Zgjimi i vajzës nga naiviteti i saj
Sikur të pyesim konsulentët familjarë, do të gjejmë se ata kanë punë me dhjetëra mijëra ankesa dhe konsultime nga vajzat dhe gratë e reja, të cilat janë ngatërruar në lidhjet me burra, në shkëmbim të letrave, në biseda në internet ose telefon ose madje edhe më keq. Ato të gjitha po kërkojnë një rrugëdalje dhe të gjitha i frikësohen më të keqes. Mirëpo, fatkeqësisht siç e dimë të gjithë, rruga drejt hyrjes në krizë është joshëse dhe tërheqëse, përderisa rrugëdalja është pothuajse e pamundur, në fund mundet të dilet nga kriza, mirëpo me një humbje të madhe dhe me shumë telashe. Kështu le të fokusohemi në detyrën e familjes e sidomos të nënës, në mbrojtjen e vajzës nga rreziqet që mund të rrjedhin si pasojë e shkurtpamësisë së saj. Më lart kam përmendur disa sugjerime që lidhen me rrezikun e internetit, por do t’i shtoj edhe disa:
Kur mendja e vajzës nuk është e mbushur me mjaft besim, kujtim dhe dashuri të Allahut, kur nuk është trajnuar për të aspiruar për ideale të mëdha dhe kur nuk ka ndonjë synim që përpiqet të arrijë, atëherë vajza duhet të përpiqet të gjejë ndonjë gjë për të mbushur vakumin e mendjes dhe zemrës. Duhet të mos harrojmë se parandalimi është më i mirë sesa shërimi. Kur familja është një familje e mirë muslimane, është e angazhuar në projekte dhe agjenda produktive, punon për të arritura të ndryshme. Një familje e tillë do të sigurojë një strehë të sigurt për fëmijët e saj, një strehë që i mbron ata nga stuhitë përreth tyre. Ajo i mbron nga rreziqet e ndryshme. Fortesa më e sigurt morale është të qenit afër Allahut, të qenit besnik ndaj kauzës së Tij dhe kureshtar për të bartur mesazhin e këtij Umeti dhe për të marrë hise nga brengat e tij. Asgjë nuk mund të kraha- sohet me këtë fortifikatë.
Është normale të thuhet se rritja e adoleshenteve është shumë më e lehtë sesa rritja e adoleshentëve. Grackat e adoleshenteve janë më të vogla në numër sesa ato të adoleshentëve. Megjithatë, vajza shpesh trajtohet si simbol i nderit të familjes. Kjo vlen për shumë kombe dhe është prezent më tepër në fshatra dhe qytete të vogla, ku përgojimi është i përhapur, ku njerëzit duket se e shikojnë njëri- tjetrin ditën dhe natën. Është e natyrshme që në rrethana të tilla prindërit të jenë më të kujdesshëm për vajzat sesa për djemtë, kjo bëhet për të qenë në pajtueshmëri me traditat dhe pritjet e komunitetit. Mirëpo nuk ka ndonjë bazë të arsyeshme për këtë mosbaraspeshë. Si djemtë ashtu edhe vajzat duhet të trajtohen për të praktikuar sjelljen e ndershme. Ata të gjithë duhet të marrin hisen e merituar të kujdesit dhe vëmendjes.
Shumë studime dhe anketa tregojnë se nxitimi i të rinjve dhe të rejave për të gjetur dikë për të biseduar ose për t’u lidhur, ndodh për shkak të etjes emocionale. Prindërit dhe të rriturit në familje duhej r’ua kishin plotësuar këtë nevojë, mirëpo ata janë zakonisht të pavëmendshëm për përgjegjësinë e tyre ose nuk kujdesen. Në të vërtetë adoleshentët kanë shumë nevojë për dashuri. Ne duhet t’u japim të gjithë emocionin që kanë nevojë dhe të inkurajojmë çdo shenjë ose lëvizje pozitive nga ana e tyre.
– Marrëdhëniet e prindërve me fëmijët e tyre duhet të bazohen në mirëbesim dhe jo në dyshim. Megjithatë, kjo duhet të dallojë nga pakujdesia ose pavëmendshmëria. Qasja e saktë është të shikohet dhe monitorohet nga një largësi dhe pa ndërhyrje direkte.
– Si pikë e fundit, do të jap disa këshilla që lidhen me temën për çdo vajzë:
Dhënia e numrit të telefonit është shpesh fillimi i çdo problemi. Prandaj, mos i jep numrin e telefonit mobil ose të shtëpisë askujt, pa pasur besim të plotë te marrësi i tij dhe pa i thënë që kurrë të mos ia jap askujt.
– Mos prano një sim-kartë nga asnjë shoqe, në asnjë rrethanë. Ajo shpesh jepet nga ndonjë djalë i ri i cili e përdor si grep për të zënë një vajzë të pafajshme.
Kurrë mos i jep një fotografi askujt, madje as shoqeve të ngushta, sepse nuk e di se kush e përdor kompjuterin nga familja e ngushtë ose e gjerë e tyre.
– Mos mbaj në kompjuter ose telefon mobil ndonjë foto. Telefoni mobil mund të vidhet dhe mund të bie në duart e gabuara. Sa i përket kompjuterit, hakerët profesionistë mund të hyjnë në folderët e kompjuterit tënd. -Nëse merr një mesazh nga një person i panjohur, i cili të kërkon të bisedojë me ty, gjëja më e mirë është të injorohet, mos i kërko falje e as mos diskuto me të.
Mos i jep askujt ndonjë informatë personale për vete, si për shembull emrin, moshën, lartësinë, peshën, ngjyrën e flokëve ose të syve etj.
Në internet janë mbi 200,000 kërkues, të cilët vazhdojnë të kërkojnë vajza të shkujdesura, mos u bë pre e tyre!
Përfundim i librit
Pa dyshim se ne mund të shkruajmë e të shkruajmë për temën e adoleshentëve pa mbarim. Megjithatë, dëshira ime është që libri të ketë një madhësi të arsyeshme dhe të jetë i lehtë për prindërit që dëshirojnë të mësojnë për këtë temë.
Në libër kam përdorur një qasje praktike dhe të thjeshtë dhe kam shënuar këshilla, sugjerime dhe incidente reale, me shpresë që të përfitojnë një masë e madhe e lexuesve. Imazhi i adoleshentëve këtu nuk është shumë fascionues. Këtë e kam bërë për t’i ndihmuar shumë familjeve që kanë probleme me kujdesinë për fëmijët e tyre, ndonëse shumica e adoleshentëve janë më të mirë sesa paraqiten në këtë libër.
Prinderimi.com
Prof. Dr. Abdul Kerim Bekkar, “Adoleshentët”
(Vështrime mbi adoleshentët, si t’i kuptojmë, si t’u qasemi dhe si të ndërveprojmë me ta)