Mosha: 18+
Aventurë e jashtëzakonshme me tema të shtjelluara mirë.
Vlerësimi nga: Chad Sapieha, recensues pranë Common Sense Media
Klasifikimi i Common Sense Media: Lojë për të rritur
Formati: Video lojë | Google Stadia/Xbox One/Playstation 4 | 2018
Rreziqet: Në video lojë pashmangshëm mund të hasni në dhunë intensive, përdorim të drogës dhe alkoolit, gjuhë vulgare, përmbajtje seksuale, gjakderdhje dhe lakuriqësi. Ndër të tjera, përmbanë skena të torturave, masakrave, duke përfshirë njerëz që janë varur në pemë, trupa të thatë dhe të kalbur e të braktisur prej kohësh.
Shumë apo pak?
Çfarë do të gjeni dhe çfarë nuk do të gjeni në këtë lojë.
Mesazhe pozitive
Pasqyron qartë sjelljen e jashtëligjshme, por shfaqë edhe pasoja: arrestim, burgim e vdekje. Tema të ndryshme tregimesh trajtojnë gjëra me peshë dhe mendime filozofike, duke përfshirë racizmin, të drejtat e grave, lirinë, korrupsionin, fajin, dashurinë dhe besnikërinë.
Modele të roleve pozitive
Arturi është një anti-hero që bën gjëra shumë të këqija (vrasje e vjedhje), por e ka pllakosur keqardhja. Ai njeh të drejtën nga e gabuara dhe shpesh ndihmon ata që kanë nevojë për shkak të ndjenjës së përgjegjësisë (matësi i nderit të lojës gjurmon prirjen e tij për të bërë mirë), megjithëse kjo shpesh e bën të marr vendimin për të vazhduar të bëjë vepra kriminale edhe më të keqija. Gjithsesi, ai mbetet i pëlqyeshëm, por historia e tij është qartësisht si një përrallë paralajmëruese më shumë sesa është diçka që ia vlenë për t’u imituar. Lojtarët mund të krijojnë avatarin e tyre të personalizuar në modalitetin Red Dead Online.
Përfaqësime të ndryshme
Protagonisti, Arthur, është një anti-hero mashkull, i bardhë. Në rolet dytësore, shokët e tij të bandës përfshijnë edhe personazhe të forta femra: me ngjyrë, latine dhe amerikane-vendase. Ekzistojnë disa stereotipe si për shembull: Charles ka një baba me ngjyrë që abuzonte me alkoolin dhe një nënë vendase që u kap nga ushtarët. Disa gra përshkruhen në mënyrë stereotipike si punonjëse seksi që kujdesen për burrat. Në modalitetin Red Dead Online, mund të ndërtoni një avatar të personalizuar me opsione gjinore binare (mashkull ose femër) dhe një shumëllojshmëri paraqitjesh dhe ngjyrash.
Lehtësia e lojës
Baza për lëvizjet dhe ndërveprimet është e drejtpërdrejtë, por mund të duhet kohë që disa lojtarë të ndihen rehat me kontrollet komplekse të ndjeshme ndaj kontekstit që ndryshojnë funksionin e butonave të ndryshëm në bazë të situatës. Shumica e misioneve nuk janë shumë sfiduese për t’u përfunduar, por marrja e një vlerësimi të artë zakonisht kërkon të paktën disa përpjekje. Vështirësia kur luani në internet përcaktohet kryesisht nga aftësia dhe përvoja e aleatëve dhe ‘’armiqve tuaj’’ të kontrolluar nga lojtarët.
Dhuna dhe frika
Lojtarët angazhohen në luftime duke përdorur armët e Old West-it (revolverë, pushkë, pushkë gjahu, thika gjuetie dhe tomahokët). Sekuencat me lëvizje të ngadalta tregojnë plumbat që depërtojnë te armiqtë dhe gjakun që rrjedh nga plagët. Një mision me një armë Gatling rezulton në fytyrat që ‘shpërthejnë’ dhe gjymtyrët e personazheve të gjymtuara. Brenda videolojës përfshihen skena të torturave, masakrave, duke përfshirë njerëz që janë varur në pemë, trupa të thatë dhe të kalbur të braktisur prej kohësh, një bust i gjakosur i shtrirë nën një urë me organe të brendshme që rrjedhin në një rrëmujë në tokë ngjyrëkuqe.
Seks, romancë dhe lakuriqësi
Personazhet diskutojnë realisht për seksin. Disa gra përshkruhen si punonjëse seksi, dhe disa duket se janë në rrezik nga sulmet seksuale. Derisa bën banjë, krahët, këmbët dhe shpina e personazhit të lojtarit mund të fshihen dhe pastrohen nga disa gra.
Gjuha
Dialogu përfshin një gjuhë të fortë që pasqyron epokën dhe mjedisin e atëhershëm, duke përfshirë fjalë si: “q**”, “m**” dhe fjalën “zezak” (në kuptimin e saj të ndaluar ang. ‘’n***’’).
Produkte dhe blerje
Kjo lojë është hyrja më e fundit e serie të njohur që ka gjeneruar pajisje të botës reale, duke përfshirë rroba, lodra dhe pajisje të markave. Luajtja në internet i lejon lojtarët të blejnë shufra ari me para nga bota reale. Shufrat e arit funksionojnë si monedhë në lojë, duke i lejuar lojtarët të aplikojnë përmirësime për personazhet dhe pajisjet e tyre.
Pirja, droga dhe duhani
Shumë personazhe, duke përfshirë atë të lojtarit kryesor, tregohen duke pirë puro dhe cigare në sasi të madhe. Në një mision të gjatë, karakteri i lojtarit bëhet gjithnjë e më i dehur në një sallon, shikimi shtrembërohet, errësohet disa herë ndërsa sjellja përkeqësohet. Alkooli dhe duhani i konsumueshëm kanë veti shëruese dhe dëmtuese. Karakteri i lojtarit mund të blejë, të përtypë një karamele të quajtur ‘’çamçakëz kokainë’’ për efekt stimulues.
Prindërit shqiptarë duhet të dinë se Red Dead Redemption 2 është një aventurë perëndimore e botës së hapur për PlayStation 4 dhe Xbox One. Loja ka shumë përleshje të përgjakshme me armë, gjuhë vulgare dhe tema narrative për të rritur. Misionet zakonisht përfundojnë me të shtëna që përfshijnë revolerë, pushkë, pushkë gjahu dhe armë të tjera të kohës së atëhershme. Efektet me lëvizje të ngadalta theksojnë goditjet në kokë dhe plagët kritike, me spërkatjet e gjakut që rrijnë pezull në ajër. Skenat e masakrës dhe torturës, duke përfshirë njerëz të varur dhe të rrënuar, mund të ndeshen në ‘udhëtimet tuaja’përgjatë lojës. Personazhi Arthur, është një anti-hero. Ai bën gjëra të tmerrshme, duke përfshirë vrasjen dhe vjedhjen, por ai ka një ndjenjë përgjegjësie të fuqishme faji për ato që bën. Këto vepra janë kundërpeshuar në një farë mase, nga kuptimi i tij për të drejtën dhe të gabuarën. Kjo shpesh e bën atë të ndihmojë të huajt e rastësishëm, duke përfshirë mbrojtjen e viktimave të racizmit dhe sulmeve seksuale, gjë që e ndihmon Arthurin të bëhet më i nderuar në sytë e atyre që takon. Por, ai vazhdon të zgjedhë të jetë i jashtëligjshëm për shkak të ndjenjës së detyrës dhe detyrimit ndaj anëtarëve të tjerë të bandës. Loja përpiqet të përshkruajë me saktësi mjedisin dhe epokën e saj, që do të thotë ka shumë pije dhe sjellje në mënyrë të dehur, si dhe personazhe që përdorin rregullisht duhan dhe përtypin ‘’çamçakëz kokainë’’. Gjuha e fortë – duke përfshirë fjalët: ‘’q**”, “m**” dhe fjalën “zezak” – shfaqen shpesh në dialogjet e zhvilluara. Personazhet diskutojnë sinqerisht seksin dhe prostitucioni mund të gjendet lehtë në qytete. Një mision përfshin Arturin që përpiqet të nxjerrë një punëtore seksi nga profesioni i saj i rrezikshëm. Modaliteti Red Dead Online i lejon lojtarët të krijojnë avatarët e tyre, duke zgjedhur nga dy gjinitë dhe duke ndryshuar tonin e lëkurës. Luajtja në internet gjithashtu i lejon lojtarët të blejnë shufra ari duke përdorur paratë e botës reale. Këto shufra ari funksionojnë si monedhë në lojë për blerjen e përmirësimeve të personazheve, armëve dhe pajisjeve tjera.
Për çfarë bëhet fjalë?
Ngjarja e video lojës është e vendosur në 1899, pak më shumë se një dekadë përpara ngjarjeve të origjinalit, RED DEAD REDEMPTION 2, që i hedhë lojtarët në nxitjet e Arthur Morgan, një nga anëtarët kryesorë të bandës Van Der Linde, në një kohë kur ekzistenca e jashtëligjshme e bandave në Perëndim po i vjen shpejt fundi. Arthur është muskuli kryesor i ekuipazhit, një burrë i thinjur dhe konfliktual, i cili pranoi filozofinë e liderit të bandës për të vjedhur vetëm nga ata që kanë, për të ndihmuar ata në nevojë dhe për të kërkuar një vend ku ata mund të jenë vërtet të lirë. Por, ndërsa ligji mbyllet për ta, ai dëshpërohet dhe detyrohet të përdorë punë më të rrezikshme dhe më të pamëshirshme që e lënë të zhytur në faj dhe duket se kjo gjë do t’i çojë të gjithë në tragjedi. Kjo histori epike zhvillohet gjatë një fushë të gjatë që zhvillohet në një hartë masive të disa shteteve imagjinare të SHBA-së, të cilat lojtarët mund t’i eksplorojnë lirisht për të gjetur qytete, shtëpi, misione opsionale dhe të huaj në nevojë.
Loja funksionon gjithashtu si një simulim i detajuar i jetës perëndimore, me lojtarët e ngarkuar jo vetëm me kryerjen e aktiviteteve të jashtëligjshme si grabitja e karrocave dhe bagëtive, por edhe për të kryer punët e kampit, kujdesi për kuajt, armë për vajosje, gjueti, lëkura dhe gatimi i kafshëve të therura, madje edhe si punë: rruajtja e qimeve në fytyrën e Arturit. Shumë misione anësore eksplorojnë çështje kyçe: gjendja e vështirë e amerikanëve vendas të privuar nga toka e tyre, racizmi në Jug dhe gratë që marshojnë për të drejtën e votës. Pjesa më e madhe e asaj që arrin Arthur, përfundon në një përleshje me armë, por lojtarët do të kalojnë gjithashtu pjesë të mëdha të lojës thjesht duke ecur nëpër pyje, këneta dhe livadhe në kërkim të çdo gjëje që mund të gjendet mbi kodrën tjetër.
Do të kaloni mbi 80 orë duke punuar gjatë fushatës dhe misioneve anësore. Modaliteti Red Dead Online i lejon lojtarët të investojnë edhe më shumë kohë ndërsa krijojnë avatarët e tyre të jashtëligjshëm dhe të bashkohen për të marrë misione të reja ose të punojnë kundër dhe të pengojnë lojtarët e tjerë.
A është e mirë?
Nëse jeni duke kërkuar për një histori interaktive tërheqëse, nuk ka më të mire se kjo. Red Dead Redemption 2 njihet si lloji më i mirë i TV Western, duke përfshirë një lojë jashtëzakonisht ambicioze, shkrime prekëse, emocionale dhe performanca të denja për çmime. Historia e Arthur Morganit dhe bandës së Van Der Linde mbërthehet që në momentet e saj të para. Ne i njohim lojtarët kryesorë, secili me motivimet dhe historinë e tij ose të saj, sprovat dhe fati i këtij ekuipazhi të larmishëm bëhet më bindës. Një gjë që këtë lojë e bën të drejtë në një farë mënyre është sensi i qëllimit të investuar në gjithçka që lojtarët bëjnë. Çdo mision ka kontekstin dhe dialogun e vet dhe ndihet si një ngjarje unike, që do të thotë se përsëritja në thelb nuk ekziston. Asgjë nuk ekziston thjesht për të zbutur lojën, pothuajse çdo aktivitet, pavarësisht sa i shkurtër, është krijuar për të treguar pak histori, për të rritur botën, për të ofruar njohuri të reja për personazhet ose për të na njohur më mirë me atë që mund të bëjmë në lojë. Gjithçka kombinohet për të krijuar një fije perëndimore mahnitëse kinematografike dhe të paharrueshme.
Të japësh dorën për të krijuar një ndjenjë të pa të metë të kohës dhe vendit është një vëmendje e jashtëzakonshme ndaj detajeve që përfshijnë kostume, arkitekturë dhe objekte të epokës të rikrijuar në mënyrë të shkëlqyer (mund të kaloni gjysmën e mbrëmjes vetëm duke lexuar përshkrime të produkteve të shkruara në mënyrë simpatike dhe reklama në katalogët e dyqaneve ). Tutje gjeni biseda të rastësishme rreth vendeve të punës dhe motit, të dëgjuara nga njerëzit me të cilët kaloni në rrugë, dhe një peizazh i realizuar në mënyrë të mrekullueshme që përcjell ashpërsinë e egërsisë dhe sofistikimin e qyteteve në zhvillim. Përqendrimi në jetën në Perëndim mund të shkojë shumë larg për disa lojtarë, tejkalimi midis objektivave mund të zgjasë më shumë sesa dëshironi dhe marrja e burimeve nga loja është një proces që kërkon kohë, por krijon një ritëm që i përshtatet subjektit të lojës. Kjo është një përvojë ndryshe nga ajo e pothuajse çdo loje tjetër, përveç, ndoshta, origjinalit Red Dead Redemption. Pjesë të barabarta, brutale dhe të bukura, me një hero të keq dhe solemn, Red Dead Redemption 2 kap Perëndimin e Egër në gjithë lavdinë e tij të shumëanshme dhe konfliktuale, dhe duke e bërë këtë qëndron si një nga lojërat më tërheqëse ende të krijuara për lojtarët më të vjetër.
Flisni me fëmijët tuaj rreth…
- Familjet mund të flasin për përdorimin e alkoolit, drogës dhe duhanpirjes në Red Dead Redemption 2. Personazhi i lojtarit pi shumë alkool dhe duhan për të përmirësuar aftësinë e tij të gjuajtjes dhe përtypë ‘’çamçakëz kokainë’’. Si ju duket përdorimi i tij i papenguar dhe i shpeshtë i këtyre substancave të varura dhe të dëmshme në një këndvështrim modern?
- Çfarë menduat për dëshirën e Sadie për t’u bërë një nga armët kryesore të bandës? Si është e krahasueshme lufta për të drejtën e grave për të votuar me luftën për barazi gjinore sot?
Detajet e lojës
Platformat: Google Stadia, PlayStation 4, Xbox One;
Struktura e çmimeve: Me pagesë;
E disponueshme në internet?: E disponueshme në internet;
Botuesi: Rockstar Games;
Data e publikimit: 26 Tetor 2018;
Zhanri: Aksion/Aventurë;
Temat: Histori, kuajt dhe kafshët e fermave, kafshët e egra;
Vlerësimi i ESRB: Dhunë intensive, përdorim i drogës dhe alkoolit, gjuhë të fortë, përmbajtje seksuale, gjakderdhje dhe lakuriqësi;
Përditësimi i fundit: 13 Prill 2020;
Solli në shqip: Prinderimi.com