Udhëzimet Britanike për kurset në shkollat e mesme
Siç është diskutuar, duhet të ruhet një balancë delikate midis prindërve dhe shkollave, një balancë që nuk duhet të cenohet përmes futjes së lëndëve të detyrueshme. Për më tepër, ndonëse agjencitë e shëndetësisë dhe organizatat bamirëse ofrojnë ndihmë për prindërit e rinj në lidhje me shtatzëninë, lindjen dhe kujdesin ndaj foshnjave, mësimi i aspekteve dhe vlerave shoqërore shpesh shfaqet si një temë që ngjall debat.
Qeveria Britanike, në vitin 2000, nisi një program mësimor të posaçëm për prindërimin në shkollat e mesme. Shkatërrimi i strukturës familjare dhe fenomeni i prindërve të vetëm përbëjnë një problem serioz në Britani, duke arritur nivele alarmante në Europë (Woolf, 1999).
Lexo poashtu: https://prinderimi.com/a-duhet-prinderimi-te-mesohet-ne-shkollat-e-mesme/
Duke u mbështetur në këshillat e edukatorëve, psikologëve dhe nëpunësve civilë, Qeveria prezantoi udhëzime për të mësuar fëmijët temat e mëposhtme (Burges, 2009):
- Menaxhimi i konflikteve në martesë
- Ndëshkimi i fëmijëve në mënyrë të përshtatshme
- Këshilla praktike për përballimin e zemërimit të fëmijës në situata të përditshme, si në supermarket
- Roli i nënave dhe baballarëve në familje
- Shpenzimet dhe çështjet praktike të rritjes së fëmijëve
- Nxitja e vetëbesimit tek fëmijët dhe prindërit përmes lavdërimit
- Rëndësia e dashurisë dhe sigurisë përballë vlerës së gjërave materiale
- Përgjegjësitë krahas të drejtave dhe pavarësisë
- Vlera e martesës
- Aftësitë për menaxhimin e kohës
- Përballimi i stresit në jetën familjare
Qeveria britanike e konsideroi këtë program të rëndësishëm për uljen e numrit të shtatzënive adoleshente dhe sjelljeve kriminale ndër fëmijët. Mësimi i rregullave brenda familjes konsiderohet si hapi i parë për t’i mësuar fëmijëve respektimin e ligjeve të shoqërisë dhe shmangien e burgosjes.
Autor: H. Altalib, O. Altalib dhe A. Ebusulejman, 2022
Udhëzues për rritjen e fëmijëve: Marrëdhëniet prind-fëmijë
Prinderimi.com