Mosha 14+
Konkurrenti i META-s me Twitter, i bazuar në tekst por me disa shqetësime përreth privatësisë.
Klasifikimi i Common Sense Media: Aplikacion për adoleshentë
Vlerësimi nga: Laura Ordoñez, recensues pranë Common Sense Media
Formati: Aplikacion | iPhone/iPod Touch/Android | Rrjet Social falas
Rreziqet: Në aplikacion, përdoruesit mund të hasin në foto/video me përmbajtje sugjestive ose njerëz të zhveshur, në gjuhë vulgare, urrejtje dhe përmbajtje të dhunshme. Gjithashtu ata janë të lirë të postojnë foto të tyre duke pirë, thithur duhan, duke marrë droga të tjera dhe të flasin për përfshirjen në këto aktivitete. Tipike për çdo aplikacion të krijuar nga Meta, ka gjithashtu shqetësime për privatësinë dhe ndarjen e të dhënave.
Shumë apo pak?
Çfarë do të gjeni dhe çfarë nuk do të gjeni në këtë aplikacion.
Vlera arsimore
Ky aplikacion nuk është në thelb edukativ, por promovon të menduarit kritik dhe përfshirjen në diskutime kuptimplota mbi ngjarjet aktuale, mbi politikën, kulturën dhe shumë më tepër, në varësi të interesit të përdoruesit. Threads bazohet kryesisht në tekst, aty përdoruesit mund të zhvillojnë aftësitë e shkrimit dhe të komunikimit. Mund të jetë gjithashtu një terren për të mësuar dhe praktikuar qytetarinë e mirë dixhitale. Threads u lejon përdoruesve të ndjekin llogaritë për të cilat ata janë të interesuar, duke përfshirë markat dhe përmbajtjet arsimore, që përdoruesit e rinj zgjedhin për të informuar veten apo për të fituar njohuri për temën e tyre të preferuar.
Përfaqësime të ndryshme
Njerëzit e të gjitha kombësive, prejardhjeve dhe identiteteve mund t’i shtohen lidhen me njëri-tjetrin, të shprehin veten duke ndarë mendimet e tyre. Sigurisht, duke qenë se ky është një aplikacion i mediave sociale, disa kontente mund të përmbajnë gjuhë urrejtëse dhe komente të papërshtatshme. Kjo gjë është kundër udhëzimeve të komunitetit të aplikacionit (të cilat janë të njëjta me udhëzimet e Instagramit). Përdoruesit mund të raportojnë çdo gjuhë urrejtjeje ose koment të papërshtatshme që shohin. Në fillim, nuk ofrohet në vendet e BE-së (Bashkimit Evropian) për shkak të rregullave të BE-së për privatësinë e të dhënave. Mungojnë disa vegla dhe veçori të përdorimit: Është i përdorshëm vetëm si aplikacion (nuk ka faqe desktopi), nuk ka opsion teksti dinamik dhe nuk ka veçori ‘’alt-tekst’’ brenda aplikacionit. Ekziston një cilësim në aplikacion për të aktivizuar titrat e krijuara automatikisht për videot, por jo titrat e personalizuara për postimet e videove.
Lehtësia e lojës
Në përgjithësi, Threads ishte i thjeshtë për t’u krijuar si aplikacion, por pak konfuz për të lundruar në të. Duhet të keni tashmë një llogari aktive në Instagram ose të krijoni një të tillë, për të krijuar më pas një llogari në Threads, pasi llogaritë janë të ndërlidhura mes dy aplikacioneve. Lidhja midis dy llogarive e bën konfigurimin e llogarisë suaj Threads mjaft të lehtë dhe të shpejtë. Pasi të regjistroheni, mund të filloni të ndiqni llogaritë që ju interesojnë, por do të shihni gjithashtu postime nga llogaritë e rekomanduara që nuk i ndiqni, të cilat mund ta mbushin kryefaqen tuaj nëse nuk i fikni ato. Megjithëse furnizimi duket i ngjashëm me Twitter – X, ka pak kategorizim (nuk ka hashtags në përmbajtjen e grupit ose sektorin e tendencës), as postimet nuk shfaqen në rend kronologjik (postimet kontrollohen nga një algoritëm). Postimi i mendimeve tuaja, komentimi i postimeve të tjera dhe ndarja e postimeve është mjaft e thjeshtë, por nuk ka asnjë mundësi për të redaktuar një postim pasi të jetë publikuar, vetëm ta fshini. Është shumë e thjeshtë të ndash një postim nga Threads në Instagram (postim ose histori) dhe X, por aktualisht nuk ka ndarje të drejtpërdrejtë nga platformat e tjera në Threads, kështu që ose duhet të postosh një lidhje të jashtme ose të ngarkosh një foto apo video. Mund të zgjidhni të çaktivizoni llogarinë tuaj, por nuk mund ta fshini plotësisht llogarinë tuaj, pa fshirë llogarinë në Instagram me të cilën jeni lidhur.
Dhuna dhe frika
Përmbajtja është krijuar nga përdoruesit dhe ekziston mundësia që dikush të postojë komente, video/foto që përfshijnë përmbajtje të dhunshme. Kjo lloj përmbajtjeje mund të hiqet ose raportohet. Ngacmimi kibernetik është gjithashtu një mundësi. Ekziston një opsion në cilësimet e privatësisë brenda aplikacionit të quajtur “fjalë të fshehura” që lejon përdoruesit të fshehin përgjigjet që përmbajnë fjalë fyese, fraza dhe emoji, si dhe të personalizojnë disa fjalë për t’i bllokuar në përgjigje. Këto fjalë të fshehura vlejnë vetëm për përmendjet dhe përgjigjet, jo për të gjithë përmbajtjen.
Seks, romancë dhe lakuriqësi
Edhe pse kushtet janë të njëjta si në Instagram dhe nuk lejojnë foto ose video “lakuriq, pjesërisht nudo ose sugjestive seksuale”, përdoruesit mund të hasin në foto ose video me përmbajtje sugjestive ose zhveshje, por nuk ka përmbajtje të plotë lakuriqësie ose pornografike. Disa përmbajtje mund të jenë thjeshtë diskutime rreth romancës, takimeve dhe seksit. Ekziston një opsion në cilësimet e privatësisë brenda aplikacionit i quajtur “fjalë të fshehura” që lejon përdoruesit të fshehin përgjigjet që përmbajnë fjalë fyese, fraza dhe emoji, si dhe të personalizojnë disa fjalë për t’i bllokuar në përgjigje. Këto fjalë të fshehura vlejnë vetëm për përmendjet dhe përgjigjet, jo për të gjithë përmbajtjen.
Gjuha
Ka shumë pak kufizime gjuhësore, kështu që përdoruesit mund të hasin në blasfemi apo fjalë fyese, duke përfshirë fjalë si: “q**”, “zezak”, “m**”, “bush**”, “pis” dhe të tjera. Edhe nëse fjalët e mallkimit nuk janë të shkruara në mënyrë eksplicite, ka mënyra të shkurtra për të shprehur këto terma, si dhe emoji që mund t’i përfaqësojnë ato. Gjuha e urrejtjes mund të raportohet dhe llogaritë që përdorin gjuhë të pafavorshme mund të bllokohen, por komentet nuk moderohen vazhdimisht. Ekziston një opsion në cilësimet e privatësisë brenda aplikacionit të quajtur “fjalë të fshehura” që lejon përdoruesit të fshehin përgjigjet që përmbajnë fjalë fyese, fraza dhe emoji, si dhe të personalizojnë disa fjalë për t’i bllokuar në përgjigje. Këto fjalë të fshehura vlejnë vetëm për përmendjet dhe përgjigjet, jo për të gjithë përmbajtjen.
Produkte dhe blerje
Aplikacioni është falas për t’u përdorur dhe në fillim nuk kishte reklama ose gjëra me pagesë. Shumë marka, të famshëm dhe influencues janë në rubrikën ‘’temat’’, ku mund të promovojnë produktet e tyre ose të përfshijnë lidhje ose kode për t’i bërë përdoruesit e tjerë të blejnë produktet ose shërbimet e tyre. Shumë kompani përdorin Threads si një formë të marketingut në mediat sociale.
Pirja, droga dhe duhani
Markat që shesin dhe promovojnë droga të ligjshme, vapes dhe alkool, janë të pranishme tek‘’Temat’’, por llogaritë e tyre mund të çaktivizohen ose bllokohen. Përdoruesit janë të lirë të postojnë foto të tyre duke pirë alkol, duke thithur duhan, duke marrë droga të tjera dhe mund të flasin për përfshirjen në këto aktivitete. Përdoruesit më të rinj mund të përpiqen ta filtrojnë këtë përmbajtje duke zgjedhur kë të ndjekin, duke hequr zërin e llogarive të caktuara dhe duke e bërë llogarinë e tyre private, por nuk do të sigurohet që ata të mos i shohin këto përmbajtje.
Prindërit shqiptarë duhet të dinë se Threads është një aplikacion i rrjeteve sociale i bazuar në tekst, i krijuar nga Meta. Kërkon që përdoruesit të kenë një llogari në Instagram nëse duan të regjistrohen, dhe formati i tij i mikro-blogimit është i ngjashëm me X-in (ish-Twitter). Përdoruesit mund të ndajnë mendimet e tyre në postime me maksimum 500 shkronja/karaktere që mund të përfshijnë video ose foto të ngarkuara. Ata gjithashtu mund të ndjekin llogaritë dhe të ndërveprojnë me të tjerët në temat publike. Ndërsa, të paktën deri më tani, përmbajtja e Threads është më pak problematike sesa Twitter ose Instagram, pasi përmbajtja është krijuar nga përdoruesit, fëmijët mund të hasin ndonjë/të gjitha këto: gjuhë të papërshtatshme, e përqendruar rreth takimeve marrëdhënieve dhe seksit, raste të bullizmit kibernetik dhe gjuhës së urrejtjes, markat që promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe diskutimi, promovimi dhe përshkrimet e pijeve, drogës dhe duhanpirjes. Tipike për çdo aplikacion të krijuar nga Meta, ka gjithashtu shqetësime për privatësinë dhe ndarjen e të dhënave. Mbledhja e të dhënave të Threads është në fakt më domethënëse se ajo e X-sit dhe përfshihet, por nuk kufizohet në informacionet financiare, historinë e kërkimit, informacionin e kontaktit dhe “informacionet e ndjeshme”. Përtej shqetësimeve të përgjithshme që lidhen me shumicën e aplikacioneve të mediave sociale, Threads ofron një platformë për t’u dëgjuar zërat e të rinjve dhe i lejon përdoruesit të krijojnë lidhje me të tjerët në mbarë botën. Prindërit mund të kontrollojnë politikën e privatësisë së Threads dhe të flasin me fëmijët e tyre se si të qëndrojnë të sigurt në mediat sociale përpara se të vendosin nëse do t’i lejojnë ata të përdorin aplikacionin.
Për çfarë bëhet fjalë?
Threads është një aplikacion i rrjeteve sociale i bazuar në tekst, që ua mundëson përdoruesve të bëjnë mikro-blog, të postojnë mendimet e tyre në tekst, si dhe të ndajnë foto, video dhe lidhje nga sajte ose aplikacione të tjera. Është i disponueshëm si për iOS ashtu si edhe për Android dhe kërkon një llogari në Instagram për t’u regjistruar (teknikisht është një aplikacion Instagram dhe llogaritë e përdoruesve në Instagram janë të lidhura drejtpërdrejt me llogaritë e tyre Threads). Konfigurimi është shumë i ngjashëm me X-in. Përdoruesit mund të ndjekin miq dhe llogari të ndryshme sipas zgjedhjes së tyre dhe të shohin postimet e tyre në rubriken e ‘’Temave’’. Rubrika nuk është kronologjike por ndjek një algoritëm, që do të thotë se pjesa e sipërme e furnizimit tuaj mund të ketë një postim nga tre orë më parë ose tre ditë më parë. Dhe, meqenëse nuk ka asnjë hashtag siç ka në X dhe Instagram, nuk ka kategorizim të qartë të përmbajtjes. Ju mund të komunikoni me ‘Threaders’ të tjerë duke komentuar në postimet e tyre ose duke i përmendur ato në postimin tuaj, por, ndryshe nga X, nuk ka asnjë mundësi për t’i dërguar mesazhe private përdoruesve të tjerë. Postimet e temave kanë një kufi prej 500 shkronjash/karakteresh dhe mund të përfshijnë video deri në pesë minuta të gjata ose maksimumi 10 foto (të cilat shfaqen në një vend estetikisht të këndshëm të ngjashëm me atë të Instagramit). Përdoruesve nën 16 vjeç do t’u lëshohet një llogari private si parazgjedhje, por të gjithë përdoruesit mund të zgjedhin që llogaria e tyre të jetë private dhe mund të kontrollojnë se kush i shikon dhe ndërvepron me postimet e tyre përmes cilësimeve të ndryshme të privatësisë. Si masë sigurie, ju keni mundësinë të bllokoni, heshtni ose raportoni çdo përdorues ose postim. Kur bëhet fjalë për fshirjen e llogarisë tuaj, është gjithçka ose asgjë. Megjithëse mund ta çaktivizoni llogarinë tuaj (që është më shumë si ta vendosni atë në një afat kohor), nuk mund ta fshini plotësisht llogarinë tuaj Threads nëse nuk e fshini llogarinë në Instagram me të cilën është bashkangjitur.
A është i mirë?
Më në fund, një konkurrent i jashtëzakonshëm i X-it ‘’të plotfuqishëm’’. Megjithëse jo pa të metat e tij dhe sigurisht jo pa zhytjen e të dhënave, Threads (deri më tani) ofron një pushim të këndshëm nga sfera toksike e X-it dhe e gjithë drama e saj. Aty ku X, ndihet si një fushëbeteje, Threads ndihet si mëngjesi i së dielës me miqtë tuaj më të ngushtë. Sigurisht, nuk është në asnjë mënyrë perfekte. Algoritmi i nisjes është një rrëmujë (që do të thotë se nuk është ideal për të marrë lajme të përditësuara ose për të thyer tendencat), ju duhet të kërkoni përmbajtjen që dëshironi me shumë dhe gjithashtu mund të dorëzoni çelësat tuaj dhe të hiqni dorë nga pararëndësi juaj me sasinë e informacionit personal që nënshkruani në Meta, kur jeni dakord me termat dhe kushtet e aplikacionit. Shpresojmë, shumë nga çështjet e themelit dhe përdorshmërisë do të adresohen në përditësimet e ardhshme. Në mënyrë që të ketë vërtet sukses, Threads do të duhet të ruajë vrullin e përmbajtjes së tij të ndjeshme dhe lidhjes së sinqertë, si dhe veçorive më pak kufizuese.
Për sa i përket një hapësire të sigurt për fëmijët për të shpërndarë dhe komunikuar, Threads është ndoshta më e rezervuara për adoleshentët që mendojnë se mund t’i trajtojnë rrjetet sociale me përgjegjësi. Në shumë mënyra, ai mund të shërbejë si një pikë hyrëse në rrjetet sociale (nëse kjo është diçka për të cilën fëmijët po shprehin interes), pasi aktualisht nuk mbështetet shumë në ndarjen e imazheve të filtruara, krahasimin e versioneve të identitetit tuaj, duke dalë vazhdimisht me ide të reja për video ose duke qëndruar në krye të tendencave të përmbajtjes. Në vend të kësaj, Threads ofron mundësinë për t’u zhytur pak më thellë, duke lejuar lirinë e shprehjes dhe ideve përmes fjalës së shkruar fillimisht dhe duke u dhënë adoleshentëve (dhe të rriturve) një pushim të këndshëm nga mbingarkesa shqisore e platformave si TikTok, Snapchat dhe Instagram.
Bisedoni me fëmijët tuaj!
Familjet mund të flasin për përfitimet e aplikacioneve të rrjeteve sociale të bazuara në tekst sikurse Threads. Si mund të përdoret një aplikacion si ky në një mënyrë pozitive për zërat e të rinjve? Si mund të përdoren negativisht aplikacionet si ky?
Fëmijët: A mund të krijoni një kontratë për mënyrën se si do ta përdorni këtë aplikacion?
Flisni dhe bëni kërkime mbi rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë tuaj në aplikacione. Threads thotë se mbledh të dhëna nga përdoruesit dhe ata duhet të pranojnë që t’i lejojnë të ketë akses në këto të dhëna për të krijuar një llogari. A ia vlen përdorimi i një aplikacioni për të dorëzuar informacionin tuaj të ndjeshëm? Pse po ose pse jo? A e dini se si të gjeni informacione se si një aplikacion përdorë informacionin personal që ju i jepni qasje?
Prindërit: Edhe pse ka disa cilësime të privatësisë brenda aplikacionit Threads, ato priren të dështojnë në mbrojtjen e informacionit privat që adoleshentët mund të japin kur përdorin aplikacionin. Flisni me fëmijët tuaj se si të qëndrojnë të sigurt në internet dhe në aplikacione. Ju gjithashtu mund të shikoni cilësimet e telefonit që mund të jenë në gjendje të mbrojnë më tej adoleshentët dhe të inkurajojnë zakone dixhitale më të sigurta.
Si mund të bëheni një qytetar dixhital më i mirë në këtë aplikacion dhe të tjerë si ai?
Detajet e aplikacionit
Pajisjet: iPhone, iPod Touch, iPad, Android;
Struktura e çmimeve: Falas;
Data e publikimit: 5 Korrik 2023;
Kategoria: Rrjete sociale;
Botuesi: Instagram, Inc;
Versioni: 0.0.0;
Kërkesat minimale të softuerit: iOS 14.0 ose më të vonshëm;
Përditësimi i fundit: 11 Korrik 2023;
Solli në shqip: Prinderimi.com