Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Pyetja e adoleshentes: Shoqet më largohen, më thonë se jam shumë “fëminore”

May 28, 2025

10 teknika të arta për të kaluar stresin në sezonin e provimeve

May 28, 2025

Dhjetë sekrete për të mësuar më shpejt dhe për të mbajtur mend në gjatë

May 27, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Dhuna»UDHËZUES PËR ZBATIMIN E RREGULLORES –QRK NR. 21/2013 PËR PROTOKOLLIN PËR PARANDALIMIN DHE REFERIMIN E DHUNËS NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARA-UNIVERSITAR
Dhuna

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E RREGULLORES –QRK NR. 21/2013 PËR PROTOKOLLIN PËR PARANDALIMIN DHE REFERIMIN E DHUNËS NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARA-UNIVERSITAR

PrindërimiBy PrindërimiMay 27, 2025Updated:May 27, 2025No Comments21 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E RREGULLORES –QRK NR. 21/2013 PËR PROTOKOLLIN PËR PARANDALIMIN DHE REFERIMIN E DHUNËS NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARA-UNIVERSITAR

Tetor, 2015

Ky publikim është realizuar në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në shkollë” që zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC,  me mbështetje financiare dhe ofrim të asistencës teknike nga Zyrja e UNICEF-it në Kosovë.

Ky është një udhëzues i cili ndihmon zbatimin e rregullores të cilin mund ta lexoni këtu:

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

Tabela e përmbajtjes

Toggle
    • 1. Hyrje
    • 2. Qëllimi i Udhëzuesit
    • 2.1. Parimet e përgjithshme
    • Mbrojtja ndaj dhunës
    • Interesat më të mira të fëmijës
    • E drejta e jetës, mbijetesës, dhe zhvillimit
    • Mos-diskriminimi
    • Pjesëmarrja e fëmijëve
    • Përgjegjësitë dhe pjesëmarrja e aktorëve të tjerë
      • 2.2. Kujt i drejtohet ky udhëzues
      • 2.3. Kush e zbaton “protokollin”
  • 3. Llojet e dhunës
  • 4. Parandalimi i dhunës
  • 5. Identifikimi, intervenimi dhe referimi i rasteve të dhunës
    • 5.1. Procedurat për identifikim dhe intervenim
    • 5.2. Shenjat për identifikim të dhunës:
  • 6. Orientimi i veprimeve për adresimin e dhunës bazuar në dëshmi
  • 7. Përmbyllja
  • 8. SHTOJCAT
    • 8.1. SHTOJCA 1: Plani i veprimit për parandalim të dhunës  me bazë në shkollë
    • Modeli i Planit të Veprimit
      • 8.2. SHTOJCA 2: Korniza normative
        • Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare
      • 8.3. SHTOJCA 3: Informacione online mbi parandalimin e dhunës

1. Hyrje

Askush nuk lind i dhunshëm. Fëmijët mësojnë shumë nga mjedisi ku rriten, ekspozimi dhe përballja e tyre në mjedise dhe rrethana të dhunshme ndikojnë që fëmijët të mësojnë të bëhen të dhunshëm, e që njëkohësisht ndikojnë në formësimin e së ardhmes së tyre.

Fëmijët vijnë në këtë botë të pafuqishëm dhe nuk janë në gjendje të zhvillohen plotësisht pa përkrahjen e të rriturve. Andaj, para së gjithash puna jonë si prindër, udhëheqës e nëpunës shtetëror, edukatorë e mësimdhënës është t’i edukojmë dhe t’i mësojmë si të jetojnë me integritet, të devotshëm dhe në paqe. Padyshim, kjo nuk është detyrë e lehtë. Transmetimi i njohurive është vetëm një segment nga puna e edukatorëve/mësimdhënësve. Kontributi thelbësor i tyre është zhvillimin emocional dhe kognitiv i fëmijëve, që njëkohësisht luajnë rol qenësor në zhvillimin shoqëror dhe ndryshimeve.

Me të drejtë, Udhëzuesi për zbatimin e Protokollit për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar, shqyrton llojet e mundshme të dhunës që ndodhin në IAP, ofron propozime praktike për atë çka mund të bëjë edukatori/mësimdhënësi për të trajtuar dhe parandaluar dhunën, sqaron mënyrat e identifikimit të dhunës si dhe procedurat për intervenim dhe referim të rasteve të dhunës në institucionet përkatëse, duke i kurorëzuar të gjitha këto përpjekje në orientimin e veprimeve institucionale për adresimin e dhunës bazuar në dëshmi.

“Udhëzuesi” paraqet një hapë të rëndësishëm drejt çrrënjosjes dhe parandalimit të dhunës në IAP duke reflektuar në bashkërendimin e përpjekjeve të një game të gjerë të ekspertëve, edukatorëve palëve të interesuara dhe institucionet përkatëse për këtë qëllim. Ky “Udhëzues” është hartuar për të sjellë ndryshime substanciale duke iu lehtësuar punë/ndihmuar përgjegjësve në IAP se si të reagojnë në rast të paraqitjes së dhunës dhe zbatimin e masave për ta parandaluar atë.

Nuk duhet harruar se, çmimi i mosveprimit është i kushtueshëm për institucionin arsimor, komunitetin dhe shtetin në përgjithësi, por para së gjithash për fëmijën/personin.

Ngase, pavarësisht nga burimi i saj, dhuna ndaj fëmijëve mund të ketë shumë pasoja, si: pasojat që prekin nivelin e përgjithshëm të funksionimit emocional të fëmijës; pasojat që prekin mundësinë zhvillimore të fëmijës; kultivimi i sjelljes së dhunshme (përvetësimi i modelit të sjelljes së dhunshme); zhvillimin e ngadalshëm të shkathtësive sociale, depresionin, ankthin, sjelljen agresive dhe mungesën e empatisë ose kujdesin për të tjerët; sukses të dobët në shkollë; mendimi për vetëvrasje si një pasojë e dhunës; pasoja të dukshme fizike si: dhembje, plagosje të caktuara të viktimave të dhunës, shenja që mbeten edhe pas shërimit të plagosjeve, gjymtime në kuptimin e humbjes së aftësive të mëparshme fizike për shkak të përdorimit të dhunës, etj.

Edhe pse mësimdhënësit kanë rol thelbësor në parandalimin e dhunës në IAP, ata/ato nuk mund ta ndalojnë dhunën të vetëm. Ngase shkaqet e paraqitjes së dhunës në IAP janë shumë faktoriale, prandaj për të parandaluar dhunën kërkohet angazhim dhe qasje shumë dimensionale e të gjithë akterëve, përfshirë rrjetin e brendshëm dhe të jashtëm mbrojtës. Prandaj, veprimet e sugjeruara në udhëzues nëse ndërmerren me qasje holistike, do të jenë shumë më të efektshme në parandalimin dhe trajtimin e dhunës në IAP.

 

2. Qëllimi i Udhëzuesit

Qëllimi kryesore i këtij dokumenti është që me anë të udhëzimeve dhe aktiviteteve specifike, të ndihmojë institucionet përgjegjëse për zbatim të Protokollit. Udhëzuesi ofron alternativa të përballjes me “dhunën” në mënyrë pozitive dhe proaktive, duke parandaluar sjelljen e keqe përpara se ajo të ndodhë, duke u marrë në mënyrë efektive me sfidat e paparashikuara, si dhe orientimin e përpjekjeve institucionale në ngritjen e cilësisë në arsim.

Po ashtu, synon që duke i koordinuar punët ndërmjet partnerëve të shumtë brenda dhe jashtë institucioneve arsimore, të krijohen rrethana të shëndosha që çdo individ të ketë mundësi t’i zhvillojë dhe shpalosë aftësitë, vetitë dhe vlerat më të larta njerëzore.

“Udhëzuesi” na ndihmon të kuptojmë se institucionet e arsimit parauniversitar, çdo herë e më shumë po bëhen jo vetëm institucion që përcjellin njohuri, por dhe institucioni që ofrojnë shprehitë jetësore, që e udhëheq dhe ndihmon nxënësin të menaxhojë jetën e tyre individuale dhe atë në grup.

2.1. Parimet e përgjithshme

Parimet Protokollit, respektivisht parimet themelore të Konventës për të Drejtat e Fëmijës janë bazë mbi të cilën mbështetet ky Udhëzues.

Mbrojtja ndaj dhunës

Të gjithë fëmijët kanë të drejtë për t’u mbrojtur nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore, fyerja ose keqtrajtimi, braktisja apo mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual, për sa kohë që është në ruajtjen e prindërve të tij ose të njërit prej tyre, të përfaqësuesit ose përfaqësuesve të tij ligjor ose të çdo personi tjetër të cilit i është besuar fëmija.

Interesat më të mira të fëmijës

Në të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me fëmijën, përfshirë edhe ato veprime që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsideratë mbizotëruese.

E drejta e jetës, mbijetesës, dhe zhvillimit

Çdo fëmijë ka të drejtën e pamohueshme për të jetuar, shteti merr të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijës në shkallën më maksimale të mundshme.

Mos-diskriminimi

Të gjithë fëmijët pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria, paaftësia prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose e prindërve të tij apo përfaqësuesve ligjor, duhet të mbrohen kundrejt të gjitha llojeve të dhunës dhe tu sigurohet kujdes dhe ndihmë e nevojshme që garanton shkallën maksimale të mundshme për mbijetesë dhe zhvillimi të tyre.

Pjesëmarrja e fëmijëve

Fëmijët kanë të drejtë të shprehen lirisht për të gjitha çështjet që ndikojnë në jetën e tyre, dhe, pikëpamjeve të tyre duhet tu kushtohet vëmendja e duhur në varësi të moshës dhe pjekurisë së fëmijës.

Përgjegjësitë dhe pjesëmarrja e aktorëve të tjerë

Përgjegjësia për të parandaluar dhunën ndaj fëmijëve shtrihet në të gjitha institucionet, shërbimet, profesionistët që punojnë për dhe me fëmijët, përfshirë prindërit, institucionet private, shoqëria civile dhe komunitetin në përgjithësi.

2.2. Kujt i drejtohet ky udhëzues

Duke qenë se për parandalim të dhunës kërkohet bashkëpunim dhe koordinim ndërsektorial, dhe pasur parasysh fushën e gjerë për ndërhyrje në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna “Udhëzuesi” iu drejtohet çdo zyrtari/e që është i përfshirë në procesin e mësimdhënies, punëtorët social, punëtorët shëndetësor, policisë apo profesionist tjerë që kanë për detyrë përkujdesjen për fëmijë ose persona që kryejnë punë në cilësi të ngjashme.

2.3. Kush e zbaton “protokollin”

Protokolli duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet përgjegjëse, të cilat merren me parandalimin dhe reagimin ndaj veprimeve të dhunshme në institucionet e arsimit para-universitar, siç klasifikohen te Protokolli në rrjete mbrojtëse:

  • Rrjeti i brendshëm mbrojtës: Edukimi parashkollor – (Drejtori i Institucionit, Këshilli i Prindërve) dhe Shkollat (Drejtori i shkollës, Këshilli i Prindërve, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Nxënësve);

 

  • Rrjeti i jashtëm mbrojtës: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – (Sektorët e Inspektimit të Arsimit në Rajon), Këshilli i Prindërve të Kosovës, Këshilli i Nxënësve në nivel nacional), Drejtoria Komunale e Arsimit– (Këshilli i Nxënësve dhe Këshilli i Prindërve në nivel komunal, Zyrtari përkatës për të Drejtat e Fëmijës), Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – (Qendra për Punë Sociale, Qendrat e Mjekësisë Familjare, Ministria e Drejtësisë – (Shërbimi Sprovues i Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Policia e Kosovës si dhe Mekanizmat tjerë ndihmës – (Mediat, Institucioni i Avokatit të Popullit, organizatat joqeveritare që punojnë për të drejtat e fëmijëve dhe çështjet e dhunës në shkollë).

Zbatimi bëhet me koordinim ndërinsttitucional në secilin proces, si në parandalim ashtu edhe në referim dhe trajtim të rasteve deri në zgjidhjen e duhur. Rolin kryesor e kanë institucionet arsimore me strukturat formale brenda tyre, të cilat mobilizohen për zbatim të protokollit me qasje ndërinstitucionale. Edhe strukturat organizative joformale brenda shkollave mund dhe duhet t`i kontribuojnë procesit të zbatimit të protokollit, meqë themelohen për të mbrojtur interesat e fëmijëve/ nxënësve brenda IAP.

3. Llojet e dhunës

Dhuna përfshinë por nuk kufizohet në veprat apo veprimet e qëllimshme që i bënë një person personit tjetër, si: përdorimi i forcës fizike, presioni psikik, çdo veprim që shkakton apo kanosë dhembje fizike dhe psikike; shkaktimi i ndjenjës së frikës, rrezikshmërisë personale; cenimit të dinjitetit; sulmi fizik pa marrë parasysh pasojat; ofendimi, sharja, thirrja me emra ofendues dhe mënyra të tjera të shqetësimit të vrazhdë; përsëritja e vazhdueshme e sjelljeve me qellim të përuljes së personit tjetër; vënia e personit tjetër në pozitën që ai/ajo të frikësohet për gjendjen fizike, emocionale dhe ekonomike.

Për qëllim të identifikimit më të lehtë të rasteve të dhunës dhe masave që duhet ndërmarrë për zgjidhjen e tyre, në protokoll janë definuar llojet e dhunës, si në vijim:

  • dhuna fizike
  • dhuna verbale
  • keqtrajtimi
  • neglizhimi
  • ngacmimi në mes të bashkëmoshatarëve
  • dhuna emocionale/psikologjike
  • dhune digjitale
  • shfrytëzim seksual komercial
  • abuzimi seksual
  • dhuna seksuale

Më poshtë jepen shembuj të llojeve të dhunës që ndodhin më shpesh, të kategorizuara sipas intensitetit të ndara në tri shkallë. (shkalla 1-intensitet më i lehtë; shkalla 2-intensitet i mesëm; dhe shkalla 3-intensitet i lartë).

Shkalla 1: Këto lloje të dhunës i trajton dhe zgjidh vetë edukatori/ja, mësuesi/ja, arsimtari/ja, kujdestari/e i/e klasës në kuadër të punë edukativo-arsimore me nxënësit/klasën. Këtu mund të aktivizohen edhe grupet për ndërmjetësim në mes të bashkëmoshatarëve.

dhuna

verbale

dhuna

emocionale/ psikologjike

dhuna fizike ngacmimi në mes të

bashkëmoshatarëve

dhuna

digjitale

dhuna seksuale
fyerja, tiketimi, imitimi përqeshje-

tallje,

ofendimi, frikësimi, injorimi,

pickimi, kokalla, shtyrja, gjuajtja me gjësende të lehta, tërheqja e lehtë e flokëve, kafshimi, shkelmimi, përlyerja, ndërskëmbësa, dëmtimi i gjërave

personale

ngacmimi me fjalë ose etiketime, në mes të grupimeve, diskriminimi ose favorizimi nga grupi në bazë të statusit sociale, nacionalitetit, religjionit, përkatësisë

së grupit, disiplinimi me dhunë, thashethemet

bezdisja përmes

thirrjeve të panevojshme, dërgimi i SMS dhe MMS

porosive shqetësuese, shqetësimi online,

përdorimi i fjalëve banale me baza gjinore, sharjet, prekjet, ledhatimet, shikimet, komentet, gjestikulacionet me qëllim ngacmimi seksual

 

Shkalla 2: Në trajtimin dhe zgjidhjen e këtyre llojeve të dhunës, edukatori/ja, mësuesi/ja, arsimtari/ ja, kujdestari/e i/e klasës, përveç menaxherit/përgjegjësit të rastit të caktuar nga Drejtori, duhet të përfshihet rrjeti i brendshëm mbrojtës (shih neni 4, pika 1.1. të Protokollit) i IAP si dhe shërbimet tjera profesionale dhe mbështetëse (pedagogu, psikologu, ekipet për ndërmjetësim në mes të bashkëmoshatarëve). Në rast të përsëritjes dhe tendencës së përshkallëzimit të dhunës nga i njëjti individ, në trajtim mund të përfshihet edhe rrjeti i jashtëm mbrojtës (shih neni 4, pika 1.2. të Protokollit).

 

dhuna

verbale

dhuna

emocionale/ psikologjike

dhuna fizike ngacmimi në mes të

bashkëmoshatarëve

dhuna

digjitale

dhuna seksuale
turpërimi, bërtima, gjuajtja e fjalëve“kunjat” kërcënimi, sharje, trembja, manipulimi, goditje, tërheqja e  rëndë e flokëve, shuplaka, shkelja, shqyerja e teshave, mbyllja në hapësirë  të caktuar, pshtyerja, marrja  dhe shkatërrimi i gjësendeve personale, tërheqja/lëvizja e karriges, tërheqja e veshit, intriga, eksploatimi, mospërfshirja, mospranimi, ngacmimet përmes

shpalljeve, keqpërdorimi i forumeve  dhe chat-eve,

veshjet/zhveshjet provokuese, shfaqja e materialeve erotike/ pornografike, ekspozimi dhe tërheqja e vëmendjes me anë të pjesëve intime,

 

 

Shkalla 3: Nëse brenda IAP shkaktohet njëra prej formave të dhunës si më poshtë, menaxheri/përgjegjësi i rastit ka për obligim që përveç përfshirjes së rrjetit të brendshëm mbrojtës të përfshijnë, varësisht nga nevoja dhe specifikat e rastit edhe institucionin/et relevante nga rrjeti i jashtëm mbrojtës.

dhuna

verbale

dhuna emocionale/ psikologjike dhuna fizike ngacmimi në mes të bashkëmoshatarëve dhuna digjitale dhuna

seksuale

poshtërimi,

nënçmimi,

epitete  negative,

kufizimi i lëvizjeve, cenimi i integritetitdenigrimi, kufizimi i komunikimit, anëtarësim i  detyruar në grupe/ rrjete në mënyrë  të dhunshme, neglizhimi, detyrimi për përdorim të substancave psikoaktive, nënshtrimi, eksploatimi, shkulja e flokëve, rrahja, ngufatja, gjuajtja nga largësia, shkaktimi i djegieve, kufizimi i ushqimit dhe gjumit, ekspozimi në temperatura të

ulta/larta,

sulm me armë

të ftohta dhe të zjarrta, përplasja në objekte të forta,

reketimi, izolimi nga  shoqëria, refuzimi,  terrorizimi, organizimi në  grupe të mbyllura

(klane), racizmi

incizimi i kundër vullnetshëm

me kamerë, incizimi i  skenave  të dhunshme, shpërndarja e pavullnetshme e incizimeve

dhe fotografive,

prekjet në organet gjenitale,  pornografia

me fëmijë, joshje,

keqpërdorimi i detyrës zyrtare, detyrimi për

akt seksual, dhunimi,

incesti,

4. Parandalimi i dhunës

Krahas promovimit të sjelljeve dhe qëndrimeve kundër dhunës nëpërmjet të planprogrameve të rregullta mësimore, në favor të respektimit të dinjitetit dhe personalitetit të fëmijës/ njeriut dhe në funksion të ndërtimit dhe zhvillimit të vlerave të shoqërisë demokratike, IAP në vazhdimësi duhet të realizojnë edhe aktivitete ekstrakurrikulare dhe të tjera në parandalim të dhunës dhe në garantim të sigurisë brenda sistemit arsimor, si:

  1. aktivitetet ekstrakurrikulare (ligjërata, debate, aktivitete artistike me temë kundër dhunës, etj.); 2. sigurimi i rrethojës së shkollës;
  2. pajisja e nxënësve me uniformë shkollore, ashtu që të ata të dallohen nga të tjerët përreth shkollë;
  3. zgjerimi i hapësirave shkollore për krijimin e mundësive për aktivitete shtesë, fusha të ndryshme edukativo-arsimore;
  4. kontrollimi i nxënësve për shmangien e mbajtjes së armëve të ftohta apo të përdorimit të narkotikëve, (vetëm në rast te dyshimit të bazuar);
  5. patrullimi i rregullt i policisë afër shkollave,
  6. vendosja e kamerave, me pëlqimin e komunitetit shkollor dhe nëse vlerësohet me efektshmëri pozitive (gjithsesi bazuar në legjislacioni në fuqi);
  7. fuqizimi i rolit të psikologut dhe pedagogut në shkolla;
  8. bashkëpunimi me institucionet relevante në nivel komunal;
  9. takimet e shpeshta me prindër (në mbledhjet me ta të diskutohen problemet që mund të rezultojnë me dhunë, dhe njëkohësisht të trajtohen rastet e eventuale të dhunës);
  10. identifikimi i nxënësve në predispozitë për të shfaqur sjellje të dhunshme dhe trajtimi i tyre nga shërbimet profesionale qoftë brenda shkollës, apo në nivel komune;
  11. evidentimi, raportimi dhe trajtimi i rasteve të dhunës, te cilat ndikojnë në parandalimin e paraqitjes së dhunës si dhe përsëritjes së tyre, por edhe në parandalim të rasteve të reja;

Këto dhe aktivitete të tjera, sipas zgjedhjes dhe nevojës (shih 2 shembuj me poshtë), duhet të realizohen nga vetë shkolla dhe në koordinim me institucione tjera relevante qeveritare dhe joqeveritare, siç kërkojnë politikat nacionale për koordinim dhe bashkëveprim ndërinstitucional. Këtë qasje e kërkon edhe protokolli, prandaj shkollat janë të lira për të kërkuar mbështetje nga institucionet tjera me interes për parandalimin dhe trajtimin e problemit të dhunës.

 

 

SHEMBULL 1. Në raste të caktuara, mund të organizohen ligjërata/debate me profesionist nga mirëqenia sociale, nga shëndetësia, policia etj., duke shtuar informacionin te nxënësit dhe stafi i shkollës mbi efektet dhe pasojat e dhunës. Gjithashtu edhe për orët e caktuara të lëndëve, ku përfshihen temat që ndërlidhen me dhunën, mund të mbështeten mësimdhënësit nga ekspertiza dhe profesionalizmi i zyrtarëve nga institucionet tjera. Në rastin kur tema mësimore ka të bëjë me dhunën në familje, mund të ftohet mysafir punëtori social, ngjashëm për tema tjera mund të ftohen ekspertë nga profilet tjera.

 

 

SHEMBULL 2. Në raste të caktuara, mund të organizohen aktivitete ekstarkurrikulare, përveç atyre që realizohen nga vetë shkollat si aktivitet garuese, shfaqjet teatrale, ekspozitat me punime artistike etj, mund të realizohen edhe aktivitete vetëdijësuese të llojllojshme në bashkëpunim me organizatat joqeveritare, programet e cilave aprovohen nga MASHT apo DKA.

 

5. Identifikimi, intervenimi dhe referimi i rasteve të dhunës

5.1. Procedurat për identifikim dhe intervenim

Kur të njoftoheni apo kur të vëreni se po ndodhë dhuna në afërsi apo ka shenja të dukshme fizike apo emocionale të dhunës së ushtruar ndaj nxënësve dhe personelit të IAP, duhet të veproni si në vijim:

1. Ndërprerja e menjëhershme e dhunës dhe njoftimi i drejtorit të IAP.
2. Qetësimi i situatës duke i larguar personat e përfshirë në rast të dhunës nga situata e krijuar, zvogëluar tensionimin e situatës përmes bashkëbisedimit me këta persona. Ky bashkëbisedim duhet të jetë i qetë pa përmendur pasojat e mundshme dhe frikësime.
3. Mbledhja e informatave nënkupton bashkëbisedimin me akterët dhe dëshmitarët e rastit, por jo duke performuar rolin e institucioneve tjera (p.sh. organeve te hetuesisë). Kujdes i veçantë duhet dhënë viktimës së dhunës duke e bërë të ndihet e sigurt, mos të ketë frikë nga hakmarrja e ushtruesit të dhunës.
4. Pas mbledhjes së informatave dhe bashkëbisedimeve të mësipërme, realizohen konsultimet me Drejtorin e IAP i cili do të vlerësoj intensitetin e dhunës dhe nevojën për përfshirjen e rrjeteve mbrojtëse, si dhe do të përcaktoj menaxherin/përgjegjësin e rastit. Po ashtu, përcaktohet edhe plani i mbrojtjes, duke i dhënë rëndësi të veçantë konfidencialitetit dhe interesit më të mirë të viktimës.
5. Pas konsultimeve, Drejtori i IAP ndërmerr veprimet si në vijim: informon prindërit për rastin, konsultimet e bëra, përfundimet dhe masat e propozuara. Në raste të caktuara Drejtori i IAP në bashkëpunim të ngushtë me menaxherin/përgjegjësin e rastit, referon rastin tek ekipi për ndërmjetësim në mes të bashkëmoshatarëve (rrjeti i brendshëm), si dhe sipas rasteve referohen tek institucionet përkatëse (rrjeti i jashtëm).
6. Drejtori i IAP regjistron dhe azhurnon rastin në SMIA/MAShT sipas aneksit 4 (manual për përdorim të modulit “regjistri i rasteve”).
7. Rasti dhe efektet e masave të ndërmarra përcjelljen në vazhdimësi nga menaxheri/përgjegjësi i rastit deri në arritjen e marrëdhënieve stabile (bashkëpunimit dhe tolerancës) në mes të palëve të përfshira në rast.

 

Identifikimi i dhunës është hapi i parë në mbrojtjen e fëmijës nga dhuna. Në disa situata shenjat e dhunës janë të dukshme, ndërsa në situatat tjera është shumë e vështirë zbulimi i problemit dhe për atë krijimi i besueshmërisë me personin tjetër është shumë i rëndësishëm. Është shumë vështirë të identifikohet dhuna emocionale/psikologjike dhe disa forma të tjera të dhunës.

Çdo palë e cila konsideron se ju kanë shkelur të drejtat në njërin prej hapave të mësipërm, mund të zhvilloj procedurë të ankesës sipas nenit 21 pika 6 të Protokollit.

 

5.2. Shenjat për identifikim të dhunës:

Fizike: gjurmët e lëndimeve, të ënjturat, prerjet, djegiet, veshmbathjet e shqyera, dukja e lënë pas dore, dhimbje të shpeshta të stomakut, shpinës dhe kokës, vjellje, humbja e gjësendeve personale, etj.

Emocionale: i përlotur, i tërhjekur, hiperaktivitet, frikë të pazakontë dhe të tepruar, sjellje agresive dhe vetë-shkatërruese, i heshtur, biseda të papërqendruara, shikime “në të zbrazët”, frika nga vetmia dhe/ apo shoqërimi me të tjerët, urinimi i pakontrolluar, gënjeshtra, etj.

Brenda IAP: rënia e menjëhershme e suksesit, lajmërimi i mungesave të paarsyeshme, mungesa e koncentrimit, vonesat e paarsyeshme, ikje nga obligimet, mos sjellja e detyrave të shtëpisë, shmangia dhe mospjesëmarrja në aktivitete të ndryshme, shmangia nga shoqërimi me persona të tjerë, shmangia nga prekjet fizike (dridhje/trema), frikë për tu kthyer në shtëpi, etj.

Shënim: nëse edukatori/ja, mësuesi/ja, arsimtari/ja, kujdestari/e i/e klasës gjatë procesit edukativo-arsimor vëren ndonjërën apo disa nga shenjat e sipër cekura ai/ajo duhet të aplikoj procedurat e intervenimit të përshkruara si më lartë.

Nëse fëmija tregon shenja inferioriteti, ka shenja të dhunës fizike, ka sjellje agresive, atëherë, duhet të fillohet kjo procedurë.

 

6. Orientimi i veprimeve për adresimin e dhunës bazuar në dëshmi

Raportimi i rasteve të dhunës, përveç se është obligim ligjor dhe moral i çdo individi dhe institucioni, e në veçanti të çdo IAP-je, tregon përkushtimin e lartë të IAP për të ndërmarrë veprime drejt zvogëlimit të rasteve të dhunës të cilat do të reflektonin drejtpërdrejtë në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe kredibilitetit të vetë institucionit.

IAP, DKA dhe MAShT pas përfundimit të çdo gjysmëvjetori shkollorë gjenerojnë katër lloje të raporteve mbi treguesit për dhunën nga regjistri i rasteve sipas aneksit 1 (manual për përdorim të modulit “regjistri i rasteve”). IAP i analizojnë raportet dhe mbi bazën e këtyre analizave ndërmarrin veprime konkrete për adresimin dhe zvogëlimin e numrit të rasteve të dhunës. Këto veprime mund të jenë: Kërkesë për patrullime shtesë nga Policia në Komunitet, investimi në infrastrukturë të IAP me qëllim të rritjes së sigurisë (vendosja e kamerave, vendosja apo përmirësimi i rrethojave të IAP, etj.), rritja e bashkëpunimit me komunitetin për parandalimin e dhunës, rritja e numrit të aktiviteteve ekstrakurrikulare, përforcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional (me rrjetin e jashtëm mbrojtës), azhurnimi i legjislacionit në fuqi, si dhe veprime të tjera që i kontribuojnë parandalimit dhe adresimit ët dhunës në IAP.

7. Përmbyllja

Ky “Udhëzues” do të ndihmojë IAP të zbatojnë plotësisht Protokollin. Edhe pse në kuadër të udhëzuesit janë listuar një varg veprimesh dhe aktivitetesh, inkurajohen IAP-të që në varësi nga natyra dhe intensiteti i rasteve të dhunës të ndërmerren veprime me anë të të cilave do të arrihet të zgjidhen çështjet/problemi konform dispozitave të Protokollit, ligjeve në fuqi dhe instrumenteve ndërkombëtare relevante.

Procesi i hartimit të udhëzuesit është iniciuar dhe udhëhequr nga përfaqësuesit e institucioneve bartëse të hartimit të Protokollit, mbi bazën e analizës së situatës, hulumtimeve të zhvilluara në vend, si dhe duke marrë parasysh praktikat rajonale mbi problematikën e dhunës në IAP.

8. SHTOJCAT

8.1. SHTOJCA 1: Plani i veprimit për parandalim të dhunës  me bazë në shkollë

Për të parandaluar dhe reaguar ndaj rasteve të dhunës, çdo IAP-së i sugjerohet të zhvilloj planin vjetor të veprimit. Më poshtë është dhënë modeli i planit të veprimit të cilin IAP mund të shfrytëzojnë/adaptojnë për nevojat e tyre, pa u kufizuar vetëm në aktivitetet e paraqitura në model. IAP-të inkurajohen që të përpilojnë dhe realizojnë aktivitete tjera shtesë sipas vlerësimeve të brendshme.

Modeli i Planit të Veprimit

Aktiviteti Përgjegjësi Afati kohor
Vlerësimi i gjendjes së sigurisë në institucion (infrastruktura, funksionaliteti i mekanizmave brenda institucionit) Këshilli Drejtues, Drejtori Në fillim të çdo viti shkollor
Formimi i mekanizmave mbështetës (ekipi për ndërmjetësim në mes të bashkëmoshatarëve,  trupa të tjerë formal dhe joformal) Drejtori,

Këshilli i Nxënësve

Në fillim të çdo viti shkollor
Përgatitja e temave për dhunën në lëndën Edukata Qytetare Mësimdhënësi/ja i lëndës Në fillim të çdo viti shkollor
Mbajtja e orës mësimore/ligjëratës për parandalim të dhunës Mësimdhënësi/ja i lëndës,

Drejtori, përfaqësues i institucionit mbështetës (p.sh. Policia e Kosovës, QPS,QMF, OJQ, etj.)

Së paku një herë në çdo gjysmëvjetor
Përpilimi i planit të kujdestarive në korridore dhe oborr të institucionit Drejtori,

Kujdestari i ditës

Në fillim të çdo viti shkollor
Zbatimi i planit të kujdestarive në korridore dhe oborr të institucionit Drejtori,

Kujdestari i ditës

Gjatë tërë vitit shkollor
Regjistrimi i rasteve të dhunës në bazën e të dhënave Drejtori Gjatë tërë vitit shkollor
Mbyllja e rasteve të dhunës në bazën e të dhënave Drejtori Gjatë tërë vitit shkollor
Gjenerimi i raporteve mbi treguesit e dhunës Drejtori Në përfundim të çdo gjysmëvjetori
Shqyrtimi i raportit mbi treguesit e dhunës me organet e institucionit Drejtori, këshilli i shkollës,

Këshilli i drejtues,

Këshilli i nxënësve

Këshilli i prindërve

Në përfundim të çdo gjysmëvjetori
Aktiviteti Përgjegjësi Afati kohor
Planifikimi dhe kontaktimi i DKA, MAShT dhe donatorëve të mundshëm për organizimin e trajnimeve me fokus parandalimin dhe trajtimin e dhunës Drejtori i shkollës,

Mësimdhënësi/ja i lëndës

Së paku një herë në vit
Inkurajimi dhe përkrahja e aktiviteteve ekstrakurrikulara të iniciuara nga Këshilli i nxënësve Drejtori,

Mësimdhënësi i lëndës përkatëse Këshilli i nxënësve

Së paku një herë në çdo gjysmëvjetor
Shënimi i ditës për të drejtat e fëmijëve “1 Qershori” Drejtori i shkollës, Në datat relevante, sipas informacionit nga MAShT
Shënimi i muajit antitrafikim Drejtori i shkollës, Në datat relevante, sipas informacionit nga MAShT
Shënimi i 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në familje Drejtori i shkollës, Në datat relevante, sipas informacionit nga MAShT
Shënimi i javës së ndërmjetësimit Ekipi për ndërmjetësim të bashkëmoshatarëve Një ditë në vit në kuadër të javës së ndërmjetësimit

 

 

8.2. SHTOJCA 2: Korniza normative

Konventa për të Drejtat e Fëmijës

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Kodi Penal i Kosovës

Kodi i Procedurës Penale

Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare

Ligji i Punës

Ligji për Policinë

Ligji për Edukim Parashkollor

Ligji për Arsimin Parauniversitar

Rregullorja – QRK (nr. 21/2013) për Protokollin për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Institucionet e Arsimit Parauniversitar

 

8.3. SHTOJCA 3: Informacione online mbi parandalimin e dhunës

Kuvendi i Republikës së Kosovës http://www.kuvendikosoves.org;

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës http://www.kryeministri-ks.net;

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë http://www.masht-gov.net; Këshilli i Europës

www.coe.int/t/transversalprojects/children/;

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë -UNICEF në Kosovë http://www.unicef.org/kosovoprogramme/;

UNESCO

https://en.unesco.org/; Save the Children www.savethechildren.org.uk;

World Report on Violence against Children http://www.violencestudy.org/r229; Human Rights Resource Center www.hrusa.org;

International Observatory on Violence in Schools http://www.ijvs.org; Keep Schools Safe www.keepschoolssafe.org; Teaching Tolerance www.tolerance.org; The Prevention Institute www.preventioninstitute.org;

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve http://www.komfkosova.org/; Qendra për Arsim e Kosovës http://kec-ks.org/ Terre des hommes

http://tdh-childprotection.org/projects/kosovo/description; Amici dei Bambini www.strehimifamiljar.org World Vision http://www.wvi.org/kosovo

One to One Children’s Fund http://www.onetoonechildrensfund.org/ SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë http://soskosova.org/

Programi për të Drejtat Civile në Kosovë -CRPK http://www.crpkosovo.org/index.aspx?LID=4&SID=1

 

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko dokumentin zyrtar [1.84 MB]

Arsimi Parauniversitar bashkëpunim ndërinstitucional dhuna digjitale dhuna emocionale dhuna fizike dhuna ndaj fëmijëve Dhuna në shkolla dhuna psikologjike dhuna seksuale dhuna verbale Edukatorët edukimi pa dhunë institucione arsimore institucione përgjegjëse integriteti i fëmijëve Keqtrajtim Konventa për të Drejtat e Fëmijës kujdesi për fëmijë Mbrojtja e fëmijëve mësimdhënësit dhe dhuna ndërhyrje ndaj dhunës neglizhencë parandalimi i dhunës politika arsimore protokolli i dhunës referimi i dhunës rrjeti mbrojtës shfrytëzim seksual shkallët e dhunës të drejtat e fëmijëve udhëzime praktike udhëzues për dhunën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleKalendari javor për ushtrime leximi në mënyrë që fëmija juaj të lexoj, recitoj dhe të mbajë fjalime të fuqishme
Next Article Si ta mësoni fëmijën të ndajë me të tjerët?
Prindërimi
  • Website

Related Posts

FOKUS

Pyetja e adoleshentes: Shoqet më largohen, më thonë se jam shumë “fëminore”

May 28, 2025
Ankthi dhe depresioni

10 teknika të arta për të kaluar stresin në sezonin e provimeve

May 28, 2025
FOKUS

Dhjetë sekrete për të mësuar më shpejt dhe për të mbajtur mend në gjatë

May 27, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,956

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,200

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,687
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
FOKUS

Pyetja e adoleshentes: Shoqet më largohen, më thonë se jam shumë “fëminore”

PrindërimiMay 28, 2025
Ankthi dhe depresioni

10 teknika të arta për të kaluar stresin në sezonin e provimeve

PrindërimiMay 28, 2025
FOKUS

Dhjetë sekrete për të mësuar më shpejt dhe për të mbajtur mend në gjatë

PrindërimiMay 27, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,956

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,200

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,687
Të zgjedhura

Pyetja e adoleshentes: Shoqet më largohen, më thonë se jam shumë “fëminore”

May 28, 2025

10 teknika të arta për të kaluar stresin në sezonin e provimeve

May 28, 2025

Dhjetë sekrete për të mësuar më shpejt dhe për të mbajtur mend në gjatë

May 27, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.