Shqyrtoni ndjenjat që përjetoni nga ideja e të qenit prind. Jeni duke pritur me padurim që të bëheni prind apo ndiheni në ankth duke dëshiruar që t’ia mbathni nga kjo situatë?
Shqyrtoni pritshmëritë tuaja në lidhje me prindërimin. Mendoni se si mund t’i administroni këto pritshmëri dhe shqyrtoni mënyrën se si këto pritshmëri ndikojnë te sjellja juaj. Për shembull, nëse jeni të mbingarkuar me dilema të tipit, “Po sikur…?”, provoni ta ndryshoni këtë dilemë duke e filluar fjalinë, “Edhe nëse…”.
Nëse keni menduar se me fëmijët thjesht duhen përdorur metoda për sjellje të përshtatshme, sfidojeni këtë perceptim duke menduar më shumë për lidhjen që duhet të krijoni me ta dhe jo për metodat që duhet të përdorni me ta.
Ndërgjegjësohuni që trupi juaj është mënyra thelbësore që shërben për të komunikuar me foshnjën tuaj dhe kini parasysh faktin që nëse dëshironi që trupi juaj të ndihet në harmoni me praninë e fëmijës suaj, duhet që edhe fëmija të ndihet në harmoni dhe i dëshiruar nga trupi juaj. Filloni të flisni me foshnjën tuaj. Ata janë në gjendje t’ju dëgjojnë. Priteni me padurim takimin me të.
Nëse po bashkëprindëroni me partnerin tuaj, praktikojeni dhe bisedojeni së bashku këtë ushtrim, duke i treguar njëri-tjetrit përshtypjet përkatëse.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Philippa Perry, “Libri që do të dëshironit të lexonin prindërit tuaj”