Asnjë sjellje nuk i kalon gjenetikisht fëmijës nga prindërit dhe sigurisht, as të bërtiturit. Është e vërtetë që fëmijët prindërit e të cilëve flasin me zë të lartë dhe i trajtojnë problemet e tyre me të bërtitura. po ashtu e kanë zakon të bërtasin, por kjo nuk është sjellje e kaluar gjenetikisht, por e mësuar.
Të flasësh me zë të lartë e të bërtasësh në prani të fëmijëve, do të thotë t’i mësosh edhe ata të bërtasin e të klithin.
Përderisa të folurit është diçka që mësohet, ed- he paaftësia për të folur tregon diçka që nuk është mësuar dot. Me fjalë të tjera, një fëmijë i cili në shtëpi ka parë shembuj negativë lidhur me atë se si e me çfarë toni duhet të flasë me çdo njeri, gjatë komunikimit me të tjerët do të flasë me ndikimin e psikologjisë me të cilën është mësuar, edhe pse mund të mos jetë i vetëdijshëm për këtë…
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Dr. Adem Güneş, “Si veprojnë fëmijët dhe pse?”