Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Kompetencat për nxënien gjatë gjithë jetës

May 21, 2025

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

May 20, 2025

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Vlerësime, Opinione, Analiza»Të ndrojturit, ose qëndrestarët e heshtur të shoqërisë së spektaklit
Vlerësime, Opinione, Analiza

Të ndrojturit, ose qëndrestarët e heshtur të shoqërisë së spektaklit

PrinderimiBy PrinderimiSeptember 13, 2024No Comments6 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

I ndrojturi e urren politikën kështu siç është shndërruar ajo. Me mediat, me shpejtësinë e frikshme të komunikimit, njeriu i ndrojtur ndihet sikur është në mërgim. Përballë vërshimit të informacionit, i vërtetë apo i rremë, i bukur apo i shëmtuar, madhështor apo patetik, njeriu është i pambrojtur: gjithçka është studiuar për të qenë një element i rëndësishëm i realizimit  të shfaqjes.

Nga Tahar Ben Jelloun/ Ndrojtja nuk është sëmundje. Është një sjellje që dikush thjesht mund ta ketë, qartësisht e pavullnetshme, e cila meriton të merret në konsideratë dhe të respektohet. E përjetuar me kujdes, ndrojtja mund të përfaqësojë një vlerë për t’u adhuruar, si ngadalësia e shoqëruar prej heshtjes. Ama, hera-herës, ky qëndrim na jep përshtypjen e falsifikimit të së vërtetës.

Nëse idetë tona bëhen të varura nga emocionet dhe rrjedhimisht nga mënyra në të cilën trupi ynë reagon, në fakt, e vërteta largohet ose bëhet e errët.

I ndrojturi është i fiksuar pas idesë së së vërtetës, me idenë e të qenit gjithmonë i dukshëm nën rrezet e diellit, nën vështrimin e të tjerëve. Ai ndjen se është përballë një publiku që pret informacion prej tij, ose performancë (si në sport) ose ushtrime virtuoziteti (si një pianist apo violinçelist).

Tek i ndrojturi banon frika. Frika për gjithçka. Kjo është dobësia e tij, problemi i tij. Ai e njeh kurajën. Për ta vërtetuar, del në skenë për të folur. Dhe guximin e përkufizon si frikë për të pasur frikë. E tejkalon vazhdimisht frikën. E lufton dhe stërvitet për ta reduktuar në hiç.

Ne jetojmë gjithnjë e më shumë të zhytur në një botë spektakli, siç tha Guy Debord në vitin 1967. Kjo ese pati një ndikim të madh në lëvizjen revolucionare të majit ’68 në Francë. I ndrojturi është ai që e refuzon shoqërinë e spektaklit. Në të vërtetë, ai i njeh shumë mirë mekanizmat e shoqërisë së spektaklit dhe mashtrimin, e di se si funksionojnë dhe rreziqet. Do të donte t’i raportonte, por diçka më e fortë se vetja e pengon të shprehet. Që të flasë apo jo, ajo varet nga ju. “Spektakli – na thotë Guy Debord – është ushqim me të cilin ushqehet shoqëria; ajo përfundon duke besuar se ky është mjedisi i saj natyror.”

Gjithçka është përfaqësim. Pas saj, ka një logjikë tregu. Bëhet fjalë për materializimin e së njëjtës ideologji. Vlera e tregut lufton për vetveten. Imponohet kudo sikur të ishte unike.

Epo, ndrojtja është pikërisht qëndrimi i atyre që e kanë kuptuar se nuk duan të marrin pjesë në këtë spektakël. Hezitojnë, skuqen, belbëzojnë, pastaj largohen nga skena. Duke vendosur të largohen, e kuptojnë vetminë e tyre dhe janë të kënaqur me të. Të ndrojturit nuk ankohen.

Në vend se ta shohim këtë si një sjellje prej dështakësh, është më mirë të analizojmë çfarë presupozon dhe ç’do të thotë kjo sjellje.

I ndrojturi e urren politikën kështu siç është shndërruar ajo. Me mediat, me shpejtësinë e frikshme të komunikimit, njeriu i ndrojtur ndihet sikur është në mërgim. Përballë vërshimit të informacionit, i vërtetë apo i rremë, i bukur apo i shëmtuar, madhështor apo patetik, njeriu është i pambrojtur: gjithçka është studiuar për të qenë një element i rëndësishëm i realizimit të shfaqjes. Nëse të gjithë do të vendosnin të ndalonin së ndjekuri vazhdimisht programet televizive, nëse të gjithë do t’i hiqnin sytë nga cirku që i rrethon, aktorët e shoqërisë së spektaklit do të reduktoheshin shpejt në qenie të hutuara dhe të papuna.

Shoqëria e spektaklit është makineria e krijuar për të luftuar dhe për të rrëmbyer demokracinë. Të gjitha përpjekjet e saj synojnë të rrënjosin te njerëzit një lloj pranimi natyral të gjërave, siguri dhe mbi të gjitha mungesën aq të dëshiruar të dyshimeve. Etienne de La Boétie (1530-1563), një mik i famshëm i Montaigne, dikur tha: “Të gjitha gjërat bëhen të natyrshme për njeriun kur ai mësohet me to. Arsyeja e parë e skllavërisë vullnetare është zakoni”.

Pikërisht këtë ka kuptuar regjisori i shoqërisë së spektaklit: të kufizojë në mënyrë të padrejtë lirinë, duke e bërë njeriun të besojë se është zgjedhja e tij e vullnetshme, liria e tij. Ky është një mekanizëm pervers.

I ndrojturi është qëndrestar. Nietzsche thotë “Ubi nihil vales , ibi nihil velis”, pra vullneti im nuk duhet të shtrihet përtej fuqisë sime.

Njeriu i ndrotjur ka forcën e vullnetit, e refuzon faktin që ta detyrojnë; përparon ngadalë, shpesh herë duke dyshuar tek gjithçka e kudo, siç këshillon edhe Descartes. Nuk është dobësi, është respekt për të vërtetën. Duhet të themi të vërtetën dhe ta jetojmë atë pa bujë. Ky është vullneti i të ndrojturve.

Por ka një zonë ku ndrojtja kthehet në problem. Dashuria. Roland Barthes e ka përcaktuar më mirë se kushdo tjetër këtë. Ai vetë ishte shumë i turpshëm dhe vuajti në jetën e tij të dashurisë plot hezitime dhe dështime nga frika e deklarimit, e rrëfimit të dashurisë. Dyshimi i vazhdueshëm e shkatërron aventurën e dashurisë. Të jesh i dashuruar, na thotë Roland Barthes, do të thotë të presësh. Kaloni kohën tuaj duke pritur për një shenjë nga tjetri, një telefonatë, një letër të shkurtër, diçka që ngushëllon pritshmëritë e atyre që presin.

Pastaj është heshtja, armikja e të ndrojturve. Heshtja është ankth, po aq sa zhurma dhe spektakli. Kështu, heshtja e personit të dashur dhe të shumëpritur është një vrasje pa zhurmë, një krim pa gjurmë, pa gjak. Ne vdesim sepse kemi pritur dhe për faktin se jemi harruar, jemi lënë pas dore, padashur, domethënë nuk jemi njohur në qenien tonë më të thellë. I ndojturi është ai që vuan në heshtje. Vihet në provë shkalla e tij e njerëzillëkut. Ai ka nevojë për dikë që t’i japë një dorë, t’i thotë një fjalë miqësie, mikpritjeje, mirëseardhjeje. Kjo do t’ia lehtësojë fjalët dhe veprimet.

Thuhet se gjatë luftës ishin të ndrojturit ata që silleshin si heronj. E mposhtën frikën dhe e përballuan rrezikun me guxim, edhe nëse kjo do të thoshte vdekje. Ata që bërtasin, që janë arrogantë dhe flasin shumë, shpesh janë frikacakë. Përballë veprimeve, tërhiqen dhe gjejnë ndonjë justifikim për të mos dalë përpara.

Ndrojtja heziton dhe nuk i beson si qartësisë ashtu edhe turpit të situatave të caktuara në botë.

Dhe këtu vjen turpi. Personi i ndrojtur e njeh mirë, e frekuenton dhe e nënshtron turpin. Por ai nuk ka pse të ketë turp për asgjë. Pra, i ndrotjuri është ai që ka turp edhe pse nuk ka bërë asnjë paudhësi. E gjithë puna qëndron në çlirimin e tij nga kontrolli i turpit, i cili nuk ka arsye të ekzistojë. Ta heqë, të lirohet. Dhe pasi është i lirë, ai është në gjendje të lëvizë malet. Unë di diçka rreth kësaj gjëje.

Unë jam një ish i ndrojtur.

*Tahar Ben Jelloun është shkrimtar marokeno-francez, autor i shumë romaneve dhe librave eseistikë. Gjatë krijimtarisë së tij është nderuar me disa çmime letrare si Prix Goncourt dhe Prix Ulysse, ndërsa ka qenë disa herë pjesë e listës së shkrimtarëve kandidatë për Çmimin Nobel. Kjo pjesë u përkthye në shqip nga Erjon Uka (TiranaPost).

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticleMbështetje konsumatorëve familjarë: Hapet thirrja për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje
Next Article Drejtimi bashkëkohor i shkollës dhe cilësia në arsimin para universitar (një shqyrtim teoriko-empirik)
Prinderimi

Related Posts

Aftësi jetësore

Kompetencat për nxënien gjatë gjithë jetës

May 21, 2025
Adoleshent

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

May 20, 2025
Dhuna

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,937

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,150

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,669
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aftësi jetësore

Kompetencat për nxënien gjatë gjithë jetës

EditorMay 21, 2025
Adoleshent

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

PrindërimiMay 20, 2025
Dhuna

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

PrindërimiMay 19, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,937

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,150

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,669
Të zgjedhura

Kompetencat për nxënien gjatë gjithë jetës

May 21, 2025

6 aftësi jetësore që fëmijët duhet t’i zotërojnë për të ardhmen

May 20, 2025

Rregullorja QRK-NR. 21/2013 për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar

May 19, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.