Prindërit duhet t’i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë disa cilësi shoqërore. Megjithatë, është e rëndësishme të kuptojnë dhe të pranojnë se ata nuk janë në gjendje t’i zotërojnë të gjitha ato. Për këtë nuk duhet të shqetësohemi, sepse jeta është e gjatë dhe rastet për të mësuar janë të shumta.
Disa sjellje që duhet përkrahur (tek bebet):
- vëmendja që tregojnë ndaj të tjerëve;
- imitimi i shprehjeve të fytyrës;
- vëmendja që i kushton për disa sekonda (dalëngadalë edhe për disa minuta dikujt që i flet;
- ndërveprimi me fëmijë të tjerë.
Duhet pranuar fakti që bebja rreth moshës 8-9-muajshe, të ketë frikë nga të panjohurit. Kjo do të thotë se në ecurinë e zhvillimit, di ta dallojë të njohurën nga e panjohura dhe kërkon praninë e njerëzve që e bëjnë të ndihet e sigurt.
Disa sjellje që duhet përkrahur (tek ‘zbuluesit’):
- përpjekja për të lëvizur, me qëllim që të shkojë tek dikush tjetër;
- loja kukafshehtas;
- të thotë ndonjë fjalë për të marrë diçka nga dikush;
- t’u rrijë pranë fëmijëve të tjerë;
- të luajë pranë fëmijëve të tjerë për disa minuta;
- dëshira për t’i bërë të tjerët të qeshin ose të reagojnë;
- imitimi i zhurmave, gjesteve, fjalëve të fëmijëve të tjerë.
Disa sjellje që duhet përkrahur (tek ‘vendimmarrësit’):
- aftësia e shprehjes për të përfituar sende ose shërbime;
- të ndenjurit në prani të fëmijëve;
- të pranojë që fëmijët e tjerë t’i marrin lodrat e tij;
- të provojë dëshirën që t’i bëjë të tjerët të qeshin ose të reagojnë;
- t’i imitojë zhurmat, gjestet apo fjalët e të tjerëve, qofshin të pranishëm ose jo;
- të luajë në prani të fëmijëve të tjerë, duke ruajtur një largësi të arsyeshme;
- të luajë në prani të fëmijëve të tjerë, pa i sulmuar fizikisht për t’u marrë lodrat.
Disa sjellje që duhet përkrahur (tek ”magjistarët”):
- e kërkon shprehimisht një lodër ose një nder;
- kërkon ndihmën e të rriturve për të zgjidhur një problem;
- autoriteti me të cilin vendos kur bën zgjedhje ose kur shpreh dëshira;
- loja me të tjerët (edhe pse ndarja me të tjerët, vazhdon të mbetet një çështje shumë e vështirë);
- ndonjëherë i merr parasysh edhe zgjedhjet e të tjerëve në lidhje me lodrat (mëson që secili ka radhën e tij);
- shkon drejt të tjerëve;
- reagon ndaj sulmeve të të tjerëve;
- pranon të bëjë shkëmbime (unë të jam kamionin, ti më jep litarin e kërcimit);
- e dëgjon tjetrin kur flet.
Përgatiti: Prinderimi.com
Autor: Danielle Laporte, “Vetëvlerësimi i fëmijëve 0-6 vjeç”