Në një raport të fundit të publikuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), janë shfaqur të dhëna shqetësuese në lidhje me mirëqenien mendore të individëve në vende të ndryshme në botë, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Raporti, ndër të dhëna të tjera, tregon edhe për përqindjen e individëve që përjetojnë shqetësime të shëndetit mendor në baza javore ose ditore, duke përfshirë ndjenjat e depresionit, trishtimit, ankthit dhe apatisë.
Gjetjet e këtij raporti tregojnë se afërsisht 30% e burrave dhe grave në Kosovë raportojnë se kanë hasur rregullisht të paktën një nga këto sfida emocionale (ndjenja të depresionit, trishtimit, ankthit dhe apatisë).
Statistikat dhe njohuritë e përmendura bazohen në informacionin e disponueshëm në raportin e BERZH-it të publikuar në fund të vitit 2023. Raportin mund ta gjeni këtu.