Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Udhëzues për prindërit: Trajtimi i ngacmimeve në shkollë i fëmijëve 4-12 vjeç

May 14, 2025

Përgatitja e fëmijës për të shkuar në çerdhe dhe kopsht, disa mënyra praktike

May 14, 2025

Ja se si mund ta shëroni “herpes”-in tek fëmijët tuaj, në kushte shtëpie dhe me kura natyrale

May 14, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»FOKUS»Udhëzues për prindërit: Trajtimi i ngacmimeve në shkollë i fëmijëve 4-12 vjeç
FOKUS

Udhëzues për prindërit: Trajtimi i ngacmimeve në shkollë i fëmijëve 4-12 vjeç

ModeratoriBy ModeratoriMay 14, 2025No Comments16 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ju keni vënë re se sjellja e birit tuaj 10-vjeçar, Artanit, ka ndryshuar shumë gjatë javëve të fundit. Ai nuk dëshiron të shkojë më në shkollë dhe rregullisht ankohet në mëngjes për dhimbje në stomak dhe të vjella. Ai nuk është ftuar në asnjë festë ditëlindjeje të fëmijëve këtë vit, edhe pse vitin e kaluar kishte marrë shumë ftesa të këtilla. Ju dyshoni se Artani mund të jetë i ngacmuar nga shokët e shoqet e tij të klasës.

Tabela e përmbajtjes

Toggle
    • Si po ia del biri im në shkollë? Çfarë e tërheq atë?
    • Pse po e ngacmoni birin tim? Ai nuk ju ka bërë asgjë.
    • Po dukesh i pikëlluar Artan. A po ke telashe me shokët e shoqet e klasës?
    • Ka diçka që nuk shkon. Të lutem, me trego çfarë po ndodh.
    • Komunikimi i hapur
      • Si mund ta “hapim” komunikimin tonë?
    • Trajnim për komunikim të hapur
  • Komunikimi jo i dhunshëm
    • Çfarë mund të bëj? – Këshilla për t’u marrë me sjellje agresive.
    • Themelet e komunikimit njerëzor
    • Mesazhet me “unë”:
    • Shembuj praktikimi 

Si po ia del biri im në shkollë? Çfarë e tërheq atë?

Bisedoni fillimisht me mësuesin e tij/saj.

Nëse dyshoni se biri juaj është duke u ngacmuar, është shumë e dobishme ta diskutoni çështjen me mësuesin e tij. Mos u mundoni t’i bëni presion fëmijës suaj për t’i treguar mësuesit rreth problemeve të tij. Ai mund të ndihet i turpëruar për atë që ka përjetuar, ose mund të jetë i shqetësuar mos po e quajnë spiun. Të gjitha këto gjëra mund ta bëjnë edhe më të rëndë barrën emocionale të fëmijës suaj. Ngacmimi shpesh është i fshehur dhe madje edhe mësuesit mund të kenë vetëm dyshime të mjegullta. Sidoqoftë, kur diskutoni shqetësimet tuaja me mësuesin, ka të ngjarë të qartësohet gjendja. Nëse mësuesi konfirmon se Artani është shpesh i vetëm, i ndarë nga grupi ose preferon të qëndrojë në klasë gjatë kohës së pushimit, atëherë ia vlen ta përcillni këtë me pyetje më të sakta:

A ofshan klasa sapo Artani të thotë diçka në klasë?
A i rrokullisin sytë nxënësit e tjerë?
A ballafaqohen fjalët e tij në klasë shpesh me komente nënçmuese apo edhe tallje nga të tjerët?
Kini kujdes të mos shprehni akuza kundër mësuesit. Ngacmimi është diçka që shpesh ndodh jashtë sferës së ndikimit të mësuesit.

Nëse mësuesi ka vërejtur këtë lloj sjelljeje ndaj fëmijës suaj nga shokët e shoqet e klasës, atëherë hapi tjetër duhet të jetë një takim së bashku me fëmijën tuaj. Një këshillë mbi mënyrën e organizimit të një takimi të tillë mund të gjendet këtu.

Pse po e ngacmoni birin tim? Ai nuk ju ka bërë asgjë.

Mos u merrni me fëmijën ngacmues direkt.

Nuk është ide e mirë të përpiqeni ta trajtoni drejtpërsëdrejti situatën e Artanit. Kur ngacmimi përfshin një grup të tërë që sillen si bandë ndaj një nxënësi, masat disiplinore ose sanksionet ndaj një shoku a shoqeje të klasës nuk do ta zgjidhin problemin. Në të vërtetë, një reagim i ashpër dhe ekstrem nga ana juaj mund edhe ta përkeqësojë situatën.

Ndërsa ngacmimi në përgjithësi është një fenomen i grupit, problemi duhet të adresohet në burimin e tij. Mund ta përfshijë një klasë të caktuar, me implikime për të gjithë shkollën.

Si hap i parë, përpiquni të bëni një vlerësim më të saktë të gjendjes. Zbuloni nëse biri juaj me të vërtetë po ngacmohet, duke diskutuar çështjen me mësuesin e tij. Pas kësaj, është e këshillueshme një bisedë e ndjeshme me fëmijën tuaj.

 

Po dukesh i pikëlluar Artan. A po ke telashe me shokët e shoqet e klasës?

Bisedoni me fëmijën tuaj

Është e rëndësishme që t’i komunikoni shqetësimet dhe vrojtimet tuaja me ndjeshmëri kur flisni me birin tuaj. Zgjedhni një mjedis të përshtatshëm për diskutimin tuaj të hapur, pasi shpesh është shumë më e lehtë për fëmijët të flasin për një temë në mënyrë rastësore dhe të natyrshme. Një shëtitje së bashku, një lojë enigmë, ose një shëti me makinë diku mund të jenë raste të mira për një shkëmbim të tillë.

Ju gjithashtu duhet të siguroheni që të ndani kohë të mjaftueshme, pasi presioni i kohës do ta bëjë më të vështirë për birin tuaj të flasë për këto çështje të ndjeshme.
Një mënyrë e mirë për të nisur bisedën mund të jetë shprehja e vrojtimeve tuaja rreth situatës aktuale të fëmijës suaj. Përmendja e një përvoje ku keni pasur vështirësi me fëmijët e tjerë ose në shkollë mund të shërbejë gjithashtu si një fillim i mirë bisede.

Nëse Artani hapet dhe dëshiron të flasë me ju, kini kujdes të shmangni akuzat. Deklaratat e tilla si “Pse nuk më ke thënë më herët? Pse nuk i ke thënë mësuesit?”, mund të duken si marrje në pyetje dhe lehtë mund të ndjellin ndjenjën e fajit, turpit dhe zemërimit.

Ju mund t’i ofroni përkrahje birit tuaj duke ia pohuar atij dhe duke marrë seriozisht ndjenjat e tij: “Unë mund ta shoh se kjo duhet të të ketë bërë të ndihesh shumë i pikëlluar. Unë mund ta kuptoj se ti ndoshta edhe nuk dëshiron të shkosh më në shkollë”.

Ju do të keni një pasqyrë më të qartë të situatës kur ta diskutoni çështjen me mësuesit e fëmijës suaj.

 

Ka diçka që nuk shkon. Të lutem, me trego çfarë po ndodh.

Ideja e diskutimit të çështjes me Artanin është dukshëm më e mira. Megjithatë, duhet të keni kujdes të mos e vini birin tuaj në një pozicion mbrojtës dhe ta shmangni ndjenjën e tij të detyrimit për të arsyetuar veten. Edhe këshillat e mirëmenduara, si: “Mos e merr shumë për zemër”, nuk do ta ndihmojnë Artanin shumë nëse ai është me të vërtetë duke u ngacmuar.

Mundohuni ta arrini fëmijën tuaj me komunikim të hapur, komunikim jo të dhunshëm ose mesazhe me “unë”.

 

Komunikimi i hapur

Komunikimi nuk bëhet vetëm me fjalë. Ne gjithashtu komunikojmë pa fjalë, me gjuhën e trupit (shprehjet e fytyrës, qëndrimin, gjestet). Për më tepër, theksi i zërit ndikon gjithashtu në mënyrën se si njerëzit e kuptojnë mesazhin tonë.

Më tej, 4 aspektet e ndryshme të një mesazhi (informacioni, marrëdhënia, apeli dhe vetë-zbulimi) duhet të merren parasysh kur përpiqemi të komunikojmë me sukses.

Përfundim: Nuk është e lehtë për ta transmetuar një mesazh në mënyrën se si dërguesi dëshiron të kuptohet, dhe është akoma më e vështirë për marrësin të dekodojë kuptimin e synuar.

Kështu, është e rëndësishme ta “hapim” komunikimin tonë. Komunikimi i hapur na lejon t’i qartësojmë aspektet e nënkuptuara të një mesazhi dhe siguron që nuk do ta keqkuptojmë njëri-tjetrin. Nganjëherë, edhe dërguesit nuk mund ta dinë qëllimin e vërtetë të një mesazhi ose sjelljeje të komunikuar.

Për shembull, foshnjat dhe fëmijët e vegjël të cilët nuk janë në gjendje t’i përballojnë ndjenjat e tyre, kushtet e brendshme dhe nevojat, shpesh nuk kanë aftësinë për t’i komunikuar ato qartë. Prandaj, prindërit ose të rriturit e tjerë duhet t’i gjejnë vetë këto (shembuj: A është fëmija i sëmurë apo i uritur? A është ndonjë gjë që shkakton dhimbjen e saj ose është vetëm e lodhur?).

Situata me djalin 10-vjeçar duket se tregon që ai nuk mund ta shpreh qartë gjendjen e tij emocionale. Kështu, është sfidë e juaja prindërore që të përpiqeni t’i kuptoni fëmijët tuaj. Përpjekjet tuaja me komunikim të hapur mund të ndihmojnë në sqarimin e ndjenjave të fshehura të birit tuaj.

Si mund ta “hapim” komunikimin tonë?

Së pari: Tregoni fëmijëve tuaj atë që keni kuptuar ose mbledhur nga mesazhi i tyre. Përmbahuni nga interpretimi i mënyrës së tyre të të folurit dhe veprimit. Vetëm jepni informata kthyese në lidhje me atë që keni dëgjuar ose parë.

Së dyti: Ju po ashtu duhet të bëni përpjekje për të komunikuar hapur ndjenjat, mendimet, dëshirat dhe nevojat tuaja. Kini kujdes, mos i shprehni ato në mënyrë të nënkuptuar.

Së treti: Jepuni kohë të mjaftueshme dialogjeve dhe komunikimit në përgjithësi, Kështu, i tregoni fëmijës tuaj: ” Ti je i rëndësishëm për mua. Unë jam i interesuar për ty, për mendimet, emocionet dhe jetën tënde”. Kjo nxit një ndjenjë të thellë pranimi dhe mbështet vetëbesimin e fëmijës suaj.

Trajnim për komunikim të hapur

Këtu do të gjeni situata të ndryshme të jetës së përditshme me fëmijët. Në çdo rast, jepen dy reagime të ndryshme prindërore. Paramendoni se si do të vazhdojë ndërveprimi në përputhje me reagimin e deklaruar prindëror dhe shkruajeni.

Pastaj, reflektoni mbi ndërveprimet me ndihmën e pyetjeve të mëposhtme:

Cili reagim prindëror çon në të kuptuarit më të mirë të fëmijës dhe situatës së tij/saj?

Si mund të gjejë fëmija një zgjidhje për problemin / situatën e tij/saj?

Si mund ta udhëheqë prindi fëmijën nëpër ndjenjat e nevojat e tij/saj?

Cili reagim prindëror çon në konflikt?

Në darkë 1
Samanta 4-vjeçare, nuk dëshiron të hajë. Ajo vetëm çukit në patatet e saja.

A: “Samanta, mos u bëj ashtu si mbretëreshë drame! Haji patatet tuaja, ose do të shkosh në shtrat pa tregimin e gjumit”. Nëna flet me zë të lartë, me gishtin e ngritur, paralajmërues. B: “Unë po e shoh se ti vetëm po çukit në ushqimin tënd dhe po shikon në pjatën tënde. Ti gjithashtu the se nuk do asgjë. Mendoj se je vetëm e lodhur dhe jo e uritur. A kam të drejtë?”
Si do të vazhdonte ky ndërveprim? Si do të vazhdonte ky ndërveprim?

Të zgjuarit në mëngjes 2
Olivia 10-vjeçare mbetet në shtrat dhe shpjegon: “Nuk mund të shkoj në shkollë sot.” Pas tri thirrjeve për t’u zgjuar, ajo ankohet: “Lërmë të qetë! Është e dhimbshme!”

A: “Ti nuk dukesh e sëmurë, kështu që dil nga shtrati yt. Ne po ashtu duhet të punojmë, edhe kur nuk na pëlqen.” B: (Imagjinoni reagimin në një situatë të komunikimit të hapur: Çfarë do të thoshte nëna?)
Si do të vazhdonte ky ndërveprim? Si do të vazhdonte ky ndërveprim?

Koha e ushqimit
Stivi është 14 vjeç. Për dy javë, ai ka refuzuar të hajë darkë me pjesën tjetër të familjes së tij, duke pohuar: “Unë nuk jam i uritur!” Tani, babai i tij dëshiron që ai ta ndryshojë këtë sjellje.

A: “Përderisa jeton me ne në shtëpinë tonë, ti duhet t’u bindesh rregullave tona. Dhe një nga rregullat thotë se ne hamë darkë së bashku. Tash, bashkangjitu me ne dhe zëre vendin tënd në tavolinë!” B: (Imagjinoni një reagim në një situatë të komunikimit të hapur: Çfarë do të thoshte babai?)
Si do të vazhdonte ky ndërveprim? Si do të vazhdonte ky ndërveprim?

 

Komunikimi jo i dhunshëm

Çfarë mund të bëj? – Këshilla për t’u marrë me sjellje agresive.

Këtu gjeni këshilla se si të diskutoni me fëmijën tuaj duke ndjekur parimin e “komunikimit jo të dhunshëm” nga Marshall B. Rosenberg (për informata të mëtejme,  klikoni këtu).

Supozimi themelor në modelin 4-hapësh të Rosenbergut është se prapa çdo veprimi njerëzor ekzistojnë ndjenja dhe nevoja të caktuara. Prapa çdo veprimi agresiv është një shkelje e kufirit. Këto dhe ndjenjat e nevojat që lidhen me to mund të zbulohen përmes komunikimit të mëshirshëm. Mënyrat paqësore të zgjidhjes së konflikteve dhe plotësimit të nevojave tani mund të gjenden përmes dialogut. Në vijim, janë 4 hapat drejt një dialogu në kuptim të komunikimit jo të dhunshëm:

  1. Vrojtimet
    Fillimisht, përpiquni të përshkruani saktësisht se çfarë lloj sjelljesh keni parë. Sigurohuni që të mos interpretoni ose vlerësoni sjelljet. Fëmija juaj, marrësi i vrojtimeve tuaja, duhet ta dijë pikërisht në çfarë po referoheni.
  2. Ndjenjat
    Pastaj, tregojani fëmijës ndjenjat që vrojtimet tuaja kanë shkaktuar në ju. Nëse ju mungojnë fjalët për të përshkruar ndjenjat tuaja ose ato të fëmijës suaj, këtu është një listë me përmbledhje të ndjenjave të ndryshme. Këto ndjenja janë të lidhura drejtpërdrejt me një nevojë.
  3. Nevojat
    Këto përbëjnë cilësi esenciale, të cilat të gjitha qeniet njerëzore i dëshirojnë (ose dëshirojnë t’i kenë) në jetën e tyre. Ato përfshijnë nevoja themelore, të tilla si gjumi, ushqimi dhe pijet, por gjithashtu dëshirën e madhe për dashuri, siguri dhe vetëpërmbushje.
    Cilat janë nevojat tjera? Si i deklaroj ato me saktësi? Konsultohuni me listën e nevojave këtu! Tani, formuloni ato në lidhje me ndjenjën dhe deklaroni rezultatin e dëshiruar ose kërkesën.
  4. Kërkesat
    Me këtë kërkesë, ju formuloni një veprim ose sjellje që rezulton nga nevoja. Këtu, ju bëni dallimin midis kërkesës dhe dëshirës: kërkesat janë veprime konkrete, ndërsa dëshirat janë më të paqarta, të lidhura me kushtet e ardhshme (p.sh. “Bëhu më i sjellshëm me personat e moshuar”). Kërkesat kanë një mundësi më të lartë të suksesit, pasi ato përcaktojnë më konkretisht sjelljen e dëshiruar. Kështu, të kërkuarit është më i përshtatshëm, veçanërisht për edukimin e fëmijëve të vegjël.

Meqë edhe për të rriturit është mjaft e vështirë që t’i artikulojnë ndjenjat dhe nevojat e tyre, nuk duhet të supozohet se fëmijët janë në gjendje t’i shprehin ato më lehtë. Prandaj, është edhe më e rëndësishme që ju, si prindër, të jeni të ndjeshëm ndaj mënyrës së të folurit të tyre. Me anë të dëgjimit empatik (sqarimi dhe përsëritja e asaj që është thënë është një koncept thelbësor i modelit), dëgjuesit mund t’u japin dërguesve mundësinë për të arritur qartësi për mendimet, ndjenjat dhe nevojat e tyre.
Ky është kushti optimal për gjetjen e modeleve të përbashkëta, alternative të sjelljes që nuk kërkojnë dhunë fizike për t’i kënaqur nevojat.

 

Themelet e komunikimit njerëzor

Le ta pranojmë përkufizimin e mëposhtëm të komunikimit: Çdo komunikim është një mesazh ndërmjet një dërguesi dhe një marrësi. Fëmijët dhe prindërit mund të jenë të dyja: dërgues (persona që duan të komunikojnë diçka) ose marrës (personat që marrin një mesazh)..

Ju nuk mund të mos komunikoni. Edhe kur jemi të heshtur dhe shmangim kontaktin me sy me persona të tjerë, ne dërgojmë një mesazh: “Lermë, dua të jem më vete!” Për më tepër, foshnjat dhe të vegjlit mund dhe dëshirojnë të komunikojnë me ne. Ata e bëjnë atë në mënyrë joverbale dhe prandaj, shpesh është më e vështirë për prindërit e tyre që t’i kuptojnë. Në mënyrë të ngjashme, fëmijët shumë të vegjël përpiqen të shprehin ndjenjat, nevojat dhe vullnetin e tyre. Për të siguruar një proces komunikimi të suksesshëm dhe të kënaqshëm me fëmijët tanë, është e rëndësishme që ne të përpiqemi shumë për të deshifruar dhe kuptuar përpjekjet e tyre të komunikimit joverbal.

Ekzistojnë situata komunikuese simetrike dhe plotësuese. Situata simetrike nënkupton një komunikim ndërmjet pjesëmarrësve të barabartë: shokëve e shoqeve, vëllezërve e motrave ose kolegëve; komunikimi plotësues bazohet në marrëdhënie të pabarabarta, si ndërmjet mësuesve dhe nxënësve, punëdhënësve dhe punonjësve, prindërve dhe fëmijëve. Këto marrëdhënie përcaktohen nga strukturat e pushtetit ku një person në pozitë të pushtetit mund të ushtrojë presion ndaj një personi tjetër. Natyrisht, është më e lehtë të komunikohet nga pozita e pushtetit, siç është pozita jonë e prindërve. Por duhet të kemi kujdes që ne të mos abuzojmë me këtë pushtet, përndryshe komunikimi mund të japë rezultate të dobëta dhe me pasoja negative për marrëdhënien me fëmijët tanë. Fëmijët janë gjithmonë në pozitë vartësie kur komunikojnë me prindërit e tyre. Ata nuk mund të dalin prej saj

Pikësimi i procesit komunikues: Dërguesi dhe marrësi strukturojnë rrjedhën e komunikimit në mënyrë të ndryshme dhe, kështu, interpretojnë sjelljen e tyre gjatë procesit komunikues thjesht si reagim ndaj sjelljes së tjetrit (çdo palë beson se tjetri është shkaku i një sjelljeje të caktuar). Të pikësosh një komunikim do të thotë të interpretosh një rend të vazhdueshëm të ngjarjeve duke etiketuar një ngjarje si shkak dhe ngjarjen pasuese si përgjigje (nëse ndodh një gjë, gjithmonë ndodh diçka tjetër).

 

Mesazhet me “unë”:

Provoni të dërgoni shpesh mesazhet me “unë“. Në këto mesazhe shprehni ndjenjat, mendimet dhe pritjet tuaja. Një mesazh efektiv me “unë” përbëhet nga tri pjesë:
1. Përshkrimi i sjelljes (së papranueshme)
2. Ndjenjat e prindit / dërguesit
3. Efekti praktik që sjellja e fëmijës ka në prindin / dërguesin

Sjellja është ajo që fëmija juaj bën ose thotë. Jepni një përshkrim të thjeshtë të sjelljes së papranueshme. Kini kujdes: mos e gjykoni / vlerësoni, as interpretoni këtë sjellje.

Në hapin e dytë, vlerësoni ndjenjat tuaja të shkaktuara nga kjo sjellje. Cilat janë ndjenjat e mia? Ju duhet t’i komunikoni sinqerisht. Për të qenë të sinqertë dhe për të mos fshehur emocionet dhe ndjenjat, kërkohet përpjekje e madhe. Në këtë mënyrë, fëmija juaj mund ta kuptojë se kjo sjellje nuk është e pranueshme, dhe se ajo duhet të ndryshojë.

Fëmija juaj duhet ta dijë pse sjellja e tij/saj është problem dhe e papranueshme. Po kështu, duhet t’ia komunikoni pasojat konkrete dhe praktike të kësaj sjelljeje. Për më tepër, kjo sjellje e papranueshme shkakton efekte të tjera negative (humbje kohe ose parash, më shumë punë për ju, pengesë për të bërë gjëra të tjera që ju pëlqejnë apo duhet t’i bëni, etj.).

Mbani mend:
Mesazhi me “unë” = sjellja + ndjenjat + efekti

Këtu  i gjeni disa detyra për t’i praktikuar mesazhet tuaja me “unë”.

 

Shembuj praktikimi 

Imagjinoni situatat e mëposhtme. Shkruani se si normalisht do të reagonit. Pastaj përpiquni të gjeni një mesazh me “unë”, me tri pjesët e tij. Krahasoni mesazhin tuaj me reagimin tuaj të zakonshëm. Çfarë mund të ndryshojë mesazhi me “unë” në komunikimin me fëmijën tuaj? Krahasoni mesazhin tuaj me “unë”, me sugjerimet.

Fëmija që vonohet

Djali yt ka shkuar në shkollë dhe ka premtuar të kthehet drejt në shtëpi në fund të mësimit. Tani ai arrin një orë më vonë, pa ju lajmëruar.
you.

Çfarë do të thonit? Si reagoni përgjithësisht në këtë situatë?
___________________________________________________________________

Përpiquni të gjeni një mesazh efektiv me “unë”:

Përshkrimi (pa gjykuar) i sjelljes së fëmijës Ndjenjat tuaja të shkaktuara nga kjo sjellje Efekti konkret dhe praktik i sjelljes së fëmijës

Krahasojeni me reagimin tuaj të zakonshëm. Çfarë mund të ndryshojë mesazhi juaj me “unë” në bisedën me fëmijën tuaj?

Mesazhe të mundshme në vetën e parë:


Kuzhina në rrëmujë

 

Kur të ktheheni në shtëpi pasi keni bërë pazar dhe gjeni kuzhinën tuaj në rrëmujë të madhe, e kuptoni se fëmijët tuaj sapo janë zgjuar dhe nuk kanë pastruar pasi kanë ngrënë mëngjesin.

Çfarë do të thonit? Si reagoni normalisht në një situatë të tillë?

___________________________________________________________________

Përpiquni të gjeni një mesazh efektiv me “unë”:

Përshkrimi (pa gjykuar) i sjelljes së fëmijës Ndjenjat tuaja të shkaktuara nga kjo sjellje Efekti konkret dhe praktik i sjelljes së fëmijës

Çfarë mund të ndryshojë mesazhi juaj me “unë” në bisedën me fëmijën tuaj?

Mesazhe të mundshme në vetën e parë:

Përshkrimi (pa gjykuar) i sjelljes së fëmijës Ndjenjat tuaja të shkaktuara nga kjo sjellje Efekti konkret dhe praktik i sjelljes së fëmijës
Kur u ktheva në shtëpi pas pazarit, i gjeta në kuzhinë enët e palara nga mëngjesi juaj. Isha e dëshpëruar sepse… … u desh t’i mblidhja të gjitha enët tuaja të palara dhe t’i vendosja në enëlarëse dhe humba shumë kohë nga e shtuna ime e pushimit. Do të doja ta kisha lexuar gazetën në vend të kësaj.

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticlePërgatitja e fëmijës për të shkuar në çerdhe dhe kopsht, disa mënyra praktike
Moderatori

Related Posts

FOKUS

Ja se si mund ta shëroni “herpes”-in tek fëmijët tuaj, në kushte shtëpie dhe me kura natyrale

May 14, 2025
FOKUS

“Kur adoleshentët flenë pak, shoqëria zgjohet vonë!” – Thirrje urgjente për prindërit, mësidhënësit dhe politikëbërësit

May 14, 2025
Dhuna

Si interpretohet agresioni tek fëmijët, shprehje e zhvillimit apo mosfunksionim emocional?

May 14, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,912

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,090

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,652
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
FOKUS

Udhëzues për prindërit: Trajtimi i ngacmimeve në shkollë i fëmijëve 4-12 vjeç

ModeratoriMay 14, 2025
Kopshti

Përgatitja e fëmijës për të shkuar në çerdhe dhe kopsht, disa mënyra praktike

PrindërimiMay 14, 2025
FOKUS

Ja se si mund ta shëroni “herpes”-in tek fëmijët tuaj, në kushte shtëpie dhe me kura natyrale

PrindërimiMay 14, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,912

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,090

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,652
Të zgjedhura

Udhëzues për prindërit: Trajtimi i ngacmimeve në shkollë i fëmijëve 4-12 vjeç

May 14, 2025

Përgatitja e fëmijës për të shkuar në çerdhe dhe kopsht, disa mënyra praktike

May 14, 2025

Ja se si mund ta shëroni “herpes”-in tek fëmijët tuaj, në kushte shtëpie dhe me kura natyrale

May 14, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.