Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Çfarë mund të bëj një anëtar i familjes së dikujt që ka rënë në depresion?

May 30, 2025

Çfarë duhet të dinë adoleshentët dhe prindërit për trajtimin e depresionit

May 30, 2025

Prindër dhe adoleshentë, depresioni është sëmundje e trajtueshme, gabimi është mos kërkimi i trajtimit

May 30, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Udhëzues për prindërit në procesin e regjistrimit dhe hyrjes së fëmijëve në shkollë
Prindërimi

Udhëzues për prindërit në procesin e regjistrimit dhe hyrjes së fëmijëve në shkollë

PrindërimiBy PrindërimiOctober 22, 2023Updated:October 22, 2023No Comments7 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të dashur prindër,
Hyrja në shkollë është një ndër momentet më të veçanta në jetën e një prindi, dhe një hap i madh në jetën e çdo fëmije. Kjo periudhë përfaqëson një tranzicion të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës, pavarësisht nëse ai ka ndjekur kopshtin apo ka qëndruar në shtëpi.

Kjo kohë mund të ketë ndikim pozitiv në qëndrimin që fëmija ka ndaj shkollës dhe mësimit në përgjithësi. Studimet tregojnë se familjarizimi me kërkesat e shkollës i ndihmon si fëmijët edhe prindërit të përshtaten më lehtë me shkollën dhe zvogëlon ankthin për fillimin e shkollës për të dyja palët.

Për fëmijët me aftësi të kufizuar hyrja në shkollë është edhe më e ndërlikuar e për këtë arsye kërkon planifikim dhe koordinim të mirë. Planifikimi i hyrjes në shkollë, ka si qëllim të ndihmojë fëmijët të përshtaten më shpejt me shkollën e të zhvillojnë një qëndrim më pozitiv ndaj saj, sepse një fillim i mbarë rrit mundësitë për sukses të mëtejshëm.

Në fakt, ka shumë gjëra që duhet të dini e bëni para se fëmija juaj të shkojë në shkollë. Kjo broshurë informuese do t’ju ndihmojë në fazën e planifikimit për fillimin e klasës së parë. Në të mund të gjeni informacionet kryesore të nevojshme për procesin e planifikimit dhe regjistrimit në shkollë. Ne shpresojmë se ky informacion do t’ju ndihmojë të bëheni gati e do t’ju udhëzojë përmes këtij ndryshimi.

 

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin në shkollë?
  • Hapa të nevojshëm për përgatitjen e fëmijës për të hyrë në shkollë
  • Këshilla për prindërit në procesin e regjistrimit
  • Për fëmijët me aftësi të kufizuar
  • Cilat janë disa nga pyetjet që duhet t’i bëni stafit drejtues dhe atij pedagogjik në shkollë?
  • Gjatë vizitës në shkollë përpiquni të shihni kushtet dhe aksesin që ofron shkolla për fëmijën me aftësi të kufizuar.
  • Nëse gjatë vitit shkollor, ju mendoni që fëmija juaj ka një vështirësi, atëhere ju keni të drejtë:

Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin në shkollë?

Për të regjistruar fëmijët në klasë të parë të shkollës së arsimit të detyruar, janë të nevojshme të dorëzohen pranë drejtorisë së shkollës dokumentet e mëposhtme:
 Certifikatën personale (e lindjes) së fëmijës
 Certifikata e vaksinimeve e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë

 

Hapa të nevojshëm për përgatitjen e fëmijës për të hyrë në shkollë

a. Takoni paraprakisht personelin përgjegjës pranë shkollës dhe informohuni mbi kushtet dhe shërbimet e shkollës
b. Përpiquni të regjistroheni mundësisht disa muaj përpara fillimit të vitit shkollor.
c. Nëse fëmija juaj ka aftësi të kufizuar ose nevoja të tjera të veçanta, informoni drejtuesin e shkollës mbi nevojat e tij.
d. Bëni takime me stafin e shkollës para fillimit të shkollës. Informohuni më gjerësisht për shkollën.
e. Informoni në mënyrë verbale dhe të shkruar, stafin e shkollës për veçantitë e fëmijës suaj. Plotësoni një formular a dokument tjetër ku jepni informacion më të detajuar për fëmijën.
f. Vizitoni me fëmijën tuaj mjediset e shkollës, dhe njihuni me mësuesin kujdestar dhe mjedisin e klasës ku do të mësojë fëmija. Intervistoni në prani të fëmijës stafin e shkollës.

 

Këshilla për prindërit në procesin e regjistrimit

1. Planifikimi në kohë ndihmon për një tranzicion më të lehtë me sistemin e shkollës
2. Është e këshillueshme të filloni kontaktet e para me shkollën, disa muaj përpara fillimit të vitit të ri shkollor.
3. Drejtori i shkollës duhet të jetë personi i parë që duhet të kontaktoni. Më pas ai mund të caktojë një person tjetër përgjegjës për tju takuar në procesin e regjistrimit.
4. Bëni pyetje që ju sigurojnë informacion të nevojshëm për mundësitë, kushtet dhe shërbimet e shkollës.
5. Nëse vendosni të regjistroni fëmijën në shkollën e përzgjedhur, filloni të mendoni që tani e të shprehni dëshirën për të qenë pjesë e bordit të prindërve.

 

Për fëmijët me aftësi të kufizuar

  • 1. Fëmija juaj mund të regjistrohet në të njëjtën klasë me bashkëmoshatarët e tij.
  • 2. Sigurisht që ju mund të ndryshoni mendje gjatë procesit të regjistrimit dhe përzgjedhjes së shkollës, por planifikimi i hershëm ju jep kohën e nevojshme për një fillim të mbarë.
  • 3. Nëse fëmija është në kopsht, diskutoni paraprakisht me drejtuesen e kopshtit për hapat që do të ndiqni në regjistrimin e tij në shkollë.
  • 4. Nëse vendosni të regjistroni fëmijën, së pari kontaktoni me drejtorin e shkollës, për të kuptuar sesi dhe kur do të regjistrohet fëmija në shkollë.
  • 5. Informoni drejtorin e shkollës për aftësinë e kufizuar të fëmijës apo nevoja të tjera të veçanta që mund të ketë, ai do t’ju informojë mbi mënyrat sesi shkolla do të përmbushë nevojat e fëmijës suaj.
  • 6. Shkëmbeni informacion të vlefshëm me shkollën për fëmijën, përmes komunikimit të drejtëpërdrejtë me gojë dhe/ose me shkrim.
  • 7. Hartoni një plan të përbashkët me personelin përkatës në shkollë mbi hapat që do të ndiqni për kalimin e fëmijës në shkollë, në të cilin të identifikoni nevojën për mbështetje të fëmijës, sqaroni rolet dhe përgjegjësitë e palëve.

 

Cilat janë disa nga pyetjet që duhet t’i bëni stafit drejtues dhe atij pedagogjik në shkollë?

Kur zgjidhni shkollën, merrni parasysh nevojat e fëmijës suaj dhe mbështetjen që është në gjendje të ofrojë shkolla. Ndaj pasi të keni marrë informacionin e parë për shkollën, ju mund të pyesni stafin e shkollës:

  • 1. A ka mësuesi i klasës përvoja të mëparshme me fëmijë nevojat e të cilëve janë të ngjashme me ato të fëmijës tim?
  • 2. A ka shkolla staf mbështetës (psikologë, mjekë, punonjës socialë) me përvojë në punën me fëmijët. Si dhe përvojë pune me fëmijët me aftësi të kufizuar të ngjashme me fëmijën tuaj?
  • 3. Cilat janë burimet kryesore mbështetëse në shkollë për një fëmijë me aftësi të kufizuar
  • 4. Sa fëmijë do të jenë në klasën ku do të regjistroni fëmijën? Sa është madhësia e klasës?
  • 5. Si do të informoheni për mbarëvajtjen e fëmijës suaj në shkollë?
  • 6. A do të sigurojë shkolla ndihmë/mbikqyeje në kohën e lojës?
  • 7. A është e mundur për ju si prind të vizitoni klasën gjatë procesit mësimor edukativ?
  • 8. A do të ndihmohen mësuesit e shkollës nga mësues ndihmës, dhe/ose mësues të tjerë të specializuar në punën e tyre?
  • 9. A do të jetë në gjendje fëmija juaj të marrë ndihmën e nevojshme në këtë shkollë?
  • 10. A është e mundur të merren pranë shkollës shërbime të tjera mjekësore e terapeutike?

 

Gjatë vizitës në shkollë përpiquni të shihni kushtet dhe aksesin që ofron shkolla për fëmijën me aftësi të kufizuar.

Përpiquni të jepni përgjigje pyetjeve të tilla si:

  • a. Ç’lartësi kanë shkallët?
  • b. A ka rampa në shkollë? A janë të gjithë mjediset e shkollës të përshtatura për te ofruar ndërveprim (, klasat, laboratorët, palestra, oborri, biblioteka)
  • c. A janë të përshtatshme dhe aksesueshme tualetet për fëmijën?
  • d. A ka shkolla mjetet e duhura mesimore edukative sipas lëndëve?
  • e. A ka pajisje dhe mjete mësimore në ndihmëse të fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë? A ka vend për to në shkollë?

 

Nëse gjatë vitit shkollor, ju mendoni që fëmija juaj ka një vështirësi, atëhere ju keni të drejtë:

  1. Të kërkoni vlerësimin për këtë vështirësi të fëmijës suaj, nga ana e Komisionit të vlerësimit të nxënësve me aftësi të kufizuara, pranë Drejtorisë Arsimore apo Zyrës Arsimore, në
    rrethin tuaj.
  2. Të informoheni për rezultatet e këtij vlerësimi.
  3. Të konsultoheni me komisionin (mësuesit dhe drejtuesit) e shkollës së fëmijës tuaj në lidhje me këtë vlerësim.
  4. Të informoheni nga komisioni i shkollës në lidhje më mbarëvajtjen, arritjet akademike dhe sociale të fëmijës suaj, sipas planit edukativ individual të hartuar për të.

 

Nëse fëmija juaj ka një aftësi të kufizuar, ateherë ju keni të drejtë:

Të zgjidhni një kopësht/shkollë të zakonshme publike për edukimin më të mirë të mundshëm të fëmijës suaj.

Të kërkoni një arsimimin sa më cilësor dhe të barabartë për fëmijën tuaj, në të njëjtat kushte si fëmijët e tjerë.

Të konsultoheni më komisionin pranë drejtorise apo zyrës arsimore të rrethit tuaj dhe të kërkoni qe fëmija juaj të mësoj më programin e zakonshëm mësimor dhe/ose me plan edukativ individual të hartuar posaçërisht për të.

Nëse procesi i regjistrimit nuk po shkon mirë dhe keni ankesë, mund të kontaktoni me:
Drejtorinë Komunale të Arsimit
Ministrinë e Arsimit

Save the Children

cfare dokumente duhet per regjistrimin e femijes ne shkolle regjistrimi ne klasen e pare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleÇfarë është TOEFL dhe si mund të përgatiteni për të?
Next Article Sugjerime për prindërit për ndarjen nga fëmijët kur shkojnë në kopsht për herë të parë
Prindërimi
  • Website

Related Posts

Adoleshent

Çfarë mund të bëj një anëtar i familjes së dikujt që ka rënë në depresion?

May 30, 2025
Adoleshent

150 pyetje argëtuese për të pyetur fëmijët dhe për t’i nxitur të flasin, nga të vegjlit deri ata në fund të shkollës së mesme

May 30, 2025
Adoleshent

Çfarë informacione për ankthin duhet të kenë prindërit e adoleshentëve

May 29, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,959

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,243

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,690
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

Çfarë mund të bëj një anëtar i familjes së dikujt që ka rënë në depresion?

PrindërimiMay 30, 2025
Ankthi dhe depresioni

Çfarë duhet të dinë adoleshentët dhe prindërit për trajtimin e depresionit

PrindërimiMay 30, 2025
Ankthi dhe depresioni

Prindër dhe adoleshentë, depresioni është sëmundje e trajtueshme, gabimi është mos kërkimi i trajtimit

PrindërimiMay 30, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,959

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,243

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,690
Të zgjedhura

Çfarë mund të bëj një anëtar i familjes së dikujt që ka rënë në depresion?

May 30, 2025

Çfarë duhet të dinë adoleshentët dhe prindërit për trajtimin e depresionit

May 30, 2025

Prindër dhe adoleshentë, depresioni është sëmundje e trajtueshme, gabimi është mos kërkimi i trajtimit

May 30, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.