Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Çfarë mund të bëj një anëtar i familjes së dikujt që ka rënë në depresion?

May 30, 2025

Çfarë duhet të dinë adoleshentët dhe prindërit për trajtimin e depresionit

May 30, 2025

Prindër dhe adoleshentë, depresioni është sëmundje e trajtueshme, gabimi është mos kërkimi i trajtimit

May 30, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Avokimi»Ligjet dhe udhëzimet»UDHËZIM ADMINISTRATIV NR 23/2016 PËR PLANIN ZHVILLIMOR TË SHKOLLËS DHE PLANIN ZHVILLIMOR KOMUNAL TË ARSIMIT
Ligjet dhe udhëzimet

UDHËZIM ADMINISTRATIV NR 23/2016 PËR PLANIN ZHVILLIMOR TË SHKOLLËS DHE PLANIN ZHVILLIMOR KOMUNAL TË ARSIMIT

PrindërimiBy PrindërimiMay 31, 2024No Comments11 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

UDHËZIM ADMINISTRATIV NR 23/2016 PËR PLANIN ZHVILLIMOR TË SHKOLLËS DHE PLANIN ZHVILLIMOR KOMUNAL TË ARSIMIT

 

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në mbështetje të nenit 5 paragrafit 1 nënparagrafit 1.1 të Ligjit nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës (Gazeta zyrtare nr. 17/16, shtator 2011), nenit 8 nënparagrafit 1.4 të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive si dhe nenit 38 paragrafi 6 të Rregullores së punës së qeverisë nr. 09/2011 (Gazeta zyrtare nr. 15, 12.09.2011), nxjerr:

UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 23/2016 PLANI ZHVILLIMOR I SHKOLLËS DHE PLANI ZHVILLIMOR KOMUNAL l ARSIMIT

Neni I

Qëllimi

  1. Ky Udhëzim përcakton:

1.1.        Formatin, përmbajtjen, strukturën, bartësit dhe procedurat për hartimin dhe kriteret për aprovimin e planit zhvillimor të institucioneve të arsimit parauniversitar/shkollës, (tani e tutje PZHSH);

1.2.        Përgjegjësitë dhe procedurat për hartimin e planit zhvillimor komunal të arsimit, (tani e tutje PZHKA), përmbajtjen dhe miratimin e tij.

 

Neni 2

Plani zhvillimor i shkollës

  1. PZHSH, është dokument i obligueshëm për të gjitha institucionet / shkollat:

1.1.        PZHSH mbështet prioritetet zhvillimore të arsimit parauniversitar;

1.2.        PZHSH hartohet si një dokument që lehtësisht pranon ndryshimet që dalin nga proceset e monitorimit, vlerësimit-rishikimit;

1.3.        PZHSH hartohet për një periudhë të caktuar kohore 3 vjeçare, duke pasuar me planet vjetore për çdo vit;

1.4.        PZHSH hartohet 01 mars të vitit vijues, ndërsa u referohet 3 viteve pasuese fiskale (konform procedurave buxhetore);

1.6.        PZHSH rishikohet çdo vit në bazë të raporteve të monitorimit dhe vlerësimit të PZHSH-së;

1.7.        PZHSH shërben si dokument referimi për të gjithë komunitetin e institucionit /shkollës dhe ofron:

1.7.1     Procedura për hartimin e PZHSH -së që zbatohen sipas ciklit për hartimin e dokumenteve zhvillimore;

1.7.2.    Vizion të qartë të përbashkët dhe afatgjatë të institucionit / shkollës bazuar në prioritetet e institucionit / shkollës, Drejtorisë Komunale të Arsimit (tani e tutje DKA-së ) dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ( tani e tutje MASHT-it);

1.7.3.    Mekanizëm për monitorimin e performancës shkollore;

1.7.4.    Strukturë për raportimin tek Këshilli drejtues i shkollës (tani e tutje KDSH dhe DKA);

1.7.5.    Mjet për të gjeneruar një proces të vazhdueshëm për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit në institucion / shkollë;

1.7.6.    Krijon prioritetet për veprime jomonetare dhe veprime monetare të bazuara në buxhetin e komunës institucionit / shkollës.

Neni 3

Përgjegjësit për hartimin e PZHSH

  1. Me propozimin e drejtorit, Këshilli drejtues i institucionit /shkollës, formon grupin e punës për hartimin e PZHSH -së.
  2. Grupi punues për hartimin e PZHSH-së përbëhet nga:

2.1.        Përveç përfaqësuesve nga KDSH, grupi punues duhet të jetë përfshirës me përfaqësues nga strukturat e institucionit/shkollës dhe mund të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm.

2.2.        Numri i përfaqësuesve mund të jetë fleksibil, varësisht prej prioriteteve zhvillimore, madhësisë dhe specifikave të institucionit/shkollës (jo më pak se 5 dhe jo më shumë se 11 përfaqësues – anëtarë);

2.3.        Drejtori i institucionit / shkollës me ndihmën e koordinatorit të cilësisë e udhëheq dhe organizon punën e grupit punues.

Neni 4

Procedurat për hartim dhe miratim

 

  1. PZHSH harmonizohet me PZHKA- në.
  2. DKA në bashkëpunim me koordinalorin e cilësisë vlerëson cilësinë e secilit PZHSH, siguron cilësinë e tij, duke miratuar apo duke sugjeruar ndryshimet e nevojshme për institucionin / shkollën.
  3. PZHSH pas inkorporimit të sugjerimeve nga DKA-ja. PZHSH aprovohet nga KDSH.

 

Neni 5

Prioritetet

 

  1. Në plan zhvillimor përcaktohen prioritetet zhvillimore:

1.1.        Prioritetet në nivel institucioni/shkolle caktohen kryesisht të bazuara nga rrethanat dhe specifikat e institucionit/shkollës (bazuar në fushat e cilësisë);

1.2.        MASHT përcakton tema me interes shtetëror bazuar në prioritete aktuale për reformën arsimore në vend.

1.3.        Prioritetet në nivel të DKA-së bazohen në prioritetet e DKA-së dhe

1.4.        Prioritetet në nivel të Asamblesë Komunale janë prioritetet specifike të kërkuara nga Asambleja Komunale;

1.5.        Prioritetet e synuara aprovohen në KDSH;

1.6.        Aprovimi i hierarkisë së prioriteteve bëhet me votim në KDSH.

 

Neni 6

Fushat e cilësisë

 

  1. Fushat e cilësisë dhe treguesit të cilët duhet të përfshihen në PZHSH, janë në përputhje me kornizën e sigurimit të cilësisë. Fushat e cilësisë janë:

1.1.        Rezultatet dhe sukseset (performanca e nxënësve);

1.2.        Mësimdhënia dhe të nxënit;

1.3.        Mjedisi dhe kultura e institucionit / shkollës;

1.4.        Udhëheqja dhe menaxhimi i institucionit / shkollës;

1.5.        Zhvillimi profesional i mësimdhënësve.

 

Neni 7

Përcaktimi dhe përmbajtja e PZHSH -së

 

  1. Përmbajtja e PZHSH-së përcaktohet nga:

1.1.        Veçoritë dhe profili i institucionit / shkollës;

1.2.        Qëllimet dhe prioritetet e sistemit të arsimit në përgjithësi dhe arsimit në nivel vendi dhe komune.

1.3.        PZHSH përmban:

1.3.1.    Një përshkrim të shkurtër të institucionit / shkollës;

1.3.2.    Vlefshmërinë kohore – periudhën kohore që mbulon PZHSH, obligimet dhe datën e rishikimit,

1.3.3.    Të dhënat bazë të institucionit /shkollës;

1.3.4.    Analiza e gjendjes sipas fushave të cilësisë (Metodat: SWOT);

1.3.5.    Vizionin dhe misionin;

1.3.6.    Prioriteteve të përzgjedhura u vendoset edhe përshkrimi i arsyeshmërisë;

1.3.7.    Planin drejtues 3-yjeçar të PZHSH -së;

1.3.8.    Planin vjetor për realizimin e prioriteteve të PZHSH -së;

1.3.9.    Planin e monitorimit dhe vlerësimit;

1.3.10. PZHSH -ja bazohet edhe në rezultatet e raportit vlerësues të PZHSH-së paraprak, raportet e vetëvlerësimit dhe vlerësimit të jashtëm.

 

Neni 8

Plani vjetor i institucionit / shkollës

 

  1. Plani vjetor i institucionit/ shkollës (tani e tutje plani vjetor) është plan veprimi i cili bazohet në objektivat dhe prioritetet e përcaktuara në PZHSH.
  2. Plani vjetor hartohet çdo vit, për vitin pasues fiskal.
  3. Aktivitetet monetare të planit vjetor duhet t’u përshtaten procedurave sipas Ligjit të Buxhetit të Kosovës dhe duhet të jenë të draftuara në prill të vitit aktual për vitin e ardhshëm fiskal.
  4. Zbatimi i planit vjetor fillon me fillimin e vitit shkollor.
  5. Plani vjetor bazohet në rezultatet e raportit vlerësues të planit vjetor paraprak dhe në prioritetet e identifikuara gjatë procesit të planifikimit.
  6. Drejtori i paraqet planin vjetor KDSH -së për miratim.
  7. Plani vjetor përfshin:

7.1.        Prioritetet e vitit dhe rezultatet e pritura;

7.2.        Aktivitetet sipas prioriteteve;

7.3.        Burimet financiare, kostot dhe resurset tjera të nevojshme për aktivitetet profesionale që mundësojnë zbatimin e planit vjetor;

7.4.        Burimet financiare, kosto, dhe resurset tjera të nevojshme për aktivitetet infrastrukturore dhe tjera që mundësojnë zbatimin e planit vjetor;

7.5.        Afatet dhe personat përgjegjës për realizimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të planit vjetor.

Neni 9

Monitorimi i PZHSH -së

  1. Monitorimi është mënyrë për të vlerësuar nëse plani është duke u realizuar dhe cilat janë pengesat në realizimin e tij, në mënyrë që veprimet korrigjuese të mund të ndërmerren sa më shpejt që është e nevojshme.
  2. Zbatimi i planit zhvillimor monitorohet nga KDSH dhe nga DKA .
  3. Plani i monitorimit bëhet sipas dokumentit të bashkangjitur me këtë UA,
  4. Progresi i zbatimi të PZHSH vlerësohet në tre shkalle:

4.1.        E para, aktivitetet e realizuara sipas planifikimit;

4.2.        E dyta, a janë rezultatet e pritura sipas prioritetit;

4.3.        E treta, a janë arritur objektivat e planit.

  1. Në fund të vitit shkollor do të hartohet raporti vlerësues për realizimin e planit vjetor dhe i njëjti do t’i prezantohet Këshillit drejtues të institucionit / shkollës dhe DKA – së.
  2. Raporti i vlerësimit përdoret për të bërë rishikimin për vitin tjetër.

 

Neni 10

Publikimi i PZHSH

 

  1. PZHSH është dokument transparent.
  2. PZHSH duhet të shpërndahet në kopje të mjaftueshme për personel të institucionit / shkollës.
  3. PZHSH dhe raporti vjetor, publikohet në uebfaqen e institucionit / shkollës dhe në uebfaqen e DKA – së.
  4. Plani zhvillimor mbahet në disa kopje në sallën e arsimtarëve dhe në bibliotekën e institucionit/ shkollës dhe ruhet në arkivin e tij/saj për 10 vjet.

Neni 11

Plani zhvillimor komunal i arsimit

 

  1. Plani zhvillimor komunal i arsimit (tani e tutje PZHKA) është dokument pune që hartohet nga secila komunë dhe me të cilin definohen prioritetet dhe objektivat për përmirësimin e cilësisë së arsimit në periudhë afatmesme kohore.
  2. Secila komunë përgatit planin e saj zhvillimor të arsimit bazuar në analizën e situatës aktuale të arsimit në komunën përkatëse dhe planeve zhvillimore shkollore të institucioneve/shkollave në nivel komune.
  3. PZHKA përmban qëllimet e komunës për zhvillimin e arsimit komunal, duke përfshirë veprimet për të siguruar arsim cilësor sipas dispozitave ligjore dhe strategjive për zhvillimin e arsimit.
  4. Objektivi i planit është për të përmirësuar cilësinë në arsim të matur kundrejt të arriturave të të nxënit për nxënësit.
  5. Veprimet e PZHKA-së përfshijnë fushat e cilësisë si më poshtë, ( por nuk janë të kufizuara):

5.1.        Rezultatet dhe sukseset (performanca e nxënësve);

5.2.        Mësimdhënia dhe të nxënit;

5.3.        Mjedisi dhe kultura e institucionit / shkollës;

5.4.        Udhëheqja dhe menaxhimi i institucionit / shkollës, dhe

5.5.        Zhvillimi profesional i mësimdhënësve.

  1. PZHKA do të mbulojë një periudhë 3 vjeçare i cili duhet të rishikohet çdo vit
  2. PZHKA përgatitet në bazë të vitit fiskal.
  3. Drafti i parë i rishikimit të PZHKA-së duhet të përfundojë deri më 31 mars të çdo viti, me qëllim që të ndikojë në përgatitjen buxhetore për vitin e ardhshëm fiskal.
  4. Rishikimi final i PZHKA-së do të kompletohet deri me 15 shtator të çdo viti.

 

Neni 12

Procedurat e hartimit të PZHKA

 

  1. Drejtori komunal i arsimit në bashkëpunim me stafin e tij, përgatit draftin e PZHKA -së.
  2. Drafti i PZHKA-së u prezentohet për konsultim drejtorëve të shkollave por jo vetëm atyre, me qëllim të marrjes së ideve shtesë dhe propozimeve.
  3. DKA shqyrton nevojat nga shkollat në planin komunal. PZHSH duhet të vijë më se voni me 01 mars në mënyrë që ata mund të konsiderohen në procesin buxhetor sa më shumë të jetë e mundur.

DKA jep komente për drejtoret e shkollave në lidhje me vendimin e Kuvendit Komunal për vendimin e buxhetit, në mënyrë që ata ta din se në çfarë ata mund të llogarisin.

  1. DKA nën monitorimin e kryetarit të Komunës përgatit planin vjetor si pjesë e integruar e PZHKA-së.
  2. Kryetari i Komunës ka përgjegjësi të përgjithshme për harmonizimin e PZHKA-së me punën e sektorëve tjerë dhe me buxhetin e komunës.
  3. Pas përfundimit, plani do t’i dorëzohet Kuvendit të Komunës për miratim.
  4. Kuvendi komunal e shqyrton dhe analizon planin, duke përfshirë edhe aspektet buxhetore të tij.
  5. Pas shqyrtimit dhe me rregullimet e nevojshme plani do të miratohet nga Kuvendi i Komunës si i veçantë apo si pjesë e integruar e planit komunal.

 

Neni 13

Përmbajtja e PZHKA

 

  1. PZHKA duhet të përmbajë, por nuk është i kufizuar në seksionet e mëposhtme:

1.1.        Një hyrje të përgjithshme të arsimit në komunë, kontekstin kombëtar dhe lokal për arsimin, duke përfshirë numrin e shkollave dhe nxënësve, koston vjetore të ofruar për arsim dhe një përmbIedhje të të dhënave përkatëse në arsimin e komunës.

1.2.        Një deklaratë të kontekstit kombëtar për vizionin e arsimit në Planin Strategjik të Arsimit të Kosovës dhe prioritetet kombëtare.

1.3.        Një deklaratë të vizionit komunal për arsim, që përcakton qëllimin afatgjatë motivues për zhvillimin e arsimit.

1.4.        Një deklaratë për misionin komunal përmbledhur detyrat dhe veprimet praktike që do të ndërmerren në periudhën e planit.

1.5.        Një përshkrim se PZHKA lidhet me dokumentet e tjera të planifikimit komunal.

1.6.        Tri deri pesë prioritete për zhvillimin e arsimit.

1.7.        Për secilin prioritet 3 deri në 5 rezultate.

1.8.        Një plan i burimeve i cili tregon se si do të financohet PZHKA.

1.9.        Një përmbledhje e planeve zhvillimore të institucionit / shkollës, paraqitur në një pasqyrë të përgjithshme në nivel komunal të planeve të institucioneve / shkollave.

1.10.     Një raport mbi zbatimin e PZHKA -së të vitit të kaluar.

1.11.     Një informacion shtesë mund të ofrohet si aneks, siç janë: të dhënat statistikore të shkollave, analiza për të përcaktuar prioritetet e planit etj.

 

Neni 14

Publikimi dhe shpërndarja e PZHKA

  1. PZHKA duhet të publikohet shpërndahet pasi të aprovohet – miratohet nga Kuvendi Komunal.
  2. PZHKA i miratuar publikohet në faqen e komunës dhe portalet tjera në përdorim nga komuna.
  3. Nga një kopje e PZHKA-së sigurohet për çdo shkollë, bibliotekë komunale dhe sektorë tjerë komunal.
  4. Kopjet e PZHKA-së iu ofrohen MASHT-it, MAPL-së dhe MF.

 

Neni 15

Kontrollimi i hartimit dhe zbatimit të PZKSH dhe PZHKA

  1. Hartimin e planeve dhe zbatimin e kontrollon:

1.1.        Këshilli drejtues i shkollës – kontrollon se a është kompletuar PZHSH – ja dhe se si po realizohen aktivitetet sipas prioriteteve;

1.2.        DKA, kontrollon nëse secila shkollë e ka hartuar PZHSH-në dhe a është në pajtim UA, dhe si po zbatohet ai; Komisionin kontrollues e formon DKA ja ku koordinatori i cilësisë ne nivel DKA-je është pjesëmarrës dhe është sekretar i komisionit. Ai i plotëson fletë vlerësimet dhe ua përcjell komentet shkollave dhe monitoron zbatimin e ndryshimeve.

1.3.        Inspektorati i arsimit, kontrollon nëse shkolla e ka PZHSH -në në pajtim me UA, dhe se si po realizohet plani;

1.4.        Komisioni komunal për arsim-kontrollon nëse DKA – ja e ka hartuar PZHKA-në, në kohë dhe sipas kritereve në UA dhe si e zbaton atë;

1.5.        Kuvendi Komunal analizon nivelin e arritjeve të PZHKA -së.

Neni 16

Shtojcat

 

Shtojca I e këtij Udhëzimi administrativ është: a) Modeli për hartimin e PZHKA -së dhe b) PZHSH -së.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

SHKARKO [185.11 KB]

keshilli drejtues KËSHILLI DREJTUES I SHKOLLËS keshilli i prinderve te shkolles masht plani zhvillimor i shkolles pzhsh Shkolla udhezimi administrativ
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleMediat sociale janë një ”epidemi vetmie dhe tronditjeje”
Next Article UDHËZIMI ADMINISTRATIV (MASHT) NR. 02/2016 PËR AKTIVITETET JASHTËSHKOLLORE
Prindërimi
  • Website

Related Posts

Ankthi dhe depresioni

Çfarë duhet të dinë adoleshentët dhe prindërit për trajtimin e depresionit

May 30, 2025
Ankthi dhe depresioni

Prindër dhe adoleshentë, depresioni është sëmundje e trajtueshme, gabimi është mos kërkimi i trajtimit

May 30, 2025
Aktualitete

Rasti i British School of Kosova: Rrjeti i Prindërve kërkon më shumë përfshirje për fëmijët me Sindromën Down, Inspektorati i Arsimit heton çështjen

May 30, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,966

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,245

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,692
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Adoleshent

Çfarë mund të bëj një anëtar i familjes së dikujt që ka rënë në depresion?

PrindërimiMay 30, 2025
Ankthi dhe depresioni

Çfarë duhet të dinë adoleshentët dhe prindërit për trajtimin e depresionit

PrindërimiMay 30, 2025
Ankthi dhe depresioni

Prindër dhe adoleshentë, depresioni është sëmundje e trajtueshme, gabimi është mos kërkimi i trajtimit

PrindërimiMay 30, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,966

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,245

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,692
Të zgjedhura

Çfarë mund të bëj një anëtar i familjes së dikujt që ka rënë në depresion?

May 30, 2025

Çfarë duhet të dinë adoleshentët dhe prindërit për trajtimin e depresionit

May 30, 2025

Prindër dhe adoleshentë, depresioni është sëmundje e trajtueshme, gabimi është mos kërkimi i trajtimit

May 30, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.