Ndjenja e xhelozisë për motrat apo vëllezërit më të vegjël, por edhe për më të mëdhenjtë është e pranishme në çdo familje dhe kërkon shumë vëmendje, përkujdesje dhe durim nga ana e prindërve për shmangien e saj.
Gjatë vitit të dytë dhe të tretë të jetës, fëmija fillon të tregojë më shumë interes për lojërat dhe fëmijët e tjerë. Fillon t’i vëzhgojë ata dhe vë re se i pëlqejnë lojërat me moshatarët e tij, të cilët, natyrisht arrin t’i kuptojë më mirë. Pёr fëmijët e kësaj moshe sugjerohet të luajnë në një kёnd lojërash ose lulishte në të cilat luajnё edhe fёmijё tё tjerё me lodrat e tyre personale.
Brenda pak minutash do tё vini re se fёmijёt kanё filluar ta pranojnё njëri-tjetrin, luajnё sё bashku duke i ndarё lodrat e tyre dhe duke mёsuar nga njëri-tjetri. Përshtatja e fёmijёs qё nё moshё tё vogёl me njerёz tё rinj dhe ndarja e lodrave dhe sendeve tё tjera me shokёt, e parapërgatit atё pёr marrëdhënien që do të krijojë me motrёn ose vёllanë mё tё vogёl.
Ёshtё e vёshtirё ta kuptosh gjatё ditёve tё para tё lindjes sё fёmijёs sё dytё nёse fёmija i parё vёrtet gёzohet pёr lindjen e tij apo hidhёrohet. Ështё vёnё re se fëmijët tregojnё xhelozi kundrejt të porsalindurit qё nё ditёt e para tё lindjes.
Shfaqja e xhelozisë varet nga tipi i fëmijës dhe ndryshon nga një fëmijë te një tjetër, pasi secili ka personalitetin e tij të veçantë. Përgjithësisht, ata e konsiderojnë atë si një kukull me tё cilёn mund tё luajnё dhe tё bёjnё çfarё tё duan.
Nё subkoshiencёn e tyre, ata mundohen tё tregojnё se edhe ata vetё e duan beben si nёna dhe babai, por nё çastet kur askush nuk ёshtё i pranishёm pranё bebes ose pjesëtarët e tjerë janё tё pёrqendruar diku tjetёr, kanё reagime jo pozitive tё tilla si: bёjnё sikur e puthin, por e godasin tё porsalindurin, transmeton Telegrafi.
Cilat janё disa nga arsyet e xhelozisё sё fёmijёve më të mëdhenj?
• Ndjenja e tё lёnit pas dore nga ana e prindërve. Ata mendojnё se vendin e tij tashmё e ka zёnё dikush tjetёr.
• Diferenca prej 3-6 vjetësh që fëmijët mund të kenë ndërmjet tyre, si dhe mosha nё tё cilёn është fёmija i parё, e bën të vështirë perceptimin nga ana e tij të faktit se dashuria e prindёrve ndaj tij vazhdon tё jetё e njёjtё, por fëmija i porsalindur ka mё shumё nevojё pёr pёrkushtimin e tyre.
• Fëmija i sapolindur mbetet për njё kohё tё gjatё në qendër të vëmendjes së familjes, por edhe të farefisit dhe shoqërisë. Vizitat dhe dhuratat e shumta nga tё njohurit e familjes, posaçёrisht pёr lindjen e fёmijёs, dhe dhuratat e bukura vetёm pёr tё, ia zhvillojnё mё tepёr ndjenjёn e xhelozisë fёmijёs.
Shenjat e xhelozisё te fёmijёt
Xhelozia është diçka e natyrshme, e cila shfaqet tek të gjithë fëmijët në mënyra te ndryshme, si:
• Nё mungesё tё vёmendjes sё mё tё rriturve mbi fёmijёn e porsalindur, fëmija “i lënduar” e godet atë me qëllim, por hiqet sikur e bёri pa dashje.
• Urinimi me dëshirё nё shtrat.
• Dëshira për të urinuar shpesh.
• Përplasja e këmbëve pёr dёshirat e tij tё parealizuara.
• Kërkimi prej nënës së tij që ta mbajë në krahë apo t’i japë të hajë me dorën e saj, megjithëse mund tё ushqehet vetё.
• Dëshira për t’iu kthyer përsëri biberonit.
• Imitimi i gjuhës së më të vegjëlve.
• Thithja e gishtit të madh.
• Refuzimi i ushqimeve të pëlqyera prej tij më parë.
Kёshilla pёr shmangien e sjelljeve tё sipёrpёrmendura
Këshillohet që prindёrit të tregohen tё kujdesshëm në evidentimin dhe shmangien e këtyre sjelljeve.
• Para se fёmija i dytё tё vijё nё jetё, prindёrit t’i shpjegojnё fёmijёs së parë, nё njё gjuhё tё thjeshtё, qё ai mund ta kuptojё, ndryshimet qё do tё ndodhin nё familje, pёr shembull: t’i shpjegojnё atij se nё shtёpinё e tyre do tё vijnё shumё vizitorë pёr tё vizituar nёnёn e sёmurё dhe të mos i thuhet se po vijnё vizitorё pёr tё parё beben e sapolindur.
• T’i tregohet fёmijёs në lidhje me kujdesin e madh qё ka pasur nёna gjatё foshnjёrisё sё tij dhe njёkohёsisht t’i shpjegohet qё po aq përkujdesje dhe pёrkushtim i duhet edhe vёllait ose motrёs së vogël.
• Nёse fёmija ёshtё shumё i lidhur me nёnёn, gjatё kohёs sё shtatzanisё sё dytё, pjesëtarё tё tjerё tё familjes si babai, gjyshi ose gjyshja tё mundohen tё pёrkushtohen mё shumё pas fёmijёs, nё mёnyrё qё tё largohet sadopak nga nёna. Nёse kjo largёsi nga nёna do tё ndodhë gjatё kohёs qё fёmija i dytё ka lindur, te fёmija mё i madh do tё zhvillohet ndjenja e xhelozisё pёr nёnёn.
• Prindёrit të përpiqen ta minimizojë qortimin apo dënimin e fëmijës së madh në rastet kur ai ka dëmtuar fëmijën e vogël ose bёn zhurmё pёr ta ngritur atё nga gjumi.
• Ёshtё e rëndësishme që të stimulohet te fëmija i madh ndjesia e “partnerit” për fëmijën pasardhës, përkundër asaj të “rivalit”.
• Nëse nuk e pranojmë kërkesën e tij për t’u ushqyer e larë, atёherё kur ai dёshiron dhe ashtu siç dёshiron ai, e lëmë atë të mendojë se po e mohojmë, se prindёrit e lënё pas dore dhe kështu ndenja e xhelozisë rritet më shumë tek ai. Nëse ia mundësojmë realizimin e kërkesave (jo të atyre kёrkesave tё cilat janё tё dёmshme pёr formimin e karakterit tё fёmijёs), atëherë ka shumë mundësi që xhelozia të fillojë të zbutet dhe sjellja e fёmijёs tё kthehet nё normalitet si mё parё. Kjo ndodh sepse ai fillon ta ndiejë vetë se nuk është aspak e përshtatshme për të veshja me pelena apo pirja me biberon.
Nëse i japim mundësi fëmijës të ndihmojë në banjën e bebit, në veshjen e tij, nё “gёnjimin” e tё voglit pёr ta ushqyer e në shumë veprime të tjera të ngjashme me këto, ai bindet se jo vetëm nuk është lënë pas dore, por për të tashmë ka detyrime edhe më të mëdha, edhe më të veçanta se sa për të voglin. Ai arrin ta kuptojë mё qartё se tani ka shumё vlera nё familje.
Thёniet e nёnёs nё moment kur fёmija i madh nuk ka qenё i pranishёm gjatё banjos ose ushqimit tё tё voglit, se e ka shumё tё vёshtirё ta ushqejë ose ta lajë pa ndihmёn e tij, i japin shumё kurajo fёmijёs. Nga ana tjetër, këto pohime janë të leverdishme edhe për nënën, e cila lehtësohet për një periudhë kohe nga detyra tepër e rëndësishme, por dhe e lodhshme për t’u marrë me të dy fëmijët njëkohësisht. Një veprim i tillë, pёr mё tepёr, ndihmon në harmoninë familjare.
Me rritjen e fëmijëve, sjellja e motrave apo e vëllezërve ndaj njëri-tjetrit bëhet më e ndërlikuar nёse xhelozirat e vogla tё vegjёlisё nuk kurohen nё kohёn dhe nё mёnyrёn e duhur. Në uljen apo rritjen e ndjenjës së xhelozisë rolin kryesor e kanё prindërit. Të mos i jepen kurrë përparësi të dukshme fëmijës më të vogël ndaj më të madhit. Të krijojmë marrëdhënie të barabarta midis të dy fëmijëve, jo duke i vlerësuar kёto marrёdhёnie me syrin tone, por duke i parë me syrin e fëmijës. /Telegrafi/