Close Menu
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Çfarë ka të re

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Publikime
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Partnerët
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest WhatsApp
PrinderimiPrinderimi
  • Prindërimi
    • Shtatzënë
    • Foshnjë
    • Vogëlush
    • Fëmijë
    • Para-adoleshentë (Tweens)
    • Adoleshent
  • Kujdesi
    • Aktivitete
    • Argëtimi
    • Besimi
    • Interneti, teknologjia dhe pajisjet digjitale
    • Shëndeti
      • Shëndeti trupor
      • Shëndeti mendor
    • Sjellja
    • Socializimi
    • Sporti
    • Ushqimi
  • Mbështetja
    • Burime
    • Bursa
    • Detyra shkollore
      • Referate – Analiza të tekstit
    • Fëmijë me dhunti
    • Fëmijë me nevoja të veçanta
    • Infografikë
    • Rrathët e prindërve
    • Udhëzues
  • PYETJE
    • Mjekësore
    • Pedagogjike
    • Psikologjike
    • Këshilla (Coaching)
  • Shkolla
    • Këshilli i Prindërve
    • Shkollat
    • Mësimdhënësit
    • Mësimdhënia
    • Mësimnxënia
    • Kurikula
  • Tematika
    • Aftësi jetësore
    • Aftësitë digjitale
    • Ankthi dhe depresioni
    • Arti dhe kreativiteti
    • Autizmi
    • Bullizmi
    • Coaching për fëmijë dhe të rinjë
    • Disiplina pozitive
    • Edukimi i bazuar në vlera
    • Edukimi për siguri trupore – intimitet dhe emocione
    • Intelegjenca emocionale
    • Interneti i sigurtë
    • Kopshti dhe parashkollori
    • Leximi i fëmijëve
    • Mbrojtja nga abuzimi
    • Motivimi
    • Mësimi i gjuhëve të huaja
    • Raporti prindër-shkollë
    • Shkolla miqësore
    • Shkollimi në shtëpi
    • SHTIM (STEM)
      • Shkencë
      • Teknologji
      • Inxhinieri
      • Matematikë
    • Të folurit
    • Të mësuarit
    • Varësia nga narkotikët
    • Video lojërat
    • Zhvillimi i fëmijëve
  • Të tjera +
    • Vlerësime, opinione dhe analiza
      • Analiza
      • Filma
      • Libra për fëmijë
      • Libra shkollorë
      • Lodra
      • Opinione
      • Produkte të tjera
      • Video lojëra
    • Aktualitete
    • Avokimi
      • Kampanja
      • Ligjet dhe udhëzimet
    • Këndi për fëmijë
      • Aktivitete kreative
      • Frymëzime
      • Lojëra edukative
Abonohuni
PrinderimiPrinderimi
Home»Prindërimi»Stilet e prindërimit dhe si ndikohen fëmijët?
Prindërimi

Stilet e prindërimit dhe si ndikohen fëmijët?

PrindërimiBy PrindërimiNovember 7, 2023No Comments10 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prindërimi është një ndër detyrat më të vështira, e cila të përball me shumë vendime për të marrë, me shumë alternativa për të manovruar me ngjarjet dhe ndodhitë, si dhe me shumë përgjegjësi të rëndësishme. Si mund ta dimë zgjedhjen e duhur? Presioni që prindërit kanë lidhur me pasojat e zgjedhjeve të tyre dhe efektin që këto zgjedhje kanë tek fëmijët, është shumë i madh. Megjithëse ka shumë nuanca të secilës përqasje prindërimi, psikologët dhe studjuesit kanë identifikuar katër stile kryesore prindërimi të cilat ndikojnë mënyrën se si rriten fëmijët dhe sa mirë ata adoptohen me jetën dhe të papriturat e saj. Stili i prindërimit mund të ndikojë tek shumë aspekte të rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve, duke filluar nga pesha e trupit e deri tek vetëvlerësimi i tyre. Është shumë e rëndësishme që prindërit të sigurohen se stili i përzgjedhur i prindërimit mbështet rritje dhe zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve, pasi mënyra se si prindërit ndërveprojnë me fëmijët e tyre dhe mënyra si i disiplinojnë ato, do të këtë ndikim tek fëmijët gjatë githë jetës së tyre. Secili stil prindërimi përdor një qasje të ndryshme nga tjetri të rritjes së fëmijëve, dhe mund të identifikohet nga një numër karakteristikash të ndryshme.

STILET E PRINDËRIMIT SIPAS BAUMRIND

Diana Baumrind, psikologe zhvillimi identifikoi stilet e prindërimit në vitet 1960, nëpërmjet kërkimeve të saj shkencore në Universitetin Berkley të Kalifornisë. Ajo bëri një sërë studimesh që hulumtonin qasjen e prindërimit, duke u bazuar në kërkesën që prindërit vendosnin tek fëmijët dhe reagimin e prindërve ndaj nevojave të fëmijëve. Nëpërmjet këtij kërkimi u identifikuan tre stile kryesore prindërimi. Dy studjues të tjerë, më vonë shtuan një stil të katërt prindërimi në studimin e Baumrind.

1. Stili Autoritar i Prindërimit: Stili autoritar është një stil shumë strikt prindërimi, ku prindërit caktojnë rregulla strikte dhe pritshmëri të larta nga fëmijët, por nuk u lejojnë fëmijëve hapësirën për të marrë vendime për veten e tyre. Kur rregullat thyhen, dënimi është i padiskutueshëm, i menjëhershëm dhe i ashpër.

2. Stili Autoritativ i prindërimit: Prindërit Autoritativë pajisin fëmijët e tyre me kufinj dhe udhëzime, por u japin atyre më shumë liri për të marrë vendime dhe për të mësuar nga gabimet e tyre.

3. Stili lejues i Prindërimit: prindërit lejues u japin fëmijëve shumë pak limite, dhe kanë raport që ngjason më shumë me raportin e një shoku/shoqeje se sa raportin e një dinamike tradicionale prind-fëmijë. Janë zakonisht shumë reagues ndaj nevojave dhe kërkesave të fëmijëve dhe u dorëzohen këtyre kërkesave.

4. Stili Neglizhues i Prindërimit: Ky stil prindërimi u shtua më vonë nga studjuesit Eleanor Maccoby dhe John Martin. Prindërit neglizhues nuk ndërveprojnë shumë me fëmijët e tyre, nuk u vendosin kufinj sjelljeve të tyre, por as nuk u përgjigjen nevojave të fëmijëve të tyre.

Këto stile prindërimi përbëjnë një spektër të gjërë sjelljesh që shpjegojnë mënyrën se si prindërit kujdesen për fëmijët e tyre. Natyrisht që çdo raport prind-fëmijë është unik, dhe ndryshon çdo ditë, por mënyra natyrale e prindërimit kategorizohet në një nga këto stile për secilën familje.

STILI AUTORITAR I PRINDËRIMIT

“Në stilin autoritar të prindërimit, prindi thotë ‘Unë nuk besoj se ti mund të administrosh gjërat vetë, dhe unë nuk i bëj gjërat për ty, por të detyroj ti bësh gjërat ashtu siç duhen bërë,’” thotë Alyson Schafer, një terapiste nga Toronto. Prindërit janë vetë ligji, dhe ligji është i panegociueshëm. Ky është një stil i bazuar në mënyra të menduari patriarkale, ku rregullat janë strikte dhe nuk mund të interpretohen apo negociohen. Dënimi ndjek sjelljet e gabuara, dhe është zakonisht i ashpër. Fëmijëve nuk u kërkohet mendim, dhe nuk mund të zgjedhin gjëra për veten e tyre.23

Si duket stili autoritar i prindërimit?

Nëse prindi thotë rregullisht frazën, “Sepse kështu them unë,” kemi të bëjmë me një prind që përdor qasje autoritare me fëmijët. Këta prindër kanë rregulla fikse që duhen ndjekur pa asnjë diskutim. Këto prindër gjithashtu vendosin gjëra për fëmijët e tyre pa marrë parasysh mendimin e fëmijës, dënojnë fëmijët në rast mosbindje, dhe nuk ofrojnë afeksion ose ngrohtësi për fëmijët.

Efektet e stilit autoritar të prindërimit

“Fëmijët që jetojnë në shtëpi me prindër autoritarë, sillen mirë për sa kohë që prindi autoritar ndodhet aty”, thotë Schafer. “Por në momentin që prindi largohet—sidomos kur janë pak më të mëdhenj dhe provojnë shijen e lirisë—ata ose rebelohen, ose kërkojnë vazhdimisht dikë që tu shërbejë si lider e tu tregojë ç’duhet bërë.”

Sipas Schafer, fëmijët e rritur nëpërmjet stilit autoritar kanë tendencë të:
• Zhvillojnë mentalitetin e “ndjekësit” dhe konfirmojnë pa menduar për veten e tyre.
• Kanë vështirësi për të dalluar të mirën nga e keqja pa ndihmën e dikujt.
• Kanë probleme me vetë-vlerësimin, dhe varen nga figurat e autoritetit për konfirmim të vlerës së vetes.

STILI AUTORITATIV I PRINDËRIMIT

Nga të gjitha stilet e prindërimit, ky stil konsiderohet si standarti i artë—e mesmja e artë midis prindërimit autoritar dhe prindërimit lejues. Prindërit autoritativë caktojnë kufinj për fëmijët e tyre, por janë njëkohësisht reagues ndaj nevojave të tyre. Ky stil konsiderohet i qëndrueshëm dhe ushqyes përsa i përket afeksionit. “Prindët operojnë si drejtues, por në mënyrë miqësore e cila ofron respekt dhe lejon fëmijën të mësojë nga pasojat e veprimeve,” thotë Schafer.

Si duket stili autoritativ i prindërimit?

Prindërit autoritativë u lejojnë fëmijëve të tyre hapësira për të marrë vendime dhe për të mësuar nga gabimet e tyre—por gjithashtu ofrojnë udhëzime dhe rregulla për të cilat fëmijët kanë nevojë. Kur fëmijët thyejnë rregullat, dënimet zakonisht burojnë nga pasojat natyrale të sjelljes së tyre—dhe prindërit shpenzojnë kohë për ti shpjeguar fëmijëve se sjellja e tyre duhet korrigjuar.

Efektet e prindërimit autoritativ

Prej stileve të ndryshme të prindërimit, shumica e studimeve dhe ekspertët e shumtë që kanë studiuar stilet e prindërimit cilësojnë këtë stil si stili më i mirë për të rritur fëmijë konfidentë, të suksesshëm dhe të adoptueshëm me të papriturat e jetës. “Prindërimi Autoritativ është qëllimi optimal,” thotë Fran Walfish, psikoterapiste fëmijësh dhe marrëdhëniesh në çift në Beverly Hills të Kalifornisë. “Secili prind duhet të balancojë ngrohtësinë, dashurinë dhe edukimin me kufinj, caktim rregullash dhe ndjekje të tyre për tu siguruar se fëmijët plotësojnë përgjegjësitë e tyre. Kjo mundëson rritje të fëmijëve që kanë vetë-vlerësim, janë të lumtur, fleksibël dhe rezilientë.”

Prindërimi Autoritativ ndihmon fëmijët të:

• Bëhen të sigurtë në vetvete dhe të jenë të lumtur, në sajë të vëmëndjes dhe ngrohtësisë prindërore.
• Të mësojnë si të mbajnë përgjegjësi dhe të marrin vendime për veten e tyre.
• Të kapërcejnë pengesat e shumta të jetës, pasi ky stil prindërimi u jep mundësinë dhe kurajon për të vazhduar e për tu përpjekur vazhdimisht.
• Të besojnë gjykimin e tyre.

STILI LEJUES I PRINDËRIMIT

Prindërit lejues veprojnë më shumë si miq të fëmijëve të tyre dhe nuk marrin rolin e udhëheqësit të familjeve të tyre. Prindët janë shumë reagues ndaj nevojave dhe kërkesave të fëmijëve të tyre, por nuk duan të caktojnë rregulla të cilat fëmijët mund të mos i pëlqejnë. “Këto prindër nuk dinë si të caktojnë një kufi,” thotë Schafer.

Si duket prindërimi lejues?

Përfytyroni një fëmijë që kërkon gjithçka që dëshiron, dhe e di që do ta marrë atë, ose përndryshe bën namin derisa e merr atë që do. (megjithëse prindërit lejues u dorëzohen kërkesave dhe tekave të fëmijëve të tyre menjëherë.) “Një fëmijë 4 vjeçar nuk mund dhe nuk duhet të bëjë ligjin në shtëpi,” thotë Schafer.

Efektet e prindërimit lejues

Prindërimi lejues rrit fëmijë që ndjehen të titulluar dhe shumë anksiozë, pasi nuk ka kush i udhëzon dhe kush i cakton kufinj,” thotë Schafer.
Nëpërmjet këtij stili prindërimi fëmijët nuk mësojnë kufinj, nuk mësojnë rreth pasojave, nuk përballen me pritshmëri realiste, strukturë apo protokoll sjelljesh të përshtatshme dhe kanë tendencë të:
• Rriten me mekanizma të dobët ekuilibrimi emocional.
• Bëhen rebelë dhe sfidues kur nuk u ecën e vetja.
• Nuk këmbëngulin kur përballen me detyra sfiduese.
• Angazhohen në sjellje antisociale si abuzimi me drogën dhe substanca të tjera, vandalizëm, vjedhje, banda kriminale, etj.

STILI NEGLIZHUES I PRINDËRIMIT

Megjithëse nuk është një stil prindërimi i identifikuar nga Baumrind, prindërimi neglizhues iu shtua paradigmës në 1983 nga Eleanor Maccoby, profesore psikologjie në Universitetin Stanford, dhe kolegu i saj John Martin. Prindërit që aplikojnë këtë stil prindërimi, nuk u përgjigjen nevojave të fëmijëve të tyre dhe as nuk vendosin kërkesa për fëmijët. Në formën më ekstreme të këtij stili prindërimi, autoritetet shtetërore përfshihen në familje, pasi fëmijët janë të rrezikuar nga ky tip prindërimi.

Si duket Stili i Prindërimit Neglizhues?

Ndër të gjitha stilet e tjera të prindërimit, kur prindërit janë neglizhentë, fëmijët praktikisht rriten vetë. Prindërit neglizhentë janë të shkëputur emocionalisht, dhe nuk përfshihen në jetët e fëmijëve të tyre — si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Këto prindër nuk kanë shumë bisedime apo ndërveprime me fëmijët e tyre dhe mungojnë në aktivitetet jetësore të fëmijëve. Pa kufinj dhe pa udhëheqje, fëmijët e prindërve neglizhues mësojnë sjellje të papërshtatshme.

Efektet e prindërimit neglizhues

“Prindërit neglizhentë të cilët nuk vendosin rregulla, nuk u japin vëmëndje fëmijëve dhe nuk reagojnë ndaj nevojave dhe kërkesave të tyre rrisin fëmijë të cilët kanë vështirësi atashimi, për arsye se lidhja midis prindërve dhe femijëve është shumë e dobët,” thotë Walfish. Fëmijët e rritur nga prindër neglizhentë shpesh kanë tendencën të:
• Përballen me depresion.
• Luftojnë për të krijuar lidhje të ngushta me njerëzit dhe dështojnë në raporte ndërnjerëzore.
• Shprehin zemërimin dhe armiqësinë nëpërmjet sjelljesh delinkuente.
• Izolohen nga shoqëria.

ÇFARË PËRCAKTON STILIN TONË TË PRINDËRIMIT?

Stilet e prindërimit ndikohen shumë nga mënyra se si ne rritemi nga prindërit tanë në fëmijëri. “Shumica e prindërve nuk kanë menduar ndonjëherë thellësisht rreth motivimeve apo sistemeve të tyre të besimit, dhe pse prindërojnë në mënyrën që prindërojnë,” thotë Schafer. “Por të gjithë kemi historitë tona të fëmijërisë, të cilat duket ti rikujtojmë dhe ti ballafaqojmë me sensin logjik, kohën ku jetojmë dhe shkencën.”

Mund të vendosni të ndiqni hapat e prindërve tuaj—ose të shkoni në drejtim krejt të kundërt me prindërit tuaj. “Ne shohim atë çka na motivon dhe atë që nuk na motivon, dhe mendojmë për atë që kishim nevojë dhe nuk e kemi marrë,” thotë Schafer. “Dikush që ka pasur një baba strikt dhe autoritar, mund të vendosë të bëjë të kundërtën dhe të mos caktojë asnjë kufi për fëmijët e tij.”

Karakteri juaj individual është gjithashtu një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e stilit të prindërimit që përzgjedh. “Lloji i personalitetit ndikon tek çdo gjë që ne bëjmë,” thotë Schafer. “nëse kërkoni kontroll, do të adoptoni një stil kontrollues dhe do të jeni reaktiv në situatat që perceptoni humbjen e kontrollit. Nëse keni tendencë të kërkoni gjithmonë aprovim dhe sigurim, ka gjasa që të jeni një prind lejues ose kaotik.”

DY PRINDËR ME STILE TË NDRYSHME PRINDËRIMI

Shumë prej nesh prindërojmë në bashkëpunim me partnerin/en. Përsa i përket stilit të prindërimit mund të mos aplikojmë domosdoshmërisht të njëjtin stil prindërimi si partneri ynë, dhe kjo nuk është gjithmonë gjë e keqe. “Secili prind është ndryshe nga tjetri, dhe fëmijët duhet të mësojnë që njerëz të ndryshëm do ti trajtojnë ato në mënyra të ndryshme,” thotë Schafer.

Nëse ju dhe partneri juaj keni stile të ndryshme prindërimi, Schafer rekomandon që konfliktet ti keni gjithmonë larg fëmijëve. “Nuk është e shëndetshme për fëmijët kur prindërit grinden rreth stilit të prindërimit para tyre. Gjithashtu nuk është e shëndetshme të ulni vlerat e partnerit tuaj para fëmijëve. Rregulli duhet të jetë: Kushdo që e nis disiplinimin, e përfundon atë.”

Në shumë mënyra, stilet e ndryshme të prindërimit në një familje mund të ofrojnë përparësi, për arsye se fëmijët pajisen me mundësinë për të asimiluar pikat e forta të secilit stil prindërimi.

Sigurisht, familje të ndryshme kanë stile të ndryshme dhe mënyra të ndryshme të të bërit të gjërave—por këto stile prindërimi na japin një pasqyrë të mirë për të përzgjedhur qasjen e prindërimit që rrit fëmijë të shëndetshëm, të lumtur dhe të adoptueshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Previous ArticlePërfitimet e përfshirjes së prindërve në procesin arsimor: shqyrtimi i teorisë së sferave të bashkuara
Next Article Përfshirja e prindërve në jetën e shkollës – Rëndësia dhe strategjitë
Prindërimi
  • Website

Related Posts

Atësia

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025
Adoleshent

Pyetja e adoleshentit: Kam akne. Çfarë mund të bëj për t’i hequr?

June 5, 2025
FOKUS

Karakteristikat e prindërve që kanë fëmijë të suksesshëm

June 4, 2025
Add A Comment

Comments are closed.

Hapesire-reklamuese
Postimet më të lexuara

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,980

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,267

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,698
Na ndiqni në rrjete sociale
  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok
  • WhatsApp
  • Twitter
  • Instagram
Vlerësime, Analiza dhe Opinione
Aftësitë digjitale

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

PrindërimiJune 5, 2025
Atësia

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

PrindërimiJune 5, 2025
FOKUS

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

PrindërimiJune 5, 2025

Abonohuni & Njoftohuni

Merrni njoftimin për të pranuar me email materialet e publikuara.

Demo
Më të lexuarat

Ministria e Arsimit publikon kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë

August 12, 202418,980

Analizë mbi veprën ‘’Lahuta e Malcis’’ nga Gjergj Fishta

December 7, 20235,267

Ministria e Arsimit me ndryshime në kalendarin për vitin e ri shkollor 2024/2025 në Kosovë (Shkarkoni kalendarin e plotë)

December 2, 20243,698
Të zgjedhura

Fëmijët shqiptarë në epokën digjitale: të ekspozuar, të pambrojtur dhe gjithnjë e më të varur nga teknologjia

June 5, 2025

Porosia dhe edukimi i babait për të bijën: Detyra kryesore e njeriut është të ndërtojë “fytyrën” e tij!

June 5, 2025

Cilët janë faktorët që e bëjnë një test të besueshëm apo jo

June 5, 2025

Abonohuni

Abonohuni në listën tonë të njoftimeve dhe merrni informacione direkt në emailin tuaj!

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • Ballina
  • Rreth nesh
  • Partnerët
  • Ndihmo edhe ti
  • Projekte
  • Publikime
  • Kontakti
  • PPSH (FAQ)
© 2025 Prinderimi.com. All rights reserved PENKOS.

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.