Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025

Tri aspektet kryesore për krijimin e shkollave të sigurta dhe mike për fëmijë

May 19, 2025

Disa mësime jetësore që mund t’i mësojmë nga fëmijët

May 19, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Tematika»Shkolla miqësore»Tri aspektet kryesore për krijimin e shkollave të sigurta dhe mike për fëmijë
Shkolla miqësore

Tri aspektet kryesore për krijimin e shkollave të sigurta dhe mike për fëmijë

PrindërimiBy PrindërimiMay 19, 2025Updated:May 19, 2025No Comments7 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

KRIJIMI I SHKOLLAVE TË SIGURTA PËR FËMIJËT

Kur flasim për interesin më të lartë të fëmijës në sistemin arsimor, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Institutin Pedagogjik dhe me përkrahjen e UNICEF kanë hartuar dokumentin “Standardet për shkollat mike për fëmijë”[1] i cili do të ndihmojë dhe lehtësojë zbatimin praktik të kërkesave të arsimit në funksion të interesimeve, nevojave dhe perspektivës së fëmijëve. Disa nga standardet që paraqiten në këtë dokument ndërlidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe ambientin shkollor, p.sh. Standardi 1, 2 dhe 3 në kuadër të dimensionit të tretë “Shëndeti, mjedisi dhe siguria”[2]

Andaj, ky udhëzues duhet të shihet si një vazhdimësi e përkrahjes për shkollat në mënyrë që të arrihen këto standarde të caktuara në kuadër të “Standardet për shkollat mike për fëmijët”. Gjithsesi, fokusi i udhëzuesit do të jetë në krijimin e një ambienti të sigurt, jo-abuzues, atraktiv dhe stimulues që siguron mirëqenie për fëmijët.

Janë tri aspekte të rëndësishme të krijimit të një mjedisi të tillë në shkollë:

  • MËNYRA E ORGANIZIMIT TË HAPËSIRAVE SHKOLLORE;
  • RREGULLORET DHE MEKANIZMAT E BRENDSHËM SHKOLLOR;
  • KAPACITETI RAPORTUES NË NIVEL SHKOLLE;

Tabela e përmbajtjes

Toggle
  • 3.1. Mënyra e organizimit të hapësirave shkollore;
  • 3.2.  Rregulloret dhe mekanizmat e brendshëm shkollor
  • 3.3. Kapaciteti raportues në nivel shkolle

3.1. Mënyra e organizimit të hapësirave shkollore;

Organizimi i hapësirave shkollore është aspekt shumë i rëndësishëm në sigurimin e ambientit të sigurt dhe jo-abuzues për fëmijët. Pra, si është e organizuar ndërtesa, si është e organizuar brendia e klasës, ambienti i jashtëm i shkollës, ndriçimi, kamerat e sigurisë etj. Më poshtë janë disa sugjerime që kanë të bëjnë me mënyrën e organizimit të hapësirave të brendshme dhe të jashtme shkollore.

  • Të gjitha hapësirat shkollore (klasat, korridoret, parkingjet dhe oborri i shkollës) duhet të jenë mirë të ndriçuara dhe dukshmëria është e mjaftueshme për stafin e shkollës që t’i mbikëqyrë të gjitha hapësirat me lehtësi;
  • Sigurimi i rrethojës së shkollës dhe monitorimi i hyrje-daljeve në hapësirat shkollore;  Vendosja e kamerave, me pëlqimin e komunitetit shkollor (duke u bazuar në legjislacionin në fuqi);
  • Ndërtesa e shkollës ka numër të mjaftueshëm të tualeteve dhe të pastra përherë për dy gjinitë, si për nxënës/ nxënëse ashtu dhe për personel të shkollës;
  • Dyert e tualeteve duhet të jenë të tilla që mund të hapen nga brenda pa çelës. Kjo parandalon mbylljen e fëmijëve në tualete;
  • Dyert e dhomave ndihmëse kanë panele të tejdukshme, që të parandalohet hyrja e fëmijëve në hapësira të pasigurta me njëri-tjetrin apo me një të rritur që mund të shkaktojë dëm;
  • Nuk ka perde që pengojnë shikimin e hapësirave në të cilat fëmijët marrin shërbime apo hapësira ku dikush mund t’i çojë fëmijët;

3.2.  Rregulloret dhe mekanizmat e brendshëm shkollor

Aspekt tjetër shumë i rëndësishëm janë edhe Rregulloret dhe mekanizmat e brendshëm, të cilat adresojnë çështje që lidhen me rendin shtëpiak, rregulloret për stafin shkollor, mekanizmat e brendshëm që adresojnë çështjet e dhunës, abuzimit dhe sigurisë.  Më poshtë janë disa sugjerime:

  • Varësisht nga nevoja dhe konteksti, shkolla duhet të ketë rregullore të brendshme të cilat lehtësojnë funksionimin e shkollës në linjë me interesin më të lartë për fëmijët;
  • Shkolla duhet të hartojë rregullat e sjelljes që ndalojnë dukuritë jo të shëndetshme dhe vazhdimisht e monitoron zbatimin e tyre;
  • Shkolla duhet të sigurojnë zbatimin e rregullave të brendshme që përcaktojnë detyrat dhe përgjegjësitë e secilit individ që frekuenton shkollën;
  • Shkolla duhet të realizojë aktivitetet jashtë-kurrikulare, si: ligjërata, debate, aktivitete artistike me temë kundër dhunës dhe abuzimit;
  • Të kenë të vendosur kutinë për të drejtat e fëmijës/kutia e ankesave dhe parashtresave, e njëjta të hapet sipas rregullave përkatëse të institucionit;
  • Të identifikojnë fëmijët në rrezik potencial për të shfaqur sjellje të dhunshme dhe ata të neglizhuar nga familja dhe të sigurojnë bashkëpunimin me institucionet relevante për të siguruar përkrahjen e tyre;
  • Shkolla ka strategji se si t’i inkurajojë dhe t’u mundësojë mësimdhënësve të fitojnë njohuri dhe zhvillojnë shkathtësi të reja për parandalimin e ngacmimeve dhe abuzimit (pjesëmarrje në trajnime, konferenca, seminare etj.);
  • Shkolla duhet të krijojë mekanizma për zgjidhjen e pa dhunshme të konflikteve si dhe për të kontribuar në krijimin e ambienteve miqësore (Ekipi për parandalim të dhunës/abuzimit, Grupi i Ndërmjetësimit me bashkëmoshatarëve);
  • Shkolla duhet të hartojë kalendarin vjetor të aktiviteteve shkollore jashtë-kurrikulare, ku përfshihet edhe aktivitetet vetëdijësuese për parandalimin dhe referimin e dhunës dhe abuzimit;
  • Shkollat që kanë psikolog/pedagog, sigurojnë përkrahje të vazhdueshme për nxënësit nga grupet e cenueshme. Në rastin kur shkolla nuk ka psikolog/pedagog, duhet të bashkëpunojë ngushtë me akterët tjerë relevant që do të siguronin përkrahje për këtë kategori të fëmijëve.

Të identifikojnë fëmijët në rrezik potencial për të shfaqur sjellje të dhunshme dhe ata të neglizhuar nga familja dhe të sigurojnë bashkëpunimin me institucionet relevante për të siguruar  përkrahjen e tyre

3.3. Kapaciteti raportues në nivel shkolle

Shkolla duke u bazuar në rregulloret e brendshme dhe në obligimet ligjore, (shih 3.2. Rregulloret dhe mekanizmat e brendshëm shkollor) duhet të krijoj kapacitete për trajtimin, raportimin dhe referimin e dhunës dhe çfarëdolloj abuzimi që mund të ndodh, ku cak janë fëmijët.  Më poshtë janë disa sugjerime:

  • Çdo nxënës, mësimdhënës, udhëheqës, prind dhe punonjës tjetër në institucion arsimor që dyshon ose ka dëshmi të bazuar se një fëmijë vuan ose është viktimë e ndonjë forme të dhunës ose që dyshon ose ka dëshmi të bazuar se një fëmijë vuan nga abuzimi fizik, seksual ose psikologjik, obligohen që menjëherë ta raportojnë rastin;
  • Të gjitha rastet e dhunës të paraqitura në shkollë duhet të shqyrtohen menjëherë nga drejtori i institucionit të arsimit para universitar, duke pasur parasysh çdo herë interesin më të lartë të fëmijës;
  • Drejtori i institucionit të arsimit para universitar është obliguar të sigurojë, ruajë dhe të analizojë të dhënat mbi dhunën e paraqitur në institucionin që drejton, në mënyrën më të mirë të mundshme;
  • Regjistri i rasteve të dhunës në institucionet e arsimit para-universitar mbahet sipas udhëzimeve nga Sistemi i Menaxhimit të informatave në Arsim, duke iu referuar Udhëzuesit për zbatim të Protokollit për Parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para universitar (Rregullore QRK-21/2013);
  • Institucioni i arsimit para-universitar duhet të referojë rastin në Polici pa deklarim paraprak të palëve në rastet kur ekziston dyshim i arsyeshëm se fëmija është viktimë apo dëshmitar i veprës penale, kur është në interesin më të lartë të fëmijës dhe kur intensiteti i dhunës dhe nevoja për ndërhyrjen e Policisë së Kosovës është e domosdoshme;
  • Institucioni i arsimit para-universitar duhet të referojë rastin e dhunës apo abuzimit në Qendër për Punë Sociale kur vinë në dijeni se fëmija ka nevojë për mbrojtje dhe trajtim nga shërbimet profesionale sipas mandatit të përcaktuar me ligj;
  • Institucioni i arsimit para-universitar duhet të referojë rastin e dhunës apo abuzimit në Qendër të Mjekësisë Familjare kur vijnë në dijeni se fëmija ka nevojë për trajtim nga shërbimet shëndetësore sipas mandatit të përcaktuar me ligj;
  • Drejtori i institucionit të arsimit para universitar bazuar në regjistrin e rasteve raporton në Drejtorinë Komunale të Arsimit
  • Këshilli Drejtues i institucionit të arsimit para-universitar në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Nxënësve dhe Këshillin e Prindërve analizon të të dhënat mbi dhunën e paraqitur në kuadër të institucionit ku vepron, dhe rekomandon marrjen e masave dhe veprimeve të mëtejme.

Çdo nxënës, mësimdhënës, udhëheqës, prind dhe punonjës tjetër në institucion arsimor që dyshon ose ka dëshmi të bazuar se një fëmijë vuan ose është viktimë e ndonjë forme të dhunës ose që dyshon ose ka dëshmi të bazuar se një fëmijë vuan nga abuzimi fizik, seksual ose psikologjik, obligohen që menjëherë ta raportojnë rastin

[1] https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/standardet-per-shkollat-mike-per-femije.pdf

[2] https://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/standardet-per-shkollat-mike-per-femije.pdf, faqe 27

Abuzimi aktivitete jashtë-kurrikulare ambienti shkollor bashkëpunimi me institucionet Dhuna në shkolla Fëmijët Institucionet Arsimore kamerat e sigurisë kapaciteti raportues KËSHILLI DREJTUES I SHKOLLËS këshilli i nxënësve këshilli i prindërve kutia e ankesave mekanizmat e brendshëm menaxhimi i rasteve të dhunës Mirëqenia e fëmijëve ndriçimi shkollor parandalimi i abuzimit pedagog shkollor përkrahja e nxënësve protokolli për parandalim të dhunës psikolog shkollor raportimi i dhunës rregulloret shkollore shëndeti në shkollë shkollat e sigurta siguria në shkollë standardet për shkollat mike tualetet e shkollës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleDisa mësime jetësore që mund t’i mësojmë nga fëmijët
Next Article Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?
Prindërimi
  • Website

Related Posts

Shkolla miqësore

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025
Fëmijë

Disa mësime jetësore që mund t’i mësojmë nga fëmijët

May 19, 2025
FOKUS

Çfarë janë 6 nivelet e vlerësimit në testin PISA dhe pse fëmijët tonë ngelin kryesisht në nivelin e parë

May 19, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,933

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,127

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,666
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Shkolla miqësore

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

PrindërimiMay 19, 2025
Shkolla miqësore

Tri aspektet kryesore për krijimin e shkollave të sigurta dhe mike për fëmijë

PrindërimiMay 19, 2025
Fëmijë

Disa mësime jetësore që mund t’i mësojmë nga fëmijët

PrinderimiMay 19, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,933

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,127

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,666
Të zgjedhura

Kush duhet të mobilizohet që shkolla të jetë mjedis miqësor për fëmijët?

May 19, 2025

Tri aspektet kryesore për krijimin e shkollave të sigurta dhe mike për fëmijë

May 19, 2025

Disa mësime jetësore që mund t’i mësojmë nga fëmijët

May 19, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.