Sfida virale “Superman” TikTok është bërë një rrezik i madh sigurie për të gjithë nxënësit – veçanarisht nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë, njofton Prinderimi.com
Gjatë këtyre ditëve, me dhjetra nxënës të shkollave të ndryshme nëpër Kosovë kanë publikuar ”Superman Challenge” përmes rrjetit social TikTok. Ky trend i ri, po përhapet me shpejtësi mes të rinjve, 24 orë pas publikimeve të disa lajmeve shqetësuese që vinin nga Rumania dhe vendet e tjera, ku plot fëmijë kishin përfunduar të hospitalizuar.
Disa versione të kësaj ‘loje’ duken të padëmshme, ndërsa të tjera po shkaktojnë dëmtime serioze që kërkojnë ndërhyrje mjekësore. Një shembull të tillë mund ta ndiqni si më poshtë:
🔹 Çfarë po ndodh?
Versioni i rrezikshëm: Pjesëmarrësit hidhen përpara si Supermen, duke pritur që shokët e tyre t’i kapin. Në shumë raste, ata nuk kapen, duke shkaktuar dëmtime të rënda si fraktura dhe trauma.
Pse duhet të shqetësoheni?
Trendet në rrjetet sociale shpesh duken të padëmshme, por mund të kenë pasoja serioze për jetën dhe shëndetin. Të rinjtë shpesh ndihen të detyruar të marrin pjesë për pëlqime dhe shikime, pa e kuptuar rrezikun.
Çfarë mund të bëni?
Bisedoni me fëmijët tuaj: Diskutoni rreziqet e sfidave virale dhe rëndësinë e sigurisë.
Monitoroni aktivitetet online: Informohuni për sfidat që fëmijët tuaj shikojnë ose në të cilat marrin pjesë.
Nxitni krijimtarinë, jo rrezikun: Udhëzoni fëmijët tuaj drejt mënyrave të sigurta dhe argëtuese për t’u angazhuar në rrjetet sociale.
Le të punojmë së bashku për të mbrojtur fëmijët tanë nga rreziku. Ndani këtë me prindër të tjerë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të parandaluar dëmtimet e panevojshme.
© Prinderimi.com | Të gjitha të drejtat e rezervuara.