Një proverb i vjetër thotë: “Të suksesshmit nuk zmbrapsen, dhe ata që zmbrapsen nuk kanë sukses.”
Ti do të dështosh vetëm atëherë kur ndalon së përpjekuri… Pra, çelësi i suksesit, thjesht, është: “Mos e humb shpresën!”… Tani po të drejtoj këtë pyetje: “Sa herë të ka ndodhur të kesh patur ëndrra, por që ke hequr dorë prej tyre, për shkak të rrethanave? A nuk ka ardhur koha t’i lësh të shpërthejnë të lira forcat e burgosura brenda teje? A nuk ka ardhur koha që ëndrrat e tua të jetojnë realitet të prekshëm, si rezultat i përkushtimit dhe këmbënguljes tënde për hatër të tyre?”
Përkushtoja veten realizimit të ëndrrave të tua! Jepu ëndrrave të tua gjithë çfarë ti zotëron, pavarësisht asaj që do të thonë ata rrotull teje, si shokët ose të afërmit tu, dhe orientoje të gjithë energjinë tënde në realizimin e qëllimeve të tua. Në rrugën e suksesit, ti do të ndeshësh në shumë sfida, por duhet t’i përballosh të gjitha këto duke i injoruar; mposhti ato duke mos u dhënë asnjë rëndësi, vazhdo dhe kujtoje gjithmonë se këmbëngulja e eliminon rezistencën.
Këngëtarja amerikane Dorothy Fields, ka një këngë të vjetër e të bukur, fjalët e së cilës thonë: “Ngritu nga toka, shkunde veten nga pluhurat dhe fillo edhe një herë rishtazi!”
Autor: Dr. Ibrahim Fekij, “10 çelësat e suksesit”
Përgatiti: Prinderimi.com