Të ndrrohet mjedisi, jo fëmija
Duke ndërruar ambientin, ju kurseni jo vetëm shtresin por edhe kontrollën e përhershme, por edhe shumë konflikte. Ju nuk duhet rregullisht ti paralajmroni fëmijët, me “jo këtë nuk guxon“ ta mbani në pengesa.
Përgjegjësi për pasojat, jo ndëshkim
Ndeshkimet munden për një kohë të shkurtër një sjellje të keqe ti japin fund por nuk ju ofron fëmijëve mundësinë për diçka tjetër, sjelljen e dëshiruar. Ndëshkimet përjetohen si poshtrim, ato kufizojnë, janë shprehje e refuzimit dhe shkaktojnë frikë. Si pasojë e kësaj mund të shkaktojnë kundërdhunë, ndjenja hakmarrjeje dhe fantazi hakmarrjeje. Ato pengojnë sqarimin, diskutimin e problemit dhe nxisin strategjinë e shmangies në vend të njohjes, sqarimit të grindjes/konfliktet me i zgjedh konstruktivisht.
Konfliktet janë pjesë e ekzistencës njerëzore. Konfliktet janë për shumicën të pakëndshme. Ato shkaktojnë shtrese, na shkatrrojnë nervat.
Për zgjidhje të konflikteve egzistojn disa rregulla themelore:
• Shiqoni fëmijën direkt në sy dhe flisni drejtpërdrejt me të. Folni në formën – Unë. Mos përgjithsoni, por thuani atë çfarë ju mendoni.
• Lejoni fëmijën tuaj të flas, mos i ndërhyni në fjalë dhe kujdeseni për nevojat dhe interesat e tij.
• Shmanguni fajësimeve
• Qëndroni në temë
• Kërkoni një zgjedhje, me të ciëlën fëmija juaj mund të dakordohet (pajtohet)
• Vendosni së bashku me fëmijën tuaj për një variantë të zgjedhjes dhe vendosni pastaj marrëveshje të qarta
Humori: mjet magjik
Bëhuni kreativ dhe plotë fantazi. Edukimi është një detyrë përgjegjësie. Por nuk do të thotë që të jetë
çdo herë serioz. Qeshni për gabime dhe dështime, për vetëveten dhe bashk me fëmijen.
Nëse e humbni durimin: Ndaluni dhe mendoni para se të veproni
Përgatiti: Prinderimi.com
Burime: Elternbildung CH, www.elternbildung.ch