UDHËZUESI I PRINDËRVE PËRRETH FILMIT AVATAR
Mosha: 13+
Një epikë e rëndë dhe histori e njohur, me aksione që kanë efekte verbuese.
Vlerësimi nga: Sandie Angulo Chen, recensuese pranë Common Sense Media
Formati: Film | PG-13, 2009 | 161 Minuta
Rreziqet: Filmi përmbanë gjuhë të ashpër, sekuenca intensive epike me beteja dhe luftëra. Ka sensualitet dhe konsumim duhani.
Shumë apo pak?
Çfarë do të gjeni dhe çfarë nuk do të gjeni në këtë film.
Mesazhe pozitive
Në përgjithësi, mesazhi i filmit është se ne të gjithë mund të mësojmë diçka nga një popullatë që është e ndryshme nga e jona. Në film përçohen tema të forta mjedisore dhe pro-paqes por, disa shikues mund ta shohin mesazhin e pushtimit të një toke të huaj për të uzurpuar pasuritë e tyre kulturore si një koment mbi imperializmin perëndimor ose përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në politikën globale.
Modele të roleve pozitive
Disa personazhe bëjnë zgjedhje të vështira, por janë moralisht të ndergjëgjshëm. Jake zgjedh të mbështesë popullin Na’vi edhe pse është kundër urdhërave për ta bërë këtë dhe mbështetja e Na’vi-t do të thotë se ai duhet të luftojë (dhe të vrasë) ushtarët e tjerë njerëz. Neytiri, Grace dhe Trudy bëjnë sakrifica personale për të ndihmuar klanin. Ata janë personazhe të forta, të guximshëm dhe këmbëngulës. (Si në popullatën njerëzore ashtu edhe në popullatën Na’vi, personazhet femra janë të guximshme dhe të rëndësishme, edhe rituali i çiftëzimit Na’vi kërkon që të dy partnerët të pranojnë/zgjedhin në mënyrë të barabartë njëri-tjetrin.) Nga ana tjetër, portretizohen koloneli dhe shefi i korporatës Parker si gjakatarë dhe lakmitarë.
Përfaqësime të ndryshme
Në thelb, njerëzit janë të ndryshëm racialisht, por shumica e personazheve kryesore të filmit janë të bardhë. Ata përdorin terma fyese dhe stereotipe kur flasin për popullsinë indigjene të Pandorës dhe ushtria përfshihet në dhunë (imperialiste). Këto skena, që synojnë të inkurajojnë barazinë racore/etnike dhe të tregojnë vlerën e trajtimit të grupeve të tjera me respekt, kanë sukses vetëm pjesërisht. Na’vi-t në fund të fundit triumfojnë, ata e bëjnë këtë vetëm duke ndjekur udhëzimet e të huajve. Kolonizuesit e dhunshëm njerëz, më në fund dëbohen nga Pandora, por filmi tregon sesi mjedisi dhe popullsia Na’vi janë dëmtuar përgjithmonë nga shkencëtarët dhe aleatët njerëz ndonëse me qëllime të mira. Personazhi kryesor Jake ka një paaftësi të dukshme: Ai përdor një karrige me rrota edhe pse fillimisht ngacmohet dhe trajtohet si një problem për një gjë të tillë. Por, ai lëviz lehtësisht rreth bazës në karrigen e tij me rrota dhe pohon kontrollin mbi veten kur të tjerët përpiqen ta prekin ose ta lëvizin pa pëlqimin e tij. Gratë dhe personazhet femra Na’vi janë të rëndësishme në histori, mbajnë role të spikatura shoqërore si shkencëtare dhe udhëheqëse shpirtërore. Nuk ka diversitet të madhësisë së trupit. Të gjitha marrëdhëniet romantike janë midis Na’vi mashkull dhe femër.
Dhuna dhe frika
Personazhet (mbështetës dhe të tjerë) vdesin për shkak të shpërthimeve, plagëve nga plumbat, shigjetave (disa të përgatitura me toksina), rrëzimeve të shpejta dhe asfiksimit. Disa skena intensive përfshijnë kafshë dhe bimë të frikshme Pandoriane, si dhe tension midis grupit mashtrues të Jake, të njerëzve pro-Na’vi dhe pjesës tjetër të njerëzve të dërguar në Pandora.
Seks, romancë dhe lakuriqësi
Shumë shikime të zjarrta mes avatarit të Jake dhe Neytirit, gjë që përfundimisht çon në puthje dhe ‘’një ritual martese’’ (puthja dhe prekja shihen në ekran). Veshjet Na’vi i bëjnë të dukshme pjesët e trupave të tyre humanoidë. Marrëdhënia e Jake dhe Neytir është përmendur shkurtimisht si “marrja e bishtit”.
Gjuha
Fjala “m**” përdoret disa herë. Gjuha përfshin gjithashtu fjalë si: “kur**”, “dreqin”, “pis”, “q***”, “, “gomar” dhe fyerje tjera si: “budalla”,” “injorantë” etj. Gjuha poshtëruese përdoret për të përshkruar njerëzit me aftësi të kufizuara, si p.sh. “sakat”. Për të përshkruar Na’vi-të përdoren sharje si “të egër”, “buburreca” dhe “majmunë blu”.
Produkte dhe blerje
Asnjë vendosje produkti në film, por dhjetëra marrëveshje tregtare të lidhura me titullin, duke përfshirë lodra dhe libra që synojnë fëmijët e vegjël.
Pirja, droga dhe duhani
Personazhi i Sigourney Weaver, Grace, pi cigare dhe e mahnit disi veprimin në film.
Prindërit shqiptarë duhet të dine se Avatari epik, një film fantastiko-shkencor i James Cameron ka të bëjë me njerëzit që kolonizojnë planetin Pandora, shtëpinë e popullësisë Na’vi. Filmi është i gjatë (në 161 minuta) dhe intensiv, me disa efekte të rënda – beteja dhe sekuenca gjuetie që tregojnë shkatërrimin e dhunës imperialiste dhe të drejtën që grupet indigjene kanë për të mbrojtur veten dhe tokën e tyre. Këto skena përfshijnë avionë ushtarakë që lëshojnë raketa, shigjeta të lidhura me neurotoksina, faunë dhe florë të frikshme që banon në Pandora dhe shumë shpërthime. Gjuha e kripur e kohës së luftës përfshin shumë përdorime të fjalëve: “m*t”, “ku***” dhe të tjera. Ashtu si në filmat e tij të mëparshëm, Cameron injekton historinë e drejtuar nga aksioni, me personazhe të forta femra që janë të rëndësishme për komplotin dhe krijon një përrallë morali rreth trajtimit të të tjerëve me respekt të përqendruar në një marrëdhënie romantike. Personazhi kryesor Jake përdorë një karrige me rrota në jetën e tij të përditshme dhe një trup “avatar” Na’vi për të bashkëvepruar me popullsinë lokale. Marrëdhënia ‘’Njeri-Na’vi’’ në thelb bëhet paksa e ndërlikuar. Veshjet Na’vi herë pas here i bëjnë pjesë të trupit të tyre të dukshme. Drejtuesit kanë kimi mes vete, që ndonjëherë është sensuale. (Shënim: Tifozët e serialit të animuar Avatar: The Last Airbender duhet ta dinë se ky film nuk është në asnjë mënyrë i lidhur me atë shfaqje ose filmin e bazuar në të.)
Cila është historia?
Në shekullin e 22-të, Marine Jake Scully (Sam Worthington), i cili përdor një karrige me rrota, fillon një eksperiment të drejtuar nga korporata dhe të mbështetur nga ushtria, në të cilin ai dhe një grup i zgjedhur akademikësh, të udhëhequr nga Dr. Grace Augustine (Sigourney Weaver) mund të kontrollojnë plotësisht avatarët që duken tamam si Na’vi: popullatë vendase, e dobët, me lëkurë blu në një botë të largët të quajtur Pandora. Në daljen e tij të parë si AVATAR, Jake shpëtohet nga Na’vi Neytiri (Zoe Saldana) dhe më pas kapet nga klani i saj. Ata vendosin t’i kursejnë jetën Jake për sa kohë që ai pranon të mësojë mënyrat e jetesës së Na’vi nga Neytiri. Ai e bën, por më pas i thuhet nga koloneli zuzar Quaritch (Stephen Lang) se ai do të spiunojë Na’vi-të për ta bërë më të lehtë largimin nga shtëpia e tyre një pemë stërgjyshore që është rrënjosur mbi një depozitë të një lënde me vlerë të pabesueshme të quajtur “Unobtainium” (punë e fjalës me qëllim). Ndërsa Jake përfshihet gjithnjë e më shumë me Neytirin dhe njerëzit e saj, derisa ai detyrohet të zgjedhë midis ndjekjes së urdhrave apo respektimit të dëshirave të Na’vi.
A është i mirë?
James Cameron, regjisori i filmit me fitimin më të madh të realizuar ndonjëherë (Titanic), rrezikoi një shumë prej 500 milionë dollarë të përfolur për një epikë spektakolare fantastiko-shkencore, personazhet kryesore të së cilës janë alienët blu dhe mjediset janë kryesisht CGI (Imazhe të krijuara nga kompjuteri). Lajmi i mirë për adhuruesit e filmave epik kudo në botë është se, Avatar ishte një sukses i madh. Ngjanë si historia e Dances with Wolves të kryqëzuara me efektet vizuale befasuese të Lord of the Rings dhe historia e dashurisë së Titanikut, me një spërkatje të asimilimit në një aspekt kulturor vendas të Apocalypse Now. Edhe pse Cameron duket se ka i shkuar në të njëjtën shkollë të skenarit të dialogut si George Lucas, ai me siguri mund t’i zhysë shikuesit në një spektakël krejtësisht të këndshëm. Çdo foto e Pandorës është jashtëzakonisht e detajuar, nga malet lundruese te kafshët fluturuese te Na’vi me tipare të maces, të cilët janë frymëzuar nga disa kultura indigjene. Shkalla e filmit është padyshim mbresëlënëse. Cameron u detyrohet një borxh të madh personazheve femra të filmit të tij, të cilët janë të gjithë shumë më interesantë se burrat stereotipikë, veçanërisht Quaritch çuditërisht keqbërës dhe mbikëqyrësi i pangopur i korporatës Giovanni Ribisi. Weaver dhe Michelle Rodriguez (si ushtar Trudy Chacon), si Ripley i Aliens ose Sarah Connor i Terminatorit, mund të përballen me çdo gjë ose këdo, dhe Saldana ndjek një kthesë të paharrueshme si Uhura në Star Trek me një tjetër performancë të fortë si Neytiri. Është një sukses të krijosh elektricitet romantik midis krijesave aliene imagjinare, por Saldana dhe Worthington e menaxhojnë atë çuditërisht mirë. Nëse i lejon vetes të humbasësh në Pandorën e Cameron-it, është e pamundur të mos rrënjohesh pas Na’vi-t (ose Neytirit dhe Jake). Pjesërisht fantastiko-shkencore, pjesërisht romancë, të gjitha tek James Cameron. Kjo është epopeja fantastiko-shkencore që do t’i ‘’përtypë’’ të gjithë.
Flisni me fëmijët tuaj rreth…
- Familjet mund të flasin për efektet speciale revolucionare të Avatarit. A e mposhtin apo e mbështesin historinë e filmit? Si ndikon portretizimi i Na’vi në ndikimin emocional të filmit?
- Çfarë temash punon vazhdimisht Cameron në filmat e tij? Krahasoni personazhet e forta femra në Avatar, Terminator dhe Titanic. Ndonjë ngjashmëri?
- Çfarë mesazhesh politike po eksploron Cameron në film? Si lidhen temat e tij me atë që po ndodh në botën e sotme? A mendoni se këto mesazhe do t’i rezistojnë kohës?
- Pse është e rëndësishme të respektohen grupet e ndryshme kulturore dhe të trajtohen traditat dhe praktikat e tyre si të vlefshme dhe të rëndësishme?
- Si e përdorin Na’vi dhe aleatët njerëzorë punën në grup për të arritur qëllimet e tyre? Pse është kjo një forcë e rëndësishme e karakterit?
Detajet e filmit
Në kinema: 18 Dhjetor 2009;
Në DVD ose transmetim: 20 Qershor 2023;
Aktorët: Michelle Rodriguez, Sam Worthington, Sigourney Weaver dhe Zoe Saldana;
Regjisori: James Cameron;
Informacione për përfshirjen: Aktorë femra, aktorë latinë dhe aktorë të zinj;
Studio: Twentieth Century Fox;
Zhanri: Fanta-shkencë;
Temat: Aktivizmi, magjia, fantazia, shkenca, natyra, hapësira dhe alienët;
Pikat e forta të karakterit: Puna në grup;
Kohëzgjatja: 161 Minuta;
Vlerësimi MPAA: PG-13;
Shpjegimi MPAA: Sekuenca intensive epike betejash dhe luftë, sensualitet, gjuhë dhe pak konsumim duhani;
Përditësimi i fundit: 11 Gusht 2023;