në lëndët e historisë, të gjuhës amtare ose ndonjë lënde tjetër, shpesh shkakton një tronditje për nxënësit kur ata zbulojnë se duhet të lexojnë një numër të caktuar faqesh në ditë. Kjo kërkon planifikim dhe disiplinë. Kjo është arsyeja pse zhvillimi i një zakoni të leximit tani është thelbësor.

Një ide e mirë është të themeloni një klub leximi me miqtë, ose t’i bashkoheni ndonjë të tilli. Klubi do t’ju lejojë të jeni kritikë ndaj një teksti dhe të keni një forum për të ndarë mendimet tuaja me të tjerët. Në perëndim, kjo është praktikë e shpeshtë për klasat e seminareve në fakultet.

  1. Zhvillo shprehi të forta të studimit

Detyrat e shkollës bëhen të vështira nëse i lini për minutën e fundit. Sidomos pasi të keni arritur në shkollën e mesme, bëjeni zakon të filloni të planifikoni në mënyrë aktive dhe t’ui kushtoni kohë detyrave të shtëpisë. Studimi me nguti një ditë para provimit nuk është aq i shëndetshëm. Është shenjë se ndoshta nuk e keni menaxhuar kohën më mirë më herët. Të menduarit përpara gjithmonë është i rëndësishëm dhe ndihmon në zhvillimin e shprehive të forta të studimit. Po ashtu, sigurohuni të keni kuptuar mirë pritshmëritë e profesorëve. Flisni me ta. Bëjuni pyetje dhe diskutoni me ta idetë e juaja.

  1. Bëhuni të shkathët e të gjindshëm

Mësoni si të nxirrni më të mirën nga shkolla. Mëso kush janë drejtuesit e shkollës. Mësoni kush janë profesorët tuaj. Mësoni kush drejton cilat klube, komunitete dhe aktivitete jashtëshkollore. Këta njerëz janë aty për t’ju ndihmuar juve. Merrni vesh ku është zyra e këshillimit dhe gjeni ç’shërbime ofrohen në shkollë për juve si nxënës.

  1. Jini miqësor

Shkollat janë vërtet vende miqësore dhe njerëzit që punojnë në shkolla kanë zgjedhur të punojnë aty sepse duan të ndërveprojnë me nxënës të moshës shkollore. Mos kini frikë të flisni me të rriturit në shkollë, si dhe me bashkëmoshatarët dhe nxënësit e tjerë. Mos kini frikë të bëni pyetje kur jeni të humbur ose nuk kuptoni diçka. Nëse nuk e dini përgjigjen për diçka, ka shumë të ngjarë që nuk jeni vetëm!

  1. Jini kreativ

Në të gjitha shkollat mbizotëron mendimi se ekziston një mënyrë e caktuar dhe e vendosur për t’i bërë gjërat. Gjoja gjërat janë organizuar sipas një mënyre të caktuar, ngase kështu janë bërë gjithmonë. Në përvojën time, nuk është bash kështu. Shkollat janë dinamike. Ato lëvizin me kohën. Shkollat e mira janë ato që përqafojnë ndryshimin. Si nxënës, po vërejtët diç që mund të përmirësojë përvojën e shkollës për ju ose të tjerët, atëherë adresojeni atë. Kjo është mundësi e shkëlqyer për ju si nxënës që të zhvilloni aftësitë rreth menaxhimit të projekteve dhe aftësitë e prezantimit. Për shembull, nëse mendoni se në shkollën tuaj mund të funksionojnë mirë klubet ose aktivitetet jashtëshkollore, atëherë mendoni si t’i qaseni administratës dhe të përfshiheni në këtë.

  1. Bëhuni gjithëpërfshirës

Kur të arrini shkollën e mesme, aty mund të njihni tashmë shumë njerëz. Ju mund të keni vizituar tashmë zyret funksionale të shkollës ose mund të bashkoheni me shoqëri që jeni njoftuar më parë. Jini gjithmonë në vëzhgim për nxënësit që duken të humbur në mjedis, për nxënësit që u nevojitet një fytyrë miqësore. Nxënës për të cilët shkolla e mesme mund të mos jetë adaptim i lehtë. Rregulli i artë zbatohet në çdo kohë, por në veçanti kur jeni duke shkuar në një mjedis të ri të shkollës së mesme. Trajtoni të tjerët ashtu si dëshironi të trajtoheni.

  1. Ndiqni interesat tuaja

Kërkoni mënyra për të sfiduar veten për të demonstruar atë interes. Jepini vetes mundësinë për të treguar atë që dini dhe për të treguar pasionin dhe interesat tuaja për një temë. Nëse shkolla juaj ofron klasa të avancuara në çfarëdo mënyre, atëherë bisedoni me mësuesit se si mund të përfshiheni në këtë. Nëse kjo është një lëndë që ju intereson, atëherë kjo është lënda nga e cila do të përfitoni sa më shumë në shkollë.

  1. Kujdesi për veten në rend të parë

Kushtojuni vëmendje gjërave që janë nën kontrollin tuaj. Ushtrimi i mjaftueshëm, ngrënia e ushqimit të mirë dhe të fjeturit e mjaftueshëm çdo natë. Kur shkoni në shtrat është në kontrollin tuaj. Të shkoni në shtrat në kohë të mirë duhet të jetë një prioritet, kështu që të zgjoheni duke u ndjerë i freskët mëngjesin tjetër.

  1. Jini të vetëdijshëm për shëndetin mendor

Dalloni njerëzit të cilëve mund t’u besoni dhe të flisni me ta kur gjërat nuk shkojnë mirë. Flisni me një prind, kujdestar, vëlla ose motër. Sigurohuni që nëse ka diçka në mendjen tuaj, ta ndani atë. Një problem i përbashkët është një problem i përgjysmuar. Njihni gjithashtu burimet e disponueshme në shkollën tuaj për mirëqenien e nxënësve; ato shpesh janë të pashfrytëzuara. Mësoni te kush duhet të shkoni kur ju ose miqtë tuaj keni një problem. Nxënësit janë shpesh të parët që kuptojnë se një bashkëmoshatar është në vështirësi, ndaj është e rëndësishme të dihet se kujt t’i drejtohen ata në shkollë për t’u mbështetur.

  1. Krijo lidhje me kolegët

Përfitoni nga mundësia për të bashkëvepruar me nxënës të tjerë në shkollën tuaj të mesme. Merrni pjesë në ngjarje shoqërore dhe jini të hapur ndaj mundësive të reja. Shkoni dhe shikoni ndonjë program të dobishëm të organizuar nga shkolla ose kolegët nxënës. Shkolla ka të bëjë me shumë gjëra, por ndoshta gjëja më e rëndësishme janë marrëdhëniet që filloni të ndërtoni. Për nxënësit që do të fillojnë shkollën e mesme, unë gjithashtu dua t’ju rekomandoj të gjeni kohë për të vizituar shkollën përpara fillimit të mësimit. Do t’ju ndihmojë në gatishmërinë emocionale. Shkolla e mesme është një vend emocionues plot mundësi për çdo nxënës. Mbi të gjitha, është e rëndësishme të mbani mend të argëtoheni dhe të mos lejoni që shqetësimi apo stresi të pushtojnë përvojën tuaj të shkollës së mesme.
Burimi: TeenLife

Për autorin:

Toby Walker është zëvendës drejtor i shkollave të pavarura BASIS, një rrjet shkollash private.  Walker gjithashtu shërbeu si drejtor i shkollës për BASIS Independent Silicon Valley pesë vite më parë. Po ashtu, ai ka shërbyer edhe si drejtor i çështjeve të nxënësve në kampusin e Silicon Vally dhe ka dhënë mësime në një vistër kursesh për BASIS Scottsdale.

Burimi: TeenLife
Solli në shqip: Festim Klinaku, Prinderimi.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleTransformimi i Arsimit: Një e ardhme e drejtuar nga teknologjia
Next Article Fëmijë trim (por i trembur)
Prinderimi

Related Posts

Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,940

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,164

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,677
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Fëmijë

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

PrindërimiMay 23, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

PrindërimiMay 23, 2025
Aktualitete

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

PrindërimiMay 23, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,940

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,164

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,677
Të zgjedhura

Mësime miqësie për të gjitha moshat dhe fazat

May 23, 2025

Pyetja e adoleshentit: Si të rifitoj besimin e prindërve?

May 23, 2025

Çfarë thonë “The British School of Kosova” dhe çfarë thotë prindi për çështjen e (mos)regjistrimit të fëmijës me Sindromën Down

May 23, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.