Njohësi i çështjeve të arsimit, profesori Xhavit Rexha, e ka cilësuar të gabuar iniciativën për mësim tërëditor në kryeqytet.
Të mërkurën në “Konfront” të KTV-së, Rexha ka thënë se mësimi tërëditor po planifikohet të mbahet në shkollat më të mira të qytetit.
“Gjithkund përveç Prishtinës, gjithkund në Kosovë e kisha përshëndetur këtë iniciativë. Pos në Prishtinë e Fushë-Kosovë. Këto janë të vetmet që kanë prurje më të mëdha, të gjitha tjerat kanë rënie. Ajo që më pengoi më shumë është pse në shkollat më të mira?”.
“Nëse ke sigurimin e cilësisë si qëllim, nuk e ngrit cilësinë në ato shkolla, shkoni në shkollat periferike. Nuk e dimë saktë se si do të bëhet. Ku është programi, ku është koncepti i mësimit tërëditor”, ka thënë ai.