Kjo pikë, ka një lidhje të fortë me pikën e kaluar, sepse duhet patjetër që të tregohemi të zgjuar dhe të sillemi me zgjuarsi me fëmijën, kur ai qan ose kur tre gohet kokëfortë, në mënyrë që të mos nxitohemi në ndëshkimin e tij, gjë që ndodh shpesh në shumë famil je.
Nëse ndonjë nga fëmijët tregohet kokëfortë dhe refuzon të shkojë në shkollë, nuk duhet që ta detyrojmë për të shkuar dhe as të përdorim metoda të dhunshme për ta detyruar, pa kërkuar më parë shkakun e këm- bënguljes së tij.
Nuk duhet të nisemi nga bindja e zakonshme, se ai nuk do që të shkojë në shkollë, sepse atij nuk i pëlqen të mësojë, ose se ai e ka zakon që të këmbëngulë dhe të tregohet kokëfortë. Mençuria dhe zgjuarsia e prindërve duhet të tregohet, duke filluar nga kërkimi dhe zbulimi i shkakut të vërtetë të refuzimit të tij për të shkuar në shkollë.
Ndoshta e gjithë kjo gjë i ndodh atij për shkak të disa fëmijëve që e rrahin atë në shkollë, prandaj ai ka frikë që të shkojë, sepse druhet se mos e rrahin. Ose ndoshta ndonjë mësues e ka kërcënuar se do ta ndëshkojë, ose ndoshta nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe ka frikë nga ndëshkimi i mësuesit, ose ndoshta nuk ka fjetur mjaftueshëm etj.
Prandaj, nuk duhet të mjaftohemi vetëm me justifikimin, se atij nuk i pëlqen të mësojë, sepse çdo lloj inati dhe qarjeje e ka një shkak të cilin duhet ta kërkojmë dhe ta gjejmë.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Abdulhamid Bilali, ”Si ta bësh fëmijën tënd yll”